Mund t’i jenë bërë disa muaj në presidencë, por Donald Trump duket se ende nuk mund të shtrëngojë duart siç duhet.
Presidenti i SHBA gjendej në Varshavë për të mbajtur një fjalim përkrah homologut polak, ndërsa ka përjetuar një tjetër moment të sikletshëm. Në fund të fjalimit, ndërsa Zonja e Parë polake kalon përpara tij duke zgjatur dorën, Trump përpiqet ta takojë, por ajo e ka shmangur duke i shtrënguar dorën Melania Trump.
Në pamjet e transmetuara nga mediat botërore, Trump duket disi i habitur me gjestin e Zonjës së Parë polake, ndërsa buzëqesh.
Donald Trump dhe Kornhauser-Duda (Zonja e Parë), patën një shtrëngim duarsh një-sekondësh më pas, ndërsa presidenti amerikan u largua për t’i lënë dy zonjat e para të bisedonin me njëra tjetrën.