Donald Trump ka zhvilluar gjatë kësaj jave edhe takimin e parë zyrtar me Vladimir Putin, si president i SHBA.
Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e shumë komentuesve online, ka qenë afërsia që ai ka shfaqur ndaj presidentit rus.
Në një video të publikuar në Youtube, tregohet një takim i ish-presidentit Obama me Vladimir Putin dhe diferencat janë të qarta.
Qëndrimi i Obama-s përpara kamerave dhe gazetarëve me Putinin është mjaft i ftohtë. Jo vetëm që nuk duket të shkëmbejnë ndonjë fjalë, por Obama as nuk e shikon në, për të mos folur për mungesën e buzëqeshjeve.
Ndërkaq, në takimin e Trump, dy liderët ngjajnë deri diku si dy miq të vjetër. Të qeshur dhe gjatë një bisede mjaft miqësore, ndërsa sipas mediave takimi i tyre ka zgjatur më tepër se dy orë, duke tejkaluar kohëzgjatjen zyrtare të parashikuar më parë. Madje, stafit presidencial i është dashur të dërgojë zonjën e parë, Melania Trump për ta shkëputur bashkëshortin nga takimi më tepër se i përzemërt me Vladimir Putin.
Pse mose te takohen si miqe te vjeter,putini e ndihmoje te fitonte,trumpi nuke e meritonte te drejtonte SHBA.
jane fitimtare te luftes se dyte boterore.miqesi e lidhur me gjak ne sherbim te popujve kunder mortajes fashiste hitleriane.kush do te perpiqet ta prishe keteiqesi do te thyeje koken.