“Shokët” e Blushit dhe Lul Berisha!

13 Qershor 2017, 18:28Politika TEMA

Një ditë më parë, Lulzim Basha ka thumbuar ashpër edhe disa nga gazetarët që e mbështetën atë gjatë qendrimit në çadër, madje shiheshin edhe si frymëzuesit e tij.

Madje disa prej tyre shkuan edhe në çadër, duke bërë thirrje për bojkotin e zgjedhjeve.

Por, pas vendimit të Bashës për të hyrë në zgjedhje, ata e kanë sulmuar ashpër atë.

Bëhet fjalë për disa gazetarë që kanë qenë shumë afër Bashës, por që ky i fundit i quajti dje si shokë të Ben Blushit.

Dhe nuk e ka keq, pasi prej kohësh, ata janë jo vetëm shokë, por edhe mbështetës të hapur të Blushit, duke i dhënë hapësirë në mediat e tyre.

Nuk ka kaluar as një ditë pas deklaratës së Bashës, dhe Blushi është marrë në mbrojtje nga “shokët”, pas një fotoje të sikletshme me Lul Berishën, ish-kreun e “Bandës së Durrësit”, një nga më të frikshmet në vend.

Sipas tyre, foto e Blushit me Lul Berishën, është një kurth i Ramës dhe Vangjush Dakos, a thua se ishin këta të fundit që i thanë dil në foto me Berishën.

Blushi vetë është justifikuar se ai i kërkoi vetë të dilte në foto dhe se nuk e njihte atë, por vetëm pak kohë më parë, Blushi ka sulmuar ashpër Vangjush Dakon, pse gjykata e liroi Lul Berishën nga burgu.

Një njeri që ka parime, në këtë rast Blushi, nuk mund të dilte në foto me një kriminel.

Aq më tepër kur ka dalë në Kuvend e nëpër banaqe televizionesh, për të denoncuar njeriun me të cilin pranoi të dilte në foto, të cilin ai thotë se nuk e njeh, por që ndaj tij ka mbajtur dhjetra fjalime dhe që me siguri ia ka parë njëherë foton kur ka folur për të, se s’ka mbetur media pa e nxjerrë pamjen e Lul Berishës.

3 komente në ““Shokët” e Blushit dhe Lul Berisha!”

  1. Zambaku i zi says:

    Pordhi kali në derë të hanit…Ibrahim i cha Hasanit
    Ike dhe ti Blush për ledh, megjithëse ke disa vite në fakt që ke ikur për lesh -presh to Tritanit mo apo e ke hsrrusr???
    Zambaku i zi

  2. spartaku says:

    Ne te semes do vej edhe Benmut Blushi.Paska miqesi me kriminelet.Epo kush e voton Blushi me keta lloj njerzish qe t’a shpifin?

  3. Elton says:

    Blushi me te vertet nuk e ka njohur sepse nuk mund te bej nje autogol te tile ., problemi ketu qendron sipas mendimit time tek struktura qe ke .Nqs nuk ke strukture apo staf per te te mos lene te besh nje foto me Ish te denuarin si mund te te besoj une ty qe ke nje staf apo kabinet per te qeverisur vendin. .????? A ma shpjegon dot Blushi kete .?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje