Serbia pret “Ballistin”, Vuçiç: Kemi bërë veprimet e duhura

31 Korrik 2017, 20:11Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës. Pas shkrimeve të shumta në media, reagimi i parë ka ardhur nga vetë presidenti, i cili thotë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij.

“Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiç.

“Ballisti” quhet huligani shqiptare dhe konsiderohet fajtor për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Shtypi serb thotë se Morinën e pret burgu për shkak të veprës së nxitjes së urrejtjes fetare dhe urrejtjes mes kombeve.

Nuk dihet se kur është ngritur akuza ndaj tij dhe mediat thonë se vëllai i Morinës ka kërcënuar nëse do të vijë deri tek ekstradimi.

James Montague, gazetari që shkruajti i pari në “The New York Times” për “Ballistin”, e ka takuar javën e kaluar në burgun e Dubrovnikut. Ai thotë se edhe Kroacia ndodhet mes dy zjarreve. Për britanikun tensionet në ndeshje janë të zakonshme, por Ballkani i jep dimension tjetër.

“Mezi e kam njohur pasi i kishte flokët dhe mjekrën të prera. Duket qartë se është i brengosur dhe i frikësuar jo vetëm për ekstradimin, por edhe për të ardhmen e tij, pasi ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe duket se ka frikë për jetën e tij dhe të familjes”, shprehet James Montague, gazetar.

Rastin kundër Morinës në Serbi e ka ngritur Prokuroria e Lartë, kurse ekstradimin e ka kërkuar Ministria e Drejtësisë serbe.

5 komente në “Serbia pret “Ballistin”, Vuçiç: Kemi bërë veprimet e duhura”

  1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    ne burg ballisti qe futi ne sherr dy shtete gjitone qe pretendojne te futen ne BE…..!!!
    po ka fe e bes suniti,akoma luan ”autochtonus” kur gjithe bota i njef per njethundrake arabe……………….

  2. BB says:

    Nqs Morina ekstradohet ne Serbi, per nje gje te jene te sigurte serbet: Morina fiton kauzen e tij si hero ne zemrat e gjithe shqiptareve, keshtu qe bejne mire te mos luajne me zjarrin nqs do tu duhej te duken “te moderuar” ne syte e botes .

  3. Gjergj Kastriot Islami says:

    Po merni masat ju se ne fund kane per t ju ekstraduar kete timin

  4. A says:

    Do ti hanë carin, shkijet e mutit. Bashkë me grekët e bullgarët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje