Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ndryshe në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun” në IN TV ku ka zbuluar pjesë nga jeta e tij private.
Gjatë intevistës Rama ka zbuluar se kur do t’i marrë pushimet për këtë verë.
Mesa duket Rama po i qëndron besnik fjalës së tij se pushimet do t’i kalonte në Shqipëri dhe kështu kryeministri ka zgjedhur Dhërmiun.
Këngët që ju kanë lënë mbresa?
Unë dëgjoj muzikë klasike dhe jam i vjetër për shijet e muzikës. Si psh Jazzi dhe The Beatles.
Ju mungon periudha e kohes që kalonit në Paris?
Jo nuk më mungon asgjë nga ato që kam bërë, por nga ato që nuk kam bërë.
Ku do i kaloni pushimet?
Në Dhërmi. Do i marr në 1 gusht.