Politikanët shqiptarë zihen për timonin virtual, kompania e prodhimeve automobile hap fabrikë në Maqedoni

19 Qershor 2017, 09:21Ekonomia TEMA

Teksa politikanët shqiptarë janë vënë në garë se cili do ta marrë timonin virtual të drejtimit të vendit në katër vitet e ardhshme, shteti fqinj Maqedoni, që sapo kaloi një krizë edhe më të madhe politike, ka mirëpritur një tjetër fabrikë amerikane, që prodhon realisht pjesë për industrinë automative.

Si për ironi, kompania amerikane, që ka shfaqur interes edhe për të investuar në Shqipëri, hapi fabrikën e dytë në Maqedoni.

Mediat maqedonase njoftuan në 15 qershor se kompania amerikane për prodhimin e sediljeve të makinave “Adient” ka hapur fabrikën në zonën industriale të Strumicës, raporton Monitor.

Përfaqësuesi i Adient, Telpik tha se kjo është fabrika më e madhe dhe më e sofistikuar në rajon, një investim që i kalon 20 milionë dollarë dhe që do të punësojë më shumë se 1300 persona, që konfirmon angazhimin e kompanisë për të investuar në ekonominë maqedonase.

“Një vit më parë ne njoftuam ndërtimin e fabrikës tonë dhe sot po qëndrojmë përpara saj. Ky investim është një tjetër provë e qartë e synimeve tona për të investuar në Maqedoni dhe një hap i rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit tonë në Europë, duke ofruar produkte të ndryshme të bazuara në cilësi, teknologji dhe rezultat për klientët tanë”, shtoi Teplik.

Adient ka 230 fabrika në 33 shtete, duke punësuar rreth 75 mijë punonjës në gjithë botën.

Adient është njësia e prodhimit të sediljve të Johnson Controls, sipërmarrjes amerikane që prodhon pjesë për makina. Johnson Controls ka hapur fabrikë në Maqedoni për prodhimin e katalizatorëve disa vjet më parë dhe sot është kompania më e madhe në shtetin fqinjë, me qarkullim vjetor 1 miliardë euro (trefishi i xhiros së kompanisë më të madhe në Shqipëri) , që janë  tërësisht eksporte. Johnson Controls ka tentuar të hapë fabrikë edhe në Shqipëri, por nuk e pa me interes vendin tonë dhe më pas vendosi që të zgjerohej po në Maqedoni, përmes investimit të Adient.

Në tetor të vitit 2016, kompania amerikane mëmë Johnson Controls njoftoi se departamenti i saj i sedijeve Adient do të dilte më vete, si pjesë e një strategjie multi industriale në funksion të objektivit të saj për të forcuar pozicionin e saj si lider në botë.

Ndarja e Adient vjen pas përfundimit të bashkimit të Johnson Controls me Tyco më 2 shtator 2016, i cili krijoi një kompani të kombinuar prej 30 miliardë dollarësh të ardhura.

5 komente në “Politikanët shqiptarë zihen për timonin virtual, kompania e prodhimeve automobile hap fabrikë në Maqedoni”

  1. Grigor says:

    Ne Shqipetaret e shtetit amë duhet te kemi turp që nje shtet si Maqedonia we eshte shume I dobët politikisht, funksionon nga ana administrative nja 10 here me mire se Shqipëria.
    Ndersa Shqiperia, nje shtet vetem me shqipetare, pra nje shtet I konsoliduar politikisht, teorikisht, ne fakt funksionon teper dobet ose shume negativisht nga ana administrative.
    Kjo vjen sepse potikanët I kane ndare shqipetaret ne shume “kombesi politike”. Disa me pasaporte te LSI, disa te PS, disa te PD e keshtu me radhë, per nje aresye teper te peshtire. Sepse deputeti, apo kandidaturen, apo kryetari I bashkise u ka premtuar nje pune te pamerituar ne shtet, ne kete shtet te dobet administrativisht, pikerisht sepse administrata eshte e shitur politikisht.
    Te vetmit qe votojne me zemer Jane ata qe nuk kane perfituar kurre asgje nga politika:
    – nje shtrese e popullit qe voton per PD sepse urren komunizmin. E lidhin PS me PPSH dhe me zemer votojne per PD. Pa perfitime.
    – nje shtrese tjeter qe voton per PS sepse jane historikisht te majte. Edhe keta jane idealiste si te paret. Por nuk perfitojne asgje. Vetem shpresoj e Dr Partia do mendoje per kete shtrese. Si te gjithe idealistët.

    Por ama perfitimet I marrin te tjeret:
    – nje shtrese kameleonesh qe jane rreshtuar ne te majte apo ne te djathte dhe bejne sikur kane bindje politike.
    – eshte pastaj edhe shtresa e LSI qe nuk kane asnje bindje politike, Jane pa ngjyre fare, dhe ne vend te syve kane shenje e dollarit. Vetem paratë ua mbushin syrin.
    Keto dy shtresa Hajdutësh Jane ata qe perfitojne materialisht dhe nuk kane asnje lloj ndjenje kombetare. Janë te prirur edhe te shkatërrojnë Shqiperine mjafton te mos u ikë pushteti.
    Ndersa ne Maqedoni behet pune. Turp per ne, se politikanet nuk kane turp.

  2. Labi 100% says:

    Investimet i çoi ne maqedoni amerikanua, ne Shqiperi donte te binte helmet e sirise. ..a te dhjefsha mu ne mik qe Je o amerikano. …. ktheni syte nga Gjermania dhe lerini amerikano se sa te bjere amerikanua nje gozhde nga pertej bote Gjermania te ka ndertuar gjithe shtepine. …. ka nje çerek shekulli qe po na shkaterron si komb amerikanoi.
    As Turku per 500 vjet nuk na I beri keto qe po na bejne “miqte tane strategjik”

    1. Maloku100% says:

      Bravo Labua
      Ti te hash e te pish, ndersa gjermani te ndertoje Shqiperine. Po pse keshtu? Apo edhe ty te ka bere mami gjermanka dhe te ka vella prej nene?
      Me keto idiotesira se do vije Amerika dhe Europa te rregulloje Shqiperine, ka mbetur mbrapa ky vend.
      Jo po ju hap barku amerikanos per shqipetaret se ne bejme veze te kuqe. Hajde logjikë hajde!!!

  3. tr says:

    GJERMANIA DUHET TA NDIHMOJE SHQIPERINE ME NJE TE NGJASHME SI NE MAQEDONI . PERSE NUK SJELLIN TEK NE ????? NUK KA NEVOJE PER PREFESIONISTE JANE PUNE SERIE NGA MAKINERITE .

  4. Lalai says:

    o Labo 1.000%
    Ty dhe shume si ty keta qe kane hapur fabriken nuk ka cfare ti doje.
    Ju per pune jo….
    Eksperience pune jo….
    Kafe cigare politike po….
    Kush ka kohe te te edukoje ty dhe shqipefolesit qe te rruajne leshte se per asgje nuk jane!?
    Ne maqedoni ne Oher po invsstohet per nje tjeter investim per 15.000 punetoresh,jo 300.000 apo 400.000 sa do hapnin keta meme q!rat e politikes shqiptare.
    Ja keshtu Labo….maqedonasit kane kulture pune per aq sa kane,shqipot duan hashash,heroine,kokaine…e te bejne te fortin pa breke ne bythe…..dhe ne fund fare te rruajne leshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje