Lotaria Amerikane/ Ambasada bën një njoftim të rëndësishëm: Detaje mbi përzgjedhjen

6 Korrik 2017, 14:08Sociale TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë një njoftim të rëndësishëm sa i përket Lotarisë Amerikane.

“A e dinit se përzgjedhja për Lotarinë Amerikane bëhet në Shtetet e Bashkuara dhe është krejtësisht e rastësishme?

Kjo do të thotë se askush në Shqipëri nuk mund t’ju garantojë juve se do të përzgjidheni për këtë program.

Kujdes nga mashtrimet! Aplikimi për Lotarinë Amerikane është pa pagesë.

Për më shumë informacion, mund të klikoni këtu: https://al.usembassy.gov/…/…/diversity-visa/beware-of-scams/.

Dhe përgjatë javës, ju lutemi mos hezitoni të na dërgoni të gjitha pyetjet që keni mbi Programin e Lotarisë Amerikane (Vizave të Shumëllojshmërisë)!” njofton ambasada në Facebook.

4 komente në “Lotaria Amerikane/ Ambasada bën një njoftim të rëndësishëm: Detaje mbi përzgjedhjen”

  1. Meri says:

    Nuk me duket shume e rastesishme dhe te jete rastesore, konstatoj se afersisht % e madhe e “fituesave” jane nga Korca!!!! Rastesia i nxjerr fitues uaaaaa.

  2. Sotiri nga Tropoja says:

    Po mire mo, qe llotaria u binte vetem atyre pe Korce e dinim, po yve edhe reklamen e zgjidhni me sfond pe Korce be? Hajde ambasadke, hajde… hajde transparence, hajde. !

  3. enter"" says:

    Blah, blah , blah….boll se na cate trapin me kete llotarine amerikane.
    Ja hoqet Shqiperise gjithe njerezit.
    Boll me!!!

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Hahaha sotiri nga tropoja te lumte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje