Mario është mjek shqiptar në Amerikë. Ai mendon se ka ardhur momenti të bëjmë për njëri – tjetrin më shumë se kurrë. Shqiptari për shqiptarin. Çdo vit vjen në atdhe dhe viziton njerëzit falas duke u bërë një shembull konkret i asaj që thotë.
Nga Dori Daka
Mario Ademaj nuk është një yll roku, edhe pse i pëlqen të këndojë, herë pas here, siç bëri këtë verë, kur përjetoi emocionet e dhëndrit. Në jetë bën mjekun. Pasioni i tij është bamirësia.
Mario dhe bashkëshortja e tij kanë ardhur nga Kalifornia e largët, ku jetojnë, për të celebruar dashurinë në vendin e origjinës, në Shqipëri, te rrënjët e tyre.
Pas dasmës, tradita e do që çifti të shkojë në muaj mjalti, por ka prioritete. Para muajit të mjaltit, Mario do të kryejë ritualin e përvitshëm – përgjatë një dite duhet t’u ofrojë banorëve të një qyteti vizita dhe medikamente falas.
“Mbarova shkollën e mjekësisë në Amerikë dhe mendova se duhet të bëja diçka për vendin tim.” – thotë Mario.
Dy vite më parë, së bashku me disa mjekë vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria u ofroi shërbim banorëve të Pogradecit.
“Aty brenda një dite erdhën 2000 pacientë, të cilët nuk kishin parë doktor me sy, gjatë 5 viteve të fundit, kryesisht për arsye financiare.”
Këtë herë zgjodhi Shkodrën dhe arriti të frymëzojë edhe vullnetarë të rinj.
“Për shoqatën dëgjova në rrjetet sociale. Mua më pëlqen puna vullnetare. Ishte një risi edhe për qytetin e Shkodrës, pasi nuk bëhen shpesh gjëra të tilla. Kjo është një eksperiencë shumë e mirë për mua,” thotë një mjek vullnetar që i është bashkuar nismës së Marios.
Kësaj nisme iu përgjigj edhe një dentiste, e cila ka ofruar mjedisin e klinikës së saj për vizitat e mjekëve.
“Isha shumë e gatëshme dhe ishte knaqësi për mua që ta ofroja këtë ambient. Vullnetarizmi në Shkodër nuk është i përhapur. Mario është ndër rastet e pakta.”
Mario është larguar në moshë të hershme nga Shqipëria. Nuk e kishte ëndërruar kurrë që një ditë do të studionte mjekësi në Amerikë. Zgjedhjen e bëri i nistur nga semudja e rëndë e të atit, nga nevoja që ai kishte, jo vetëm për ndihmë mjekësore, por mbi të gjitha njerëzore. Babain, fatkeqësisht nuk arriti ta mbante në jetë, por u zotua që do të bënte gjithçka për të tjerët.
Për të, mjekësia është mbi të gjitha humanizëm dhe që në vitet e shkollës formëzoi idenë e një klinike ambulatore falas në shërbim të bashkëatdhetarëve.
Sot, kjo ide është konkretizuar në një organizatë që quhet “Skuadra mjekësore ndërkombëtare për Shqipërinë”, e cila ndihmohet nga familje të ndryshme shqiptare.
“Për fondet kemi një komunitet shqiptaro-amerikan të jashtëzakonshëm në SHBA. Në shtete të ndryshme që nga Miçigani, Viskonsin, Kalifornia, Çikago. Familjet që na mbështesin në Amerikë nuk jnë familje të pasura, nuk kanë para, por e vlerësojnë shumë situatën e rëndë shëndetësore në Shqipëri. Fondet që na japin shkojnë për medikamente. Minimumi që meritojnë njerëzit këtu është shëndeti,” thotë Marjo.
Plani i Marios është që një ditë, klinika e tij falas, të shtrihet në të gjitha trevat, ku ka shqiptarë.
Bravo dr.Marjo,zoti të dhëntë shëndet,kurajo dhe vullnet që tia dalësh mbanë kësaj nisme…E cila i paska zgjuar nga gjumi edhe mjekët shqiptarë…Të cilët në 27 vjet tranzicjon as që e kanë menduar qoftë edhe njëherë të vetme të ofrojnë shërbimin mjekësor,vizitën mjekësore,e le më pastaj medikamentet…Në botën e civilizuar aksionet vullnetare…ato që dikur të dielat në kohën e diktaturës…i quanim E djela e enverit..Mund të kishte emër të shëmtuar por praktikisht ishte një gjë shum e mirë për komunitetin dhe më tej…Aksione të tilla sporadike ka pasur shumë rrallë sidomos në fushë të pastërtisë…së ambjenteve të plazheve..Një aksion që dukej se do të vazhdonte guximshëm,por jo…Nuk vazhdoi gjatë..dhe as u përsërit nëpër vite…
Bravo Marios,per punen e lavderueshme,miresi dhe suksese ne jeten e tij!
Njeri gjigand
mario maro pune vllai..zoti te rujt..ene hik..se kane per te fillu me ti fut me zor leket ne xhep..e te kap smunja robo….nuk osht faji robve por harrojne qe vizita osht falas
.se kshu jan mesu
Respekt !!!
Nisme fantasike e Marios. Por cdo behet nqs donacionet nuk do te jene te mjaftueshme…
Sistemi shendetesor duhet te rinovohet qe nga rrenet..
Nqs Marios do ti duhet infermiere vullnetare, po vi me sh deshire ?
Urine dhe te trashegohesh.
Si mjek ne USA doja te dija vitin dhe specialitetin qe keni mbaruar?
Nje shembull per tu ndjekur,bravo te qofte Mario.
Chicago nuk eshte shtet o koqe doktor!!!
I LUMTË MARIOS DHE GJITHË ATYRE QË E MBËSHTESIN.
edhe universi nga nje grimc e vogel esht formuar.urime
Nje bravo te madhe doktor , je patriot i vertete, keta njerez do kujtojne shqiptaret per jete , dhe jo politikanet cakenjte qe zien per ta rjepur ate , bravo doktor , marsh nga ditet tona , dhe do shikoni dicka do ti gjeje shteti dhe qeveritaret qe tja bejne jeten sa me te merzitshme , do ta nevrikosin dhe ai do iki ……..e kemi pere filmin 100 here , te keqinjte e vetes tone , nuk i duam ne keta , jemi mesuar me tirane , me hajdute , me vrases me qeveritare tradhetare dhe te peshtire ,saliun lylin lili kokqenin fatosi qe eshte fryre si kacek nga shendeti , keta duam ne , do ta shikojme per pak kohe do u duket i cuditshem , do ti gjejne ndonje kleck , se per keto jemi mjeshtra ne ste falim , do ta bejme spiun ne sherbim te soros dhe shume e shume te tjera , ndoshta jam gabim , dhe ky njeri i shenjte te vazhdoje punen e tij madheshtore ,po dicka me thote qe nuk jam gabim , mos haroni parimin baze qe : per te keqinjte , i miri eshte i keq ……………