SONDAZHI/ IPR: PS shkëputet në avantazh të thellë, shkon në 48%, PD mbetet me 32%

14 Qershor 2017, 23:06Politika TEMA


Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, Ora News dhe IPR Marketing sjellin sondazhin e tretë, (14 qershor).

Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë Partia Socialiste do të fitonte 48% të votave. Në vendin e dytë qytetarët kanë zgjedhur Partinë Demokratike me 32% të votave, ndërsa e treta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13%.

Sondazhi i IPR Marketing dhe Ora News rendit në vendin e katërt Partinë LIBRA me 3%, ndërsa më pas vjen Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet me 2.5% të votave, ndërsa partitë e tjera janë nën 1%.

54.7% e qytetarëve thonë se do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit, 36.1 % kanë thënë se nuk do të shkojnë të votojnë, ndërsa 8.5 % janë të pavendosur.

Numri i të intervistuarve në sondazhin e sotëm (14 qershor) është 2002, periudha 12-13 qeshor dhe marzhi i gabimit është +/- 3.3 %.

Krahasuar me sondazhin e kaluar, shohim që Partia Socialiste ka pësuar rritje të votave. Krahësimi me dy sondazhet e kaluara

Krahasur me dy sondazhet e para PS ka pësuar rritje. Duke e krahasur me sondazhin e 7 qershorit vihet re se Partia Socialiste ka pësuar një rritje me 3%, ndërsa Partia Demokratike ka pësuar rënie me 5%.

Lëvizja Socialiste për Integrim krahasuar me sondazhin e fundit, atë të datës 7 qershor nuk ka asnjë ndryshim. Rritje ka pasur edhe për Partinë Libra të Ben Blushit e cila nga sondazhi i fundit është rritur me 1%. Edhe PDIU ka pësuar rritje me 1%.

Koalicionet pas zgjedhore

Nëse asnjë nga forcat politike nuk do të arrinte të merrte vota për të formuar qeverinë 19.3% e qytetarëve kanë zgjedhur një koalicion mes PS dhe LSI për qeverisjen e ardhshme.

Për një koalicion mes PS-PD kanë votuar 15%, PD-LSI 9.2%. Ndërkohë që për një bashkëqeverisje PS-PD-LSI kanë dhënë mbështetje vetëm 5.7%.

5 komente në “SONDAZHI/ IPR: PS shkëputet në avantazh të thellë, shkon në 48%, PD mbetet me 32%”

  1. Agron says:

    Qe ju te gazetes tema jeni socialiste kjo dihet po tani te fabrikoni dhe sondazhe nuk ma kishte marre mendja.

  2. Doni says:

    Edhe me poshte do te bien. Sepse kush ka pak gjak e krenari kombetare nuk voton lulu bashuqis cic . Shkon me amerike me ftese te lobit greke- helen dhe takimi eshte bere ne kishe. A ka takuar trump, ndoshta rusi I tha ….ha ha..

  3. lulashi says:

    Mona Kryemadhi tha mbreme ne nje TV se PS dhe LSI jane rrote me rrote. Se per cfare rrote e ka fjalen kjo mjerane vetem ajo e di, por sic shihet edhe nga ky sondazh, rrota e PS na qenka 48%, ndersa rroticka e leshelise 13%. Kesaj i thone te fluturosh me presh ne …

  4. optimizem per vendin says:

    Koalicion prape me LSI? E pamundur! Me mire koalicion me nje parti greke apo serbe se sa me Ilir Meten. Sali Berisha dhe Ilir Meta i takojne kohes se tradhetise se vendit, vjedhjes dhe krimit te 21 janarit. Ka perenduar kjo histori se ndryshe vendi s’ka per te gjetur qetesi por vetem anarshi, armiq te brendshem e te jashtem, korrupsion masiv.

  5. populli says:

    PS do qeverise e vetme me 73 deputete,me LSI kurre koalicion!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje