Kontrolli për ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin elektrik, Task Force e OSHEE aksion në Shkodër, Burrel dhe Tiranë

7 Korrik 2017, 12:08Sociale TEMA
Kontrolli për ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin elektrik, Task

Grupet e Task Forces në drejtoritë rajonale Shkodër, Burrel dhe Tiranë janë duke ushtruar kontrolle në lidhje me ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike të subjekteve private dhe familjare.

Në Tiranë, kontrollet jane fokusuar në aksin Vaqarr-Pezë-Ndroq, si dhe Qesarak, Sauk dhe në zonën e Kamzës dhe Laprakës.

Si rezultat I këtij aksioni në te trija rajonet e lartpërmendura, janë shoqëruar në polici 5 shtetas, tre prej tyre biznesmenë (3 në Shkodër, 1 në Mirditë dhe 1 shtetas në Tiranë).

Më herët, gjatë 24 orëve të fundit, në Fier janë shoqëruar në polici 4 abonentë, për vjedhje të energjise elektrike.

Kryesisht, mekanizmi i përdorur është ndërhyrja në matës, duke ulur abuzivisht konsumin.

Aksioni vijon në të gjithë vendin ku priten të tjera arrestime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje