Studimi: Shqiptarët, populli më elegant në rajon

5 Korrik 2017, 11:56Sociale TEMA

Thuajse një e treta e popullsisë së botës është obezë apo mbipeshë. Në këtë panoramë Shqipëria duket se ka përmirësime.

Në vitin 2008-të mbipesha mes shqiptarëve ishte në shifrat 21.3 %, ndërsa vit pas viti ndoshta dhe për shkak të fushatave të ndërgjegjësimit shqiptarët janë më pak të prekur nga obeziteti pasi sot numërohet vetëm 18.1% e popullatës, raporton AFP.al.

Në botë, shtetet me obezitet më të lartë janë Katari, Kuvajti, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, që e kanë indeksin e obezitetit 35-40%.

Në vendet me stil të ngjashëm ushqyerje me ne, më të shëndoshët janë në Turqia (29.4%), Bullgaria (25.6%), Kroacia (25.6%) , Greqia (25.10%), Mali i Zi (21.40%), Serbia (20.80%), Bosnjë dhe Hercegovina (19.20%), Shqipëria (18.10%).

Shtetet, popullsia e të cilëve është ndër më elegantet në botë janë kryesisht në Azi, si Japonia, që ka vetëm 3.5% të popullsisë obeze, Vietnami (3.50%) Koreja e Veriut (2.5%), Afganistani (2.4%) etj. Shteti më elegant në botë është ishulli i Limorit Lindor, afër Australisë, ku vetëm 1.8% e njerëzve janë obezë.

Obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Nga viti 1980, mbipesha tek njerëzit ka marrë përmasa të frikshme.

Vitet e fundit  mbipesha preku afërsisht 2.2 miliardë njerëz, e barasvlershme me 30% të popullsisë botërore, sipas studimit të CIA World Fact Book.

Dieta e varfër dhe jeta sedentare janë shkaktarët kryesorë të numrit në rritje të njerëzve mbipeshë, thonë ekspertët.

2 komente në “Studimi: Shqiptarët, populli më elegant në rajon”

  1. AZ... says:

    Bravo i qofte edvin kristaq rames tha do i bej. elegante dhe e realizoj uroj qe ta kaloje dhe kampionin HOXHA

  2. papa tfgs1 pousti says:

    Hahahaha do ta kete bere ndonje albanez kete studim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje