Puna e kryer nga Task-Forca e Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizimeve për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, por edhe menaxhimin e situatës në terren, ka sjellë një përmirësimin të situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet, si dhe ndërgjegjësim të qytetarëve për vendosjen e matësve të ujit.
Vetëm ditën e djeshme janë vendosur 211 matës të rinj, duke e çuar në total numrin e matësve të instaluar që nga ditët e para të nisjes së aksionit në 840. Gjithashtu, falë masave të marra nga Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime, të mërkurën janë lidhur 83 kontrata të reja, si dhe janë nënshkruar 45 aktmarrëveshje.
Grupet e shpërndara në terren vijuan punën për marrjen e masave për shkak të thatësirës së zgjatur dhe temperaturave të larta, duke verifikuar 1053 raste, ku në fokus të punës së tyre ishte pikërisht shkëputja e çdo lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm.
Grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, u përqendruan në zonën e Yzberishtit, Babrrusë, Rr. “Dhimitër Kamarda”, Rr. “Ali Demi”, Rr. Kont Urani, Rr. Elbasanit, Rr. “Hoxha Tahsin”, zona e ish-Bllokut, Rr. M.Shyri, Liqeni i thatë, Rr. e Kosovarëve, zona e Qytetit Studenti, ish Parku i Autobusëve, si dhe në linjën e transmetimit DN 700 dhe DN 1000.
Gjatë kontrolleve janë identifikuar dhe shkëputur 99 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 11 gjoba për familjarë dhe 15 të tjera për biznese të ndryshme. Një pjesë e këtyre rasteve janë referuar në organet ligj zbatuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe eliminimit të abuzimeve me ujin e pijshëm nga subjektet private, ku janë marrë të gjitha masat për ndërprerjen e lidhjeve të ujit që përdorej nga lavazhet e makinave apo për ujitje.
Qytetarët kanë në dispozicion dy numra telefoni, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.
Për zonat që janë prekur nga kufizimet me ujë të pijshëm, Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion gjithë flotën e saj me bote për furnizimin e banorëve.
Pse tani u kujtuan per lidhjet e paligjshme? I moren votat… ca uje e ca me drita. Pika qe nuk iu bie dele!
Erion te urojme per punen qe ben dhe qe e fitove prape Tiranen Depozitat qe kemi siper pallateve eshte problem i madh na pikojne catijat leke spaguajne per ti regulluar uji bdrenda depozitave eshte semundje per ne njerezit se si pastrojme dot depozitat prandaj problemi kryesor na sillni ujin Pune te mbare