Serbët, të “dashuruar” me Shqipërinë. Mësyjnë Durrësin si kurrë më parë

16 Gusht 2017, 17:05Turizëm TEMA

Numri i turistëve serbë që kanë vendosur të kalojnë pushimet e tyre në bregdetin shqiptar gjatë viteve të fundit po vjen gjithnjë e në rritje. Sipas vlerësimeve të agjencive turistike nga Bujanoci dhe Presheva, interesi më i madh për pushuesit serbë ishte Durrësi.

Duket se janë thyer “kufijtë e akullt” mes dy vendeve, teksa mediat serbe raportojnë se pushuesit nga vendi i tyre jo vetëm janë të kënaqur me çmimet e lira në Shqipëri edhe se numri i vizitoreve po vjen në rritje.

Kastriot Jakupi, drejtuesi i agjencisë turistike “Globi taravel” nga Bujanoci, shpjegon se turistët serbë më së shumti kanë shkuar në Durrës, “ku një strehim i plotë me gjashtë netë dhe shpenzimet e transportit kushtojnë 180 euro.”

– “Me kënaqësi mund të them se numri i turistëve serbë që udhëtuan në Shqipëri ishte 35 për qind më i lartë se vitin e kaluar dhe askush nuk kishte ndonjë kundërshtim ndaj aranzhimeve. Shumë prej tyre erdhën me makinat e tyre ose u organizuan nga Gjilani, – tha Jakupi.

Vendi më ekskluziv për të kaluar verën është Saranda ku çmimi për strehim të plotë dhe transport për gjashtë netë varion nga 275 euro në korrik në 225 euro në pjesën e parë të shtatorit.

“Qytetet e Vlorës, Velipojës dhe Shëngjinit  dhe plazhet ende në zhvillim, si Jala dhe Spilleja, janë gjithashtu tërheqëse. Nga viti në vit Shqipëria po investon gjithnjë e më shumë në turizmin bregdetar, prandaj interesimi po rritet dhe çmimet janë mjaft të volitshme për standardin e turistëve serbë nga jugu i Serbisë. Kuzhina mesdhetare por edhe ushqimi italian është i popullarizuar me specialitetet që gatuajnë mjeshtërit lokalë duke punuar në restorante në Itali, – tha ai.

Ai shton se krahasuar me Greqinë, çmimet në restorante janë 30 për qind më të lira.

Çmimi i biletës nga Gjilani është 20 euro për në Durrës dhe 25 euro për Sarandën. Shumica e turistëve erdhën nga Rumania, Gjermania dhe Franca këtë vit.

Miodrag Stojkoviç nga Vlladicin Han shkon në Shqipëri prej disa vjetësh me familjen e tij dhe përshtypja është se shqiptarët po bëjnë hapa të mëdha, në arritjen e standardeve evropiane.

“Plazhet janë të pastra dhe të dekoruara mirë, priten sjellshëm të gjithë mysafirët. Ata veçanërisht admirojnë turistët nga Serbia, nuk u interesojnë çështjet politike, por përpiqen të jenë vazhdimisht në shërbim të tyre. Komunikimi është i mirë në anglisht, edhe pse shumë prej tyre kuptojnë gjuhën italiane dhe serbe. Disa hotele të reja hapen çdo vit, – shpjegon Stojkoviç për Danasin.

Ai shton se çmimet e birrës në një restorant varen nga lloji, nga 1.5 euro në 2 euro. Kafja në plazh është 1 euro, çmimet e akomodimit privat janë 17 deri 25 euro në një dhomë me dy krevate.

8 komente në “Serbët, të “dashuruar” me Shqipërinë. Mësyjnë Durrësin si kurrë më parë”

  1. Edkari says:

    Gazeta TEMA dhe pronari saj Z Mero Baze punojne pa u lodhur nate e dite
    si sherbetor te armiqve tane.
    Ne kete artikull duken qarte deshirat e rilindura te nacionalisteve serbe
    qe gjithnje kane patur ne sherbim te tyre njerez si batakçinjte qe permenda
    ne krye te komentit.
    Ne luften e pare boterore serbet ja “mesyne”Durresit dhe e therrisnin Draç
    po brenda pak oreve u kapen si rober lufte dhe te mos ishin austriaket te
    gjithe serbet do vareshin me koke poshte ashtu si e meritojne ata bashke me
    sherbetoret e tyre.

  2. Albert New York says:

    Jo nuk u dashuruan po u dhuruat motrat
    I martuat me pleq kriminel lufte
    Ata vin te miqt qe kan ne Shqiperi
    Tani dragishat stanishat mutishat ju vin ne visit
    Ah shqjperi shqiperi te pafsha ne gjak te mbuluar

    1. demokrati says:

      U shofte fara jote o krimb.

  3. kosovari says:

    serbe nga medvegja dhe bujanovci ????

  4. Arber says:

    Albert Mahmuti, te ishte lajmi se kane ardhur turiste turq apo arabe, do te te behej qejfi. Por ne jemi ketu, edhe fqinjet nuk i nderrojme dot, ndaj do jetojme prane pergjithnje. Ti, se nuk i duroje dot fqinjet serbe e greke, vajte ne USA? Te rrije ketu e te “luftoje”(!). Po ik o gomar, marton motrat me afroamerikanet e zinj buzetrashe dhe na shkruan dengla ketu.

  5. sapa says:

    Shqiptare te Bujanovcit dhe Presheves!Sigurisht me pasaporte serbe!

  6. gurbetcari says:

    Fatkeqesisht Shqipetaret e Shqiperise kur nje Serb ju ben nje kompliment edhe pse eshte fallco atyre ju duket sikur Zoti ju ka fol. Eshte per tu cuditur se si Shqipetaret nga Shqiperia jane shume shume inferior ndaj Serbve, Grekeve e te tjereve, e sidomos ndaj Serbve. Ndersa ne anen tjeter autobuset e Kosoves i largonin. Ata harrojne sa te mira materiale kan marre nga Kosovaret prej 1990 deri me sot, dhe akoma vazhdojne te marrin nga Shqipetaret jashte Shqiperise zyrtare. Serbet kan ardhe ne Shqiperi sepse cmimet jane shume te uleta ne krahasim me Greqin, Kroacin e Malin e Zi, cmimet jane te uleta, ose falas kur gjejne ndonje Shqipetare per nevojat e tyre seksuale. Kur nje Serb ja pallon nje Shqipetareje ata e quajn sukses, bile edhe nder i madh, dhe pastaj thone po jo Serbet qenkan me kulture, dhe qenkan njerez te mire. Vetem shifi vajzat e reja te Shqiperise per 1000 euro shiten si bagetia ne fshatrat e Serbis edhe ate per burra pleq. Zgjohuni o Shqipetar, mos te ishte Kosova dhe Shqipetaret jasht Shqiperise per gjith keto vite, sot ne Shqiperi gjuha Serbe do ishte gjuhe zyrtare primare dhe gjuha Shqipe do ishte gjuhe e dores e dyte. Mesoni prej fatkeqesis se Shqipetareve te Kosoves, Maqedonis, Malit te Zi, e Presheves. Jane te njejtit Serb si para 100 viteve si sot, i veto nfryshim eshte se sot me lufte at a nuk kan mundesi per shkak te NATOS dhe Europes, se perndryshe, lajmet sot ne TV tuaja do i degjonit ne gjuhen Serbe!

  7. Albo4Life says:

    Ata jane Serbe me emrin Hasan e Xhelil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje