Vetëm pak momente pas shpalljes së 2 listave që kërkojnë dorëheqjen e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat. Ai kaloi kundërsulm duke akuzuar ata që nuk kanë punuar për fitoren e PD.
“Bilancin tim e bëjnë demokratët, jo ata që u ngritën kundër kur humbën kolltuqet. Kush ka gabuar nuk e përcaktojnë ata që nuk punuan asnjë ditën për fitoren e PD. Këtë do ta përcaktojnë demokratët”, tha Basha.
Menjëherë pas këtij reagimi, grupi prej 19 anëtarësh i kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ju përgjigj Bashës me një tjetër qëndrim publik.
DEKLARATË NR.2
“Pasi u njohëm me qëndrimin e Zotit Lulzim Basha, konstatojmë se shkeljet e Statutit nga ana e tij vazhdojnë:
Vendimi i marrë prej tij për vetëngrirje të funksioneve të Kryetarit është në kundërshtim me Statutin e PDSH.
Vendimi për delegimin e kompetencave është po kështu antiStatutor.
Deklarata për të qëndruar dëshmon që nuk reflekton për përgjegjësinë e tij për humbjen e thellë të PD.
Demokratët nuk do t’ju lejojnë!”, thuhet në deklaratë.
1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
3. Edith Harxhi Anëtar i KK
4. Edvin Kulluri Anëtar i KK
5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK
7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
8. Grigels Muçollari Anëtar i KK
9. Gent Minarolli Anëtar i KK
10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK
11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator
13. Juela Meçani Anëtar i KK
14. Leonard Olli Anëtar i KK
15. Ledina Aliolli Anëtar i KK
16. Mirgen Lata KK
17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare
18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
U mbyt gjemia
Me federale.
“ – Vraponi burra,
Kush mund te dale!
memeceve u erdhi zeri.
Ja bemetaret e Doktorit . Keta qe ta fusin aty ku se pret . Te gjithe ofiqare qe Kane zhytur garuzhden ne çorben e Saliut . Kerkojne koken e turkut per te shpetuar plakun me jelek antiplumbi . A thua se shqiptaret votuan kunder listes . Shqiptaret Kane alergji nga Sali Berisha. E da te jete kjo kerme qe ben vetem zhurmusin ne parlament , kjo organizate shpellaresh do shkermoqet ne hiç. Keta nuk e kuptojne qe e majta do kishte marre mbi 100te vende , Nese Rama nuk do ti nxirrte nga çadra . Keta nuk e kuptojne qe prej 91 e ketej , shpellaret Kane ardhur ne pushtet vetem me ane te vjedhjes e terrorit . Edhe Nese Bashen do ta kalojne ” ne giotine “, shkermoqja eshte e pa shmangshme . Ndoshta me e pershpejtuar .
Po vini dhendrin e Padrinos dhe nuk beni me ze ju se jukujtohet Dum Baba edhe ne biem rehat me kerkesat tuaja te dhjera.Me dukeni si hordhite enveriste pasi jepte sinjalin komandanti.O zagare e mira e juaj eshte te deklaroni se nuk merreni me me politike, Basha eshte deputet dhe kryetar i PD ne detyre, te behen zgjedhjet, dhe te shihet mbase e mbajne demokratet, c’pune keni ju tani, pritet tjeter kryesi o e Padrinos ose e Lulit te sapo pjelle qe mbase i shpeton kupoles se Padrinos.