Ministrat teknikë të PD-së deklarojnë se do të vijojnë detyrën e tyre, sipas Kushtetutës.
Pas deklaratave të bëra gjatë fushatës nga kryeministri Edi Rama, se do t’i largonte menjëherë më 26 qershor, të kontaktuar nga “GSh” ministrat teknikë deklarojnë se ata janë dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe do të respektojnë nenin 106 të Kushtetutës, që do të thotë se do të rrinë deri në mandatimin e qeverisë së re.
Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina u shpreh: “Ne jemi në detyrë. Vazhdojmë punën. Jemi dekretuar nga presidenti dhe kaq”. Po në të njëjtin mendim ishte edhe ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Xhulieta Kërtusha. “Ne do të zbatojmë Kushtetutën, nenin 106”, – tha ajo.
E pyetur se kjo do të thotë që do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në mandatimin e qeverisë së re, Kërtusha pohoi: “Po, patjetër”. Në nenin 106 të Kushtetutës përcaktohet: “Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”.
Emërimi i 6 ministrave teknikë në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama ishte pjesë e marrëveshjes së dakordësuar më 18 maj, mes Ramës e Lulzim Bashës, për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm. Pikërisht pas propozimeve që kryeministrit Rama i erdhën nga kreu i opozitës Lulzim Basha, emrat u dërguan dhe u dekretuan edhe nga presidenti Bujar Nishani më 22 maj.
Nishani dekretoi largimin nga detyra të zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe zëvendësimin e tij me Ledina Mandijën, largimin e Fatmir Xhafajt te Ministria e Brendshme dhe zëvendësimin e tij me Dritan Demirajn, Arben Ahmetajn te Financat me Helga Vukajn, Petrit Vasilin e Ministrisë së Drejtësisë me Gazmend Bardhin, Lindita Nikollën e Ministrisë së Arsimit me Mirela Karabinon, Ogerta Manastirliun e Ministrisë së Shëndetësisë me Arben Beqirin si dhe Olta Xhaçkën e Ministrisë së Punës me Xhuljeta Kërtushën.
Me ardhjen e tyre në qeveri, ministrat teknikë nisën një valë shkarkimesh të punonjësve të administratës, duke e motivuar me përfshirjen e tyre në fushatë për partitë përkatëse, PS apo LSI. Pas situatës së krijuar, kryeministri në deklarata e bëra, gjatë fushatës tha se këta ministra do të largoheshin më datë 26 qershor. Por duket se ministrat teknikë nuk do të pranojnë të largohen nga detyra.
Nuk dihet nëse vetë Rama do të ketë mundësi të kërkojë ndryshim ministrash, për sa kohë ai pret të rimarrë zyrtarisht detyrën, edhe pse në bazë të po këtij neni ai vijon të jetë në detyrë deri në mandatimin e qeverisë pasardhëse. Nuk dihet nëse deklarata e kryeministrit Rama ishte për të inkurajuar punonjësit e administratës që u shkarkuan për shkak të fushatës dhe për t’u thënë se do të rikthehen në detyrë. Mbetet për t’u parë hapat e kreut të qeverisë në ditët në vijim.
Tok e xanme. Hahahahhahahh, PeDeja
Hahahaha…….i pëlqen të qeverisin këta teknikët e PD.
Ikni more të pacipë, si vjen zor, ministra ordiner, ju ishit në qeveri për një mision të caktuar,,,,,,misioni mbaroi, ikni tani pirdhuni, fëlliqura.
Të kishit fituar, edhe mund të qëndrimit, por kësaj i thonë: edhe dhi e zqebosur, edhe bisht përpjetë.
Jo more atehere kot bem zgjedhje. PD paska fitu. Hajde Lul mos jep doreheqje.
Rama duhet te shkarkoje menjehere ministart teknike dhe si dhe ate te LSI dhe te qeverise deri ne shtator me zevendesministra. kjo eshte nje eksperience e njohur ku ka precedente edhe ne vendin tone. Kujtoj nanon me kabinetin e tij, i cili pas humbjes se zgjedhjeve largoi ministrin dhe zevendesministrat e partise agrare te cilet kishin nenshkruar marreveshje qeverisje me PD per katervjecarin pasardhes. kjo duhet bere sepse ka nje problem ne gjithe kete mes, ministrat ne detyre mund te bejne gjemen deri ne shtator. ndaj Rama ti shkarkoje me urgjence.
Gallatë malokësh.
Nuk kane faj ata sepse edhe dje Vule-humburi Lulu u mburr se gjysmen e qeverise ja morem Rames ec e mos kerko qe ai te zhduket nje ore e me pare ne Hollande.
ATA SHFRYTEZOJNE LIGJIN . 100% DO TE JENE DERI NE SHTATOR.
Marveshja Rama Basha, beri qe te fitoi SHqiperia. Per her te par u harit qe qytetaret shqiptar, streguan force fizike duke u zen rrugeve e lagjeve i majt e i djathte. Kjo dukuri u vu re edhe ne diten e votimit. Nje bravo qytetareve tan qe po deshmojn se po behen evropjan.
Sa i takon marveshjes,, zonjat dhe zoterinjt qe u caktuan ne detyra shteterore, per te ndihmuar ne procesin e zgjedhjeve dhe me shum per te evituar manipulimet e zgjedhjeve sic pretendonte opozita, muaren mandatin per vunksjonet deri ne mbarimin e zgjedhjeve. Mbas daljes te rezultatit, te mos presin ti largoi kryeministri, se keta i ka larguar vota e shqiptareve.
Zonjat dhe zoterinjt, skan me as te drejt morale, e as ligjore per te vazhduar detyren, biles duhet ta kishin dhen vet, sepse forca e tyre politike dhe programi i saj u hodh posht nga qytetaret. Keta ministra, simbas marveshjes i caktoi PD, dhe i emeroi Kryeministri. Prandaj mos presin anen burokratike, por nje ore e me par duhet te len detyrat, sepse ishin te kushtezuara me zgjedhjet parlamentare.
Ketu Ne Amerik dhe ne pergjithesi ne perendim, jo ne kete rast qe esht i pakrahasushem, por per nje plagjature, ose per shembje te nje ure, jep doreqjen minisri perkates.
Cesht ky mentalitet prej feudalesh, qe po shohim ne kohet moderne. Zoti Rama duhet sa me par te pregatis dokumentacjoin perkates dhe ti largoi sa me par nga kabineti dhe administrata shterore, kjo sesht deshire e zonjave dhe zoterinjeve qe u embelsua karkja dhe dashkan ta shtyn edhe tre muaj, Jo te ven e te punojn ne PD per ta ringritur dhe per te ardhur ne pushtet mbas kater vitesh. Tani populli i la ne opozit. Skan te drejt as moralisht, as ligjerisht te qendrojn me ane ato detyra. Duke i ri vendosur ata dhe ato, qe ishin ne detyr dhe qe kishin mandatin deri ne zgjedhjet parlamentare dhe krijimine kabinetit qeveritar mbas zgjedhjeve. Kjo esht marveshja, kjo esht demokracia qe funksjon ne boten demokratike.
Qendrimi i tyre mbas zgjedhjeve esht fyerje e qytetareve shqiptar qe votuan, jo per keta , por per te tjer ministra te qeveris Rama
Kesaj i thon,te japesh dorene ete maringjithe krahun.Kaq te pabese jane njerzit e pd-ke.Prandaj nuk i do populli keta maskarenje te pd-ke dhe vete partine.Kurre nuk kane per te ardhur ne pushtet ata me qendrimin radikal,i cili eshte motua me te cilen udhehiqen.Posht pd-ke.
Eshte normale qe nuk i shkarkon dot pa formuar qeverine e re dhe pa dekretuar ministrat e ri tek Presidenti. Kuptohet, eshte pune ditesh, ama kane te drejte te qendrojne aty ku jane deri ne formimin e qeverise se re.
ministrat duhette ikin pasi qellimi per te cilin u vune ne detyre mbaroi . duhet te japin doreheqjen dh te largohen kokulur .
Cfare njerez te pamorale jane , duan akoma te jene ne pushtet dhe nuk e pranojne demokracine e ketij vendi dhe lirine e votes . Vaj me det pd ja
ministrat teknike duhet te largohen pasi mbaroi qellimi i tyre
Pd , edhe ata ministra teknike qe mori dhe shiko cberi , nje shkarkim te madh te njerezve punetore per te futur miqte e shoket e tyre per te vjedhur sa me shume .
Ministart teknike ishin teknike cfare ka ketu per te mos u kuptuar.Afati i tyre perfundoi.Zgjedhjet vendosen!
Ministat duhen larguar ,afati i tyre ishte percaktuar dhe ne marreveshjen nga e cila ato dolen.Kryeministri duhet ti shkarkoje dhe te vendos zevendesministrat deri ne krijimin e qeverise se re.