Halil Matoshi: Para bashkimit kombëtar, Kosova e Shqipëria duhet të forcohen ekonomikisht e ushtarakisht

9 Korrik 2017, 20:46Rajoni TEMA

Ish-gazetari e publicisti Halil Matoshi, i pyetur nëse është i evitueshëm ose jo bashkimi kombëtar mes Kosovës e Shqipërisë, ka thënë se kombet e kanë të drejtën e integrimit në një komb unik, siç e kanë edhe të drejtën e ndarjes.

Matoshi, i cili njihet si ithtar i idesë kosovariste, në video-komentin për Periskopin ka thënë se Kosova e Shqipëria mund të bashkohen, por paraprakisht duhet të jenë dy shtete të fuqishme ekonomikisht e ushtarakisht.

“Duke qenë se Shqipëria dhe Kosova janë… Shqipëria ende vuan tranzicionin, ndërkaq Kosova shtet i brisht dhe i ri, mendoj se së pari interesi vital i të dyja shteteve është të jenë  shtete të fuqishme ekonomikisht dhe ushtarakisht”, ka thënë Matoshi.

Megjithatë, sipas Matoshit, kjo çështje nuk është shumë aktuale dhe sipas tij duhet t’i lihet gjeneratave të ardhshme që të vendosin me vullnetin e tyre të lirë.

Më poshtë mund të shihni video-komentin, ku Matoshi i përgjigjet pyetjes lidhur me këtë çështje.

11 komente në “Halil Matoshi: Para bashkimit kombëtar, Kosova e Shqipëria duhet të forcohen ekonomikisht e ushtarakisht”

  1. Genti says:

    Uaaa Halili….ca nuk ka then kunder bashkimit. Po nrjsr i paska dal pija. Shyqyr

  2. kuc he dreq says:

    O ANTIKAPAT Mahatocin,ende s’ke gjetur dhome bosh te kopshti zoologjik ti ?

  3. Capi dhia says:

    E paska mesuar lenden e arithmetikes.

  4. Vesi says:

    Ca na paska thene, vertet duhej ky per ta marre vesh?

  5. Che Guevara says:

    Kurre mos ardhte ajo dite qe te bashkohet Shqiperia me Kosoven!
    Dhe nuk jane vetem keto arsyet madhore qe thote ky Matoshi anti shqiptar,por shume e shume arsye te tjera qe na ndajne neve!
    Fillon nga historia,heronjte,Lufta Antifashiste Nacional-Clirimtare,ndertimi i SOCIALIZMIT,roli i Enver Hoxhes ne Clirimin e vendit dhe ndertimin e SOCIALIZMIT,gjuha letrare shqipe,kultura,arsimi,bujqesia etj,administrata publike,Sigurimi i Shtetit etj!
    Shqiptaret e Shqiperise cliruan vendin duke u bere pjese e KOALICIONIT BOTEROR ANTIFASHIST,ndersa kosovaret krijuan divizionin nazist “Scanderbeg” duke u bere pjese e boshtit Berlin-Rome-Tokio ,pra me humbesit!
    Ketu fillon dhe mbaron ndarja e jone perjetesisht!

    1. Kosovari says:

      Normale qe kosovaret u ben bashke me Gjermanet, sepse ata kur erdhen hapen shkolla shqipe, shqipja u be gjuha e vetme zyrtare ne Kosove. Ata na dhane lirine qe te jemi ata qe jemi. Ata nuk na mohuan identitetin dhe as gjuhen. Kur erdhen gjermanet, ata na cliruan nga serbo-sllavet. Madje shkolla shqipe jan hapur edhe ne Tregun e Ri (Novi Pazar) ku ka pas nje shumice shqiptare e cila sot esht asimilu. Pastaj, filluan komunistat gjoja sikur po luftonin pushtuesin. Partine Komuniste ne Shqiperi e ka hap Milladin Popovici, nje anti-shqiptar. Ju e luftuat Gjermanin dhe shkuat e u bete vegel e Rusise e Jugosllavise pastaj. Dhe ti kete e ngre ne qiell?!

      Deshe sdeshe ti, shqiptaret do bashkohen, jo sepse e duan aq fort njani tjetrin, por sepse historia iu ka mesu qe keshtu te copetuar do jene vegel dhe pre e serbo-grekeve.

    2. Che Guevara - I VERTETI says:

      PISOGLENDI tgfs qe ke marre pseudonimin “Che Guevara”! Vetem nje idiot nuk e kupton provokimin dhe diversionin qe ben nje HALABAK si ti, prandaj them se ky “kosovari” debil qe te eshte pergjigjur ketu,ne rrashe te pare nuk eshte kosovar fare,dhe ne rradhe te dyte eshte nje ROB I TRASHE dhe thote pikerisht ate qe do ti te thote! Por mos kujto PISOGLENDI “Che”, se ka shume debila si ky “kosovari” kokkari ?
      Sa per info:
      1. Ushtria NacionalClirimtare e Kosoves kishte 45 mije anetare ne perfundim te Luftes dhe udhehiqej nga Fadil Hoxha (pjesemarres ne krijimin e PKSH ne 8 nentor 1941). Ne ceremonine e varrimit te Fadil Hoxhes ne vitin 2005, Hashim Thaci ish komandanti i UCK-se tha : Komandant Fadil Hoxha,ne jemi krenare qe jemi vazhduesit e Ushtrise AntiFashiste NacionalClirimtare qe ti udhehoqe…
      2. Komunistet shqiptare (te Shqiperise dhe Kosoves) mbajten nje Konference te famshme (e Bujanit) ku eshte shprehur deshira dhe eshte marre vendimi per bashkimin e Kosoves me Shqiperine,pas Clirimit me lufte te perbashket kunder fashizmit! Keto jane FAKTE qe nuk ka anje shanc ti mohoje dot ASKUSH (e jo me nje funderrine si “Che” Pisoglendi apo “kosovar” kokkari)!
      3. PKSH-ja e 8 nentorit 1941,ishte nje bashkim i disa partive komuniste shqiptare qe ekzistonin vite me rradhe ne Shqiperi. Keto parti ishin krijuar shume vite me pare se Miladin Popovici apo kushdo tjeter te vinte ne Shqiperi. Apo eshe keto partite pararendese i kishin themeluar jugosllavet ? ? :P. Teoria se PKSH-ne e krijuan jugosllavet e kene perhapur vete serbet dhe e mbeshtesin edhe sot te gjithe ANTI-SHQIPTARET me vetedije, ose KOKTRASHET qe s’kane as arsimin minimal. Sidoqofte Miladin Popovic nje komunist malazes,qe u burgos nga fashistet ne Shijak dhe u arratis me ndihmen e komunisteve shqiptare,ka qene pjesemarres ne Mbledhjen e Bashkimin te partive komuniste ne nje parti te vetme,por as nuk ka patur te drejte votimi ne ate mbledhje,e jo me ta kete “themeluar” ai PKSH-ne. Ky Miladin Popovic,ka qene pjesemarres edhe ne Konferencen e Bujanit ,kete rradhe me te drejte vote, dhe ka votuar PRO bashkimit te Kosoves me Shqiperine pas Luftes. Miladin Popovic u vra nga qarqe te caktuara serbe, brenda UDB-se, sepse ishte pro-shqiptar dhe ideator i Republikes punetore-fshatare te Kosoves,qe solli si pasoje Autonomine e Kosoves!
      4. Bashkepunetore te fashizmit kishte edhe ne Kosove edhe ne Shqiperi,ashtu si edhe ne Greqine tende PISOGLENDI “Che Guevara”. Ata moren denimin e merituar,plumbin ballit, si ne Shqiperi si ne Kosove (po jo aq ne Greqine tende,ku kolaboracionistet e fashizmit vazhduan te ishin ne pushtet edhe pas Luftes Civile atje,madje deri kur u rrezua Junta Ushtarake ne Greqi ne 1976).
      5. Komunistet shqiptare (te Shqiperise dhe Kosoves) vertet nuk arriten te bashkonin Kosoven me Shqiperine pas Clirimit (ne fakt kjo nuk eshte arritur edhe sot e kesaj dite,kur komunistet kane 30 vjet qe nuk kane pushtet as ne Shqiperi e as ne Kosove). Por ishin pikerisht komunistet shqiptare,qe me luften dhe forcen e tyre te fituar ne luften Antifashiste, arriten te krijonin Krahinen Autonome te Kosoves pas Clirimit (qe kaloi ne disa faza konsolidimi ne vitet 1946,1968,1974) dhe ishin po deputete komunistet shqiptare te Kosoves ata qe shpallen Republiken e Kosoves ne 1990, e po ashtu ishin po komunistet (e Shqiperise dhe Kosoves) ata qe formuan UCK-ne ne 1998! Krahina Autonome (e themeluar nga komunistet shqiptare) ishte shtet shqiptar brenda ish-Jugosllavise (me gjuhe,shkolla,Universitet,polici e administrate shqiptare) dhe ishte Justifikimi Juridik me i mire ne diplomaci,qe pasoi me Pavaresine e sotme te Kosoves!
      6. UCK-ja u formua nga komunistet shqiptare te Kosoves (LPL) dhe edhe sot e kesaj dite ish-luftetaret e UCK-se etiketohen si “enveriste”!
      7. Enver Hoxha eshte personaliteti historik me i respektuar ne Kosove (madje me shume se ne Shqiperi) edhe sot e kesaj dite,pavaresisht propagandes qe ka 30 vjet qe nuk rresht se nxjerri mut nga goja (bashke me sojin e sorrollopin tend PISOGLEND)

      Shume e shume FAKTE dhe ARGUMENTE te pakundershtueshme mund te thuhen,por kuptimi i tyre dhe bindja per to, eshte ceshtje kuptueshmerie trunore e secilit,eshte ceshtje e njohurive dhe dijeve te seicilit,eshte ceshtje e IQ-se (nivelit te zgjuaresise) se seicilit ?

  6. DRENICA E KUQE says:

    Ketyre shkive te Prishtines si puna e Matoshit me shoke nuk duhet dhene asnje hapesire mediatike. Keta te Ibrahim Rugoves ne Prishtine dhe ata te Sali Berishes ne Tirane jane ata qe e shkaterruan Ushtrine Shqiptare (armatimin e saj, infrastrukturen e ngritur me mund e djerse shqiptare…) dhe sot dalin e pellasin per “bashkim kombetar”!!!…
    Shqiperia dhe shqiptaret duhet ta dijne se njerez si Halili nuk nderrojne por vetem mashtrojne… dhe mashtrimi i tyre eshte i parapaguar jugosllavisht e kosovarisht!…
    Asnje hapesire shqiptare per tradhtaret e bashkepunetoret e pushtuesit serb e jugosllav!…

    DRENICA E KUQE

    1. me thene te drejten says:

      Sakte!

  7. kaqi i zi says:

    uuuuuuuuuuu ende po lllap a,

  8. mirel says:

    Ne parim.ka te drejte. Por personalisht doja qe te shikoja Albin Kurtin ne nje mandat 4 vjecar si kryeminister i Kosoves, dhe nese eshte vertete njeriu i parimeve per te cilat flet do te doja ta votoja dhe per kryeminter te Shqiperise.
    Me njerez te ndershem dhe kurajoze bashkimi behet me i shpejte dhe eshte faktor teper ndikues ne forcimin e te dyja vendeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje