Çudi shqiptare: Në Fushë Arrëz nxirren në ankand... boronicat, manaferrat dhe kërpudhat

7 Korrik 2017, 11:06Sociale TEMA

Banorët e zonave malore të veriut të Shqipërisë, kryesisht pranë Alpeve, mburren me frutat e egra të pyllit që janë një prodhim bio, si bornonicat, manaferrat dhe kërpudhat, të cilat i mbledhin dhe i shesin më pas.

Por mesa duket, prej sot ata nuk do të kenë më mundësi të nxjerrin jetesën me këto fruta që u jep toka e tyre, pasi bashkia e Fushë-Arrëzit ka vendosur t’i nxjerrë këto toka në ankand për kompantë private.

Open Data Albania ka publikuar së fundmi çuditë e prokurimeve të fundit që ka bërë bashkia në fjalë, pikërisht gjatë muajit qershor të fushatës zgjedhore.

Këto ankande synojnë shfrytëziimin e pyjeve dhe territoreve publike nga firmat private, ku ka disa ankande për shfrytëzimin e lëndës drusore dhe ç’është më e habitshmja edhe për manaferrat që janë një prodhim tërësisht i natyrës, boronicat e kërpudhat.

Në listën e ankandeve të publikuara, disa prej tyre janë “anuluar”, por nuk dihet se cila ka qenë arsyeja.

2 komente në “Çudi shqiptare: Në Fushë Arrëz nxirren në ankand… boronicat, manaferrat dhe kërpudhat”

  1. Cthua mo z. gazetar says:

    cka ketu per cudi? a eshte pasuri publike? do te administroje ata qe jane ngarkuar me ligj te administrojne pasurine publike. sipas kesaj logjike edhe uji qe eshte burim natyror nuk ka pse paguhet se eshte pasuri natyrore. hajde palo gazetare hajde. bime si boronica, sherbela etj jane bime qe mbrohem me ligj dhe nuk lejohet mledhja kuturo sic eshte vepruar deri tani.

  2. floriri i Bençes says:

    Kjo eshte poshtersi e komunes, sepse per nje rryshfet (nga firma private), do t’i ktheje njerezit e ketyre zonave ne skllever, qe te punojne per privatin. I bej thirrje popullsise te atyre zonave, qe te vezhdojne t’i shfrytezojne te mirat qe u ka lene ne trashegimi ZOTI, dhe mos e pjerdhin fare administraten komunale 4 vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje