VIDEO/ Panik në Samitin e G20, dëgjohen të shtëna armësh mes protestuesve

8 Korrik 2017, 08:56Sociale TEMA

Samiti i G20, që po zhvillohet në Hamburg, është shoqëruar me protesta masive, të cilat tashmë duket se janë kthyer në demonstrate të dhunshme dhe përleshje me policinë.

Rreth 100 000 protestues kanë pushtuar rrugët e qytetit, duke djegur makina, kazanë mbeturinash, si edhe duke thyer dyert e dyqaneve dhe biznesve.

Ndërkaq, video më poshtë tregon momentin kur pranë ndërtesës ku po zhvillohet samiti, dëgjohen të shtëna armësh.

Anëtarë të grupit anarchist “Black Bloc” kanë grabitur disa dyqane dhe biznese, ndërsa protestuesit vazhdonin përballjen e tyre me policinë.

Protestat zhvillohen kundër globalizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje