Nis avazi në Dhërmi: 5 mijë lekë për një… copë djathi

10 Qershor 2017, 09:10Sociale TEMA

Bregdeti jugor i Shqipërisë bëhet thuajse çdo sezon veror temë barsaletash për çmimet shpesh më të kripura se uji i detit të bukur të atyre anëve.

Këtë verë me sa duket avazi i zakonshëm ka nisur shpejt.

Në këtë faturë të dërguar në Dita nga një lexues bie në sy çmimi i një… cope djathi:  plot 500 lekë të reja.

Fatura është lëshuar sot nga një restorant në Dhërmi.

“Në menu ishte shënuar 250 lekë. Në faturë, dyfishi. Kur e pyetëm kamarierin, na tha që menuja ka çmimet e vjetra, çmimi i djathit është me menunë e re” – shkruan lexuesi që ka nisur foton.

Me sa duket do jetë djathë me qumësht dallëndysheje:)

3 komente në “Nis avazi në Dhërmi: 5 mijë lekë për një… copë djathi”

  1. Tutu says:

    E njejta gje tek tek Porto palermo:…ushqim mizerje dhe cmime ne qielll…restorant Harmony…

  2. Xen deledashi says:

    Kur gjejnë budallenj që paguajnë, mire ë kanë

  3. bobi says:

    Nuk e di ca lloj djathi ka qen ky po pice me 600 leke nuk gjene ne asnje bregdet ballkanik apo evropiane. Pica fillojn nga 10 euro e larte. Dhe po te kishe mare keto ne bregdetin italian spanjolle apo greke nen 35 euro nuk i merje dote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje