Zëri i Amerikës asnjë informacion për takimin e pretenduar të Bashës me Trump

14 Qershor 2017, 21:35Politika TEMA

Kreu demokrat Lulzim Basha e quajti të jashtëzakonshëm takimin me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, teksa publikoi edhe foton e shumë kërkuar nga ai.

Mirëpo është e çuditshme për popullin shqiptar se si Zëri i Amerikës, media zyrtare e qeverisë amerikane dhe dritarja e shpresës për shqiptarët në vitet ’90, ku priteshin informacione në lidhje me shembjen e komunizmit, nuk ka asnjë informacion në lidhje më këtë takim mes kreut të opozitës shqiptare dhe Presidentit të SHBA-ve.

Duke qenë se nuk ka asnjë njoftim nga Zëri i Amerikës në lidhje me takimin e Bashës me Trump do të thotë se në fakt nuk ka një takim zyrtar politik mes Presidentit të SHBA-ve dhe kryetarit të opozitës shqiptare, raporton Citynews.

Mungesa e një informacioni zyrtar të Zërit të Amerikës(VOA) në lidhje këtë takim vërteton që nuk ka pasur një të tillë, por vetëm një foto të Donald Trump me një nga donatorët për fushatën e Walker, Lulzim Basha.

4 komente në “Zëri i Amerikës asnjë informacion për takimin e pretenduar të Bashës me Trump”

  1. krysho ludovik says:

    Tashi ose nuk ja varin Trampit ose nuk ja varin Lulit nje ap’ta dyo

  2. spartaku says:

    Une mendoje,qe foton me Trapin Basha t’a mbaj te koka e krevatit,t’a shikoi ne enderr dhe t’i duket sikur po fiton ne 25 qeshor.Kjo fot eshte mburrje vetem per Bashen dhe bashkshorten e tij,se per popullin dhe pd-ke nuk vlen fare.

  3. BO$$ says:

    po ca takimi, e donacionesh thoni ju!
    komspiratori dixhital me informoi se foto eshte bere ne wax museum…

  4. Peco says:

    Nje propaganda e tille e Lulezim Bashes dhe PD si nrezultat ka per te patur nje zero me bisht, ne mos ka per te sherbyer si boomerang per te ulur votat per PD. Natyrisht, takim ku te bisedohet per probleme te ndryshme bilaterale nuk ka patur, pasi per nje gje te tille nuk eshte as koha dhe as vendi. Amerikanet nuk I lejojne vehtes kurre te behen pale ne rast zgjedhjesh ne cdo vend sovran. Por Basha si busull orjentimi te te berit politike ka stilin Berishjan, ate te paturpsise se skajshme,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje