Bushati pret homologen bullgare në Tiranë: Reforma në drejtësi ka dhënë impakt, do të punojmë me ju për të hapur negociatat

26 Korrik 2017, 15:58Politika TEMA

Në vitin 2018 Bullgaria do të kryesojë Presidencën e Bashkimit Europian dhe një prej prioriteteve të saj është zgjerimi i unionit duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në  këtë drejtim Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati gjatë një konference me homologen bullgare theksoi nevojën për intensifikimin e mardhënieve dy palshe.

Nga ana tjetër diplomatja bullgare inkurajoi vijimin e reformave e sidomos ate në sistemin gjyqësor.

Bullgaria është një prej shteteve që mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Në vitin 2018 ajo do të kryesoje presidencën e BE dhe Ministri i Jashtëm Dimtir Bushati e shikon me rëndësi intensifikimin e marrëdhënieve me Bullgarinë. Deklarata u bë gjatë konferencës së përbashkët me Zvëndëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtëme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Prioritetet e presidencës bullgare janë të rëndësishme për procesin e zgjerimit dhe për Ballkanin Perëndimor si një vend në Ballkan dhe fqinjë në ditë të mira dhe të vështira të Ballkanit Perëndimor. Mes Shqiëprisë dhe Bullgarisë ka një bashkëpunim të mirë në NATO dhe bashkëpunim në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm,” tha Bushati.

Diplomatja bullgare inkurajoi qeverinë shqiptare që të vijojë reformën në drejtësi dhe reformat e tjera shtetformuese, si e vetmja rrugë për anëtarsimin në BE

Përshëndesim përpjekjet për reformën në sistemin gjyqësor dhe luftën kundër krimit të organizuar. Jam e bindur se në fund të vitit do të tregoni përparim në mënyrë që më pas në kohën e Kryesisë së Bullgarisë në BE ne të punojmë me ju mbi këtë cështje, dhe të marrim një vendim politik për hapjen e procesit të negocimit,” u shpreh Ekaterian Zaharieva.

Më herët Zëvendëskryeministrja për Reformën Gjyqësore dhe Ministrja e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterian Zaharieva, zhvilloi një takim me Presidentin e ri Ilir Meta, të cilët ndanë pikëpamje të njëjta mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe implementimin e saj si një hap i rëndësishëm drej forcimit të institucioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje