Zogu i ndërpret intervistën, reagimi i gazetarit bën xhiron e rrjetit

6 Korrik 2017, 02:23Sociale TEMA

Ky reporter ishte gati për të nisur një intervistë gjatë një transmetimi direkt në television, kur një zog iu ul mbi kokë.

Ngjarja ka ndodhur me një nga gazetarët e televizionit turk “DHA.”

Ai ishte duke bërë hyrjen e një interviste, kur krejt papritur një zog i ulet mbi kokë. Megjithatë, gazetari ka vazhduar të flasë i qetë përpara kameras pa asnjë lloj reagimi, ndërsa gruaja të cilën po përpiqej të intervistonte, mundohet të mbajë të qeshurën.

Nuk dihet nëse gazetari thjesht është përpjekur të ruajë qetësinë përpara kameras, apo nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje