Votimi i çmimit të ujit, LSI përjashton këshilltarët e saj: Distancohemi nga qëndrimi korruptiv i tyre

27 Korrik 2017, 14:34Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim është distancuar nga votimi i çmimit të ujit në Bashkinë e Tiranës prej këshilltarëve të saj.

Përmes një deklarate për media, ata e kanë konsideruar këtë votim në kundërshti me vendimin e forcës politike që përfaqësojnë.

Për pasojë, LSI ka përjashtuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë dy këshilltarët Agim Kraja dhe Genta Mezini që votuan pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Koordinatorja Erjona Bixha doli sot para mediave për të dhënë lajmin.

“Në koherencë të plotë me qëndrimin politik të LSI-së vendosim të përjashtojmë nga grupi i këshilltarëve bashkiakë Genta Mezinin dhe Agim Krajën për shkelje të statutit. Qëndrimi dhe votimi i tyre ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka qenë individual dhe i shtyrë nga interesat korruptive.

Ajo tha se LSI distancohet nga qëndrimi i dy këshilltarëve që votuan në kundërshtim me vendimin politik të kësaj force. Bixha premtoi se LSI ka një mision në shërbim të qytetarëve.

“Distancohemi qartë dhe prerë nga qëndrimi korruptiv i këshilltarëve Mezini dhe Kraja.

Votimi i tyre ka qenë në kundërshtim me vendimin politik të LSI. Genta Mezini dhe Agim Kraja nuk përfaqësojnë LSI. Opozita ka një mision në shërbim të qytetarëve”, deklaroi koordinatorja e LSI-së.

6 komente në “Votimi i çmimit të ujit, LSI përjashton këshilltarët e saj: Distancohemi nga qëndrimi korruptiv i tyre”

  1. analisti says:

    ju kujtohet filmi Njeriu me Top. Plakut Mere filluan ti iknin djemte per tu bashkuar me cetat partizane. keshtu dhe plakut Ilir Mere sapo doli ne opozite filluan ti ikin. prit se nuk keni pare gje akoma.

  2. Dorina says:

    E dini qe qytetaret dhe fshataret duan qe LSI te zhdujet fate se eshte partiame e ndyre? Nuk ka nevoje qe te hiqeni sikur u dhemb shpirti per popullin. Hipokrizi nga ana juaj.

  3. Fieri says:

    Ky eshte nje turp. Ne radhe te pare keshilltaret nuk jane kukulla . Keshilltaret ,ashtu si deputetet jane perfaqesues te nje komuniteti e flasin ne emer te tyre. Pse u dashka qe patjeter ti binden uredhrit te kryetarit te partise? A jemi ne qe shpesh here kemi thene e jemi tallur se anetaret e keshillit popullor ,apo deputetet e kuvendit ne kohen e PP SH ishin vetem sa ngrinin e ulnin doren e nuk i pyeste njeri vetem te vepronin verberishte si u thoshte partia? Po sot a nuk qenka e njejta metode? A kane pvarsi keshilltaret apo deputetet. Te perjashtohesh se ke vepruar ne kundershtim me deshiren e kryetarit ?

  4. Angjelini says:

    LSI + Monika + Meta = Kriminel dhe Hajdut. Ju mendoni per bllokun e Ilir hajdutit o mbetje septike.

  5. sali says:

    Kjo parti familjare eshte fatekqesija e fundit qe duhet ti largohet shqiperise.Uroj sa me shpejt

  6. Gjini says:

    Ta mbajë Monika Kokë-Madhi për lines atë “misionin” që na paskan për popullin. Pirdhuni, qelbësira. Mirë e tha komentuesi: s’keni pa gjo akoma, mi Monikë. Po vjen vjeshta, do bien fiqtë nga degët. Do rrëzohet ene “Faja” pri fikut. Ah sa kemi qejf t’ju shofim buzë e hundë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje