Parkimet në Tiranë: Pullat e rezidentit do të jepen falas deri në dhjetor

7 Korrik 2017, 20:36Sociale TEMA

Edhe pse mund të gjesh bosh një vend parkimi të vijëzuar me vijat e bardha pranë banesës tuaj, nëse nuk jeni të pajisur me kartën e rezidentit, rrezikoni të gjobiteni nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë.

Pulla e rezidentit ju jep mundësinë që të parkoni në vendet e dedikuara në Tiranë për banorët të cilat nuk ju duhet të paguani asgjë në këmbim. Zona 4 e kryeqytetit që është edhe qendra e Tiranës ka përfunduar me shpërndarjen e kësaj karte ndërkohë që administrata e Tirana parking po fokusohet tek zona 1 që përfshin Bulevardin Zogu i Parë rrugën e Durrësit dhe të tjera.

“Ky është një projekt që ka një prioritet, ka filluar 3 muajt e fundit të përshkallëzohet shpërndarja e pullave të rezidentit. Jemi duke shtrirë dhe përfunduar pajisjen me pullën e rezidentit për të gjithë banorët e Zonës 4 dhe ka filluar shtrirja ne zonën 1, konkretisht kemi në fazë pilot blloku tek “Kafe Flora” ku janë banorët janë pajisur me 300 karta rezidenti. Për zonën 1 duke qenë se është një nga zonat më të mëdha të Tiranës, për momentin jemi duke i pajisur banorët me vërtetim i cili është i brasavlefshëm me pullën e rezidentit.”, deklaroi për News 24 drejtoresha e Tirana parking, Egla Zere.

Çfarë përfitimesh ka një banorë që pajiset me kartën e rezidentit?

“Nëse ju jeni rezident i zonës 1 keni të drejtë të parkoni brenda hapësirave publike në ¼ e qytetit të Tiranës” theksoi Zere.

Po sa kushton pajisja me këtë pullë dhe çfarë dokumentesh duhet të paraqisni në drejtorinë e Tirana parking?

“Karta e rezidentit është falas, të paktën deri ne fund të vitit ajo do të jetë falas. Për të përfituar pullën e rezidentit çdo qytetar duhet të paraqesë 3 dokumente; Një vërtetim banore lagje, certifikatë familjare dhe lejen e qarkullimit të mjetit.”, pohoi ajo.

Ndërkohë që për qytetarët që duhet të parkojnë me pagesë automjetet e tyre në qendrën e Tiranës kjo drejtori e bashkisë ka filluar negociatat me operatorët e telefonisë që parkimi me mesazh të jetë i mundur edhe nga abonentët që kanë ofertat mujore në telefonat celularë.

“Jemi në proces e sipër dhe shpresoj se do të marrim një dritë jeshile për ta pasur sa më të thjeshtë këtë shërbim për qytetarët e Tiranës”, tha Zere.

Modernizmi i këtij shërbimi synon edhe largimin e operatorëve të terrenit që japin bileta dore për parkimin me pagesë dhe cilësimin e tyre inspektorë të kontrollit të automjeteve që do të kontrollojnë online automjetet që kanë paguar me sms për vendparkimin që kanë zënë por edhe makinetat elektronike ne rruge.

Për të gjetur qetësinë dhe shmangur gjobat e padëshiruara në makinat tuaja gjatë ditës në Tiranë, bëni kujdes kur parkoni në parkimet të kufizuara me vijat e bardha pasi ato janë për banorët e zonës. Tirana parking prej 3 muajsh ka përfunduar së pajisuri me kartat e rezidentit zonën qendrore të Tiranës ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve të zonave të tjera të aplikojnë pranë drejtorisë së këtij institucioni. Menaxhimi i parkimit me pagesë po sjell të tjera risi ku përveç parkimit me një mesazh telefonik shpejt pritet të vendosen edhe makineta elektronike.

6 komente në “Parkimet në Tiranë: Pullat e rezidentit do të jepen falas deri në dhjetor”

    1. lloqelloqe says:

      kafshe – njesoj si ne komunizem qe ju merrnin pronen dhe i gezoheshit kooperatives. Si qenka bukur kur kufizohesh? Makinen per ta mbajt para shtepise e ke? Shtetet qe kane modelin e parkimit/rezidentit kane 100% vende parkimi te garantuara per 100% te rezidenteve, ndryshe sistemi eshte mashtrim. E dyta vendet me model parkimi/rezident kane pervec parkimit per rezidentet edhe vende pa pagese per vizitore, psh 10% te totalit. Kur ty te vjen nje mik nga berati apo shkodra ne shtepine tende nese eshte vizitor ka vendin e parkimit si vizitor. Dhe vetem kur nje qytet mundet ti garantoj keto lloj parkimesh atehere mund te kerkoje pagese per vendet publike.
      E treta une i paguaj taksat qytetit tim jo lagjes sime, por lagjet nuk jane njesoj. Ca me rruge e ca pa rruge. Ca me parkime e ca pa parkime. Ca lesh rezidenti fiton nje lagje qe nuk ka asnje hapsire parkimi. Nuk ka pse te quhem jo rezident ne qytetin tim. Ky eshte absurdi i arrogances kur dy 23 vjecar, tre 30 vjecare qe kane mbaruar per letersi e juridik behen bashke dhe duan te drejtojne nje qytet gati 1 milionesh. Ne vend qe te punesojne specialiste urbaniste me 20-30 vjet eksperience, bejne nje mbledhje mengjesi dhe marrin vendime pa asnje thellesi profesionale. Ju pallofte jo vetem kjo qeveri por cdo qeveri ne 1 mije vjetet qe vijne o popull mjeran qe do vetem hurin ne bythe.

  1. asd says:

    E filloi lemshin edhe Erioni. Bashkia ia ka me hile qytetareve, sepse deri ne dhjetor karta qenka falas. Po me pas ? Kjo eshte sa te genjeje njerezit qe te mos protestojne. Shume shpejt, edhe residentet do te paguajne qe cke me ate pune.

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      o asd e thjeshte fare…neqoftese banoret e qendres i pagujne bashkise te gjitha taksat…bashkia ka detyrimin cdo banusi te kete vend parkimi…cdo apartament dy vende parkimi te detyrushem……..dun me ju vjedh..shkerdheini nonen bohuni i dore e mire banuesish e hudheni ne gjygj bashkine..mos paguni asedhe nji lek..se jane banusit me te drejte

  2. Tarrasi says:

    Kjo eshte grabitje ne mes te dites e qytetareve te Tirones nga Bashkia Qelbesire e Qytetit te Tiranes.

  3. Ne rrugët i duam qyl. Nuk duam të paguajmë parkim po dhe duam rrugë të shtruara me magji. I kam bo unë llogaritë. Magjia të mbaron punë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje