Astrit Patozi: Një fitore çliruese për Kavajën, oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së PD

28 Qershor 2017, 08:48Politika TEMA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, i papërfshirë në listën e kandidatëve për deputetë nga ana e Bashës në zgjedhjet e 25 qershorit, Astrit Patozi, ka përshëndetur fitoren e kandidatit tw PD në bashkinë e Kavajës.

Patozi e ka cilësuar një fitore çliruese për Kavajën, njëherësh dhe një oaz me vlerë në shkretëtirën e madhe të humbjes së 25 qershorit.

Ish-nënkryetari demokrat shpreson se kjo fitore do të jetë dhe një shkëndijë e ndezjes së shpirtit të demokratëve në të gjithë vendin.

Urimet më të mira Isa Sakja!

Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikeria dhe vlerat e marra peng prej vitesh të Kavajës.

Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja.

Ne do t’ia dalim”, shkruan Patozi në rrjetin social.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje