STATISTIKAT/ Sektori i shërbimeve rrit shitjet në tremujorin e parë, rritje e fortë për agjencitë e udhëtimit

14 Qershor 2017, 16:31Ekonomia TEMA

Volumet e shitjeve në sektorin e shërbimeve ku përfshihen aktivitetet ekonomike: tregti, transport, magazinim dhe postë, hotele, informacioni dhe komunikacioni, aktivitete inxhinierike, agjenci udhëtimi, u rriten me 2.7 për qind në tremujorin e parë të vitit raportoi sot INSTAT.

Duke filluar nga ky tremujor INSTAT i publikon të ndarë statistikat afatshkurta për prodhuesit e të mirave dhe për ata të shërbimeve.

Sipas INSTAT, kjo ndarje u bë për të dhënë në mënyrë më të saktë ecurinë e këtyre dy sektorëve.Indeksi i numrit të të punësuarve u rrit 1,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i papërshtatur sezonalisht shënoi rënie 2,1 %;

Indeksi i fondit të pagave u rrit 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i papërshtatur sezonalisht shënoi rënie 1,4 %.

Në sektorin e tregtisë indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe numri i të punësuarve u rrit 0,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016.

Teksa të punësuarit janë rritur indeksi i fondit të pagave u ul 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në aktivitetin transport, magazinim dhe posta indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 10,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. indeksi i numrit të të punësuarve u rrit 11,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave u rrit 7,5 %, krahasuar me krahasuar me tremujorin e parë 2016.

Indeksi shitjeve neto në volum në Transport, magazinim dhe postë Hotele në volum u rrit 15,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numrit të të punësuarve u ul 9,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016 indeksi i fondit të pagave u rrit 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në aktivitetin informacion dhe komunikim, indeksi i shitjeve neto në volum u ul 1,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Nnumri i të punësuarve u rrit 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i papërshtatur sezonalisht shënoi rritje 6,1 % dhe  indeksi i fondit të pagave u ul 7,6 %.

Indeksi i shitjeve neto në volum në aktivitete arkitekture dhe inxhinierike u rrit 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve u rrit 13,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016 dhe fondi i pagave u rrit 21,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i shitjeve neto në agjencitë e udhëtimit u rrit në volum me 21,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Numri i të punësuarve u rrit 36,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i fondit të pagave u rrit 34,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./monitor.al

1 komente në “STATISTIKAT/ Sektori i shërbimeve rrit shitjet në tremujorin e parë, rritje e fortë për agjencitë e udhëtimit”

  1. zambi says:

    Statistikat e INSTAT rriten para zgjedhjeve e rishikohen me ulje pas dy vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje