Atentat me armë në Shkodër, breshëri plumbash ndaj një makine

28 Qershor 2017, 22:09Kronika TEMA

Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë. Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur Ilmir Hajdari.

Raportohet se autorët kanë qëlluar Hajdarin nga automjeti, e për pasojë ai ka marrë disa plumba në gjoks.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 28.06.2017, rreth orës 21:30 njoftohemi se ka të shtëna me armë në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi I. H., 42 vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje