PSG është future në garë për të marrë shërbimet e portierit italian, Gianluigi Donnarumma
Pas vendimit për të mos vazhduar kontratën me Milanin, për Portierin Gianluigi Donnarumma janë interesuara shumë skuadra të mëdha.
Ndër to është edhe klubi francez PSG, e cila është gati të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e tij, shkruan Premium Sport.
Përveç PSG-së, për Donnarumman janë shumë të interesuara edhe Real Madrid dhe Juventus, të cilat dëshirojnë ta marrin vitin e ardhshëm si lojtar të lirë.
Italiani ka kontratë me Milanin vetëm deri në vitin 2018.