Letër publike kryetarit të PD: Lulzim mos u bëj më qesharak se kaq

18 Gusht 2017, 18:16Politika TEMA

Nga Elvi Fundo

I nderuar Lulzim,

Sot, me një mesazh publik, ke bërë një reagim në lidhje me zgjedhjet. Një reagim me dhjetë fjali, pasi pjesa tjetër duket të jetë vazhdim i marrëveshjes tënde me Edi Ramën. Një reagim, që të çon përtej asaj që quhet qesharake dhe për këtë po të rendis me radhë faktet një e nga një për të kërkuar që në rast se të ka ngelur një fije burrërie, qytetarie dhe kulture të mos bëhesh më shumë qesharak, se sa më shumë të të qeshin njerëzit, aq më keq ndjehen demokratët, të cilët janë të fyer dhe të tradhtuar në fakt prej teje z. Basha.

Unë në fakt jam nga ata individë që nuk kanë frikë ta deklarojnë votën. Kam votuar për PD që ditën e parë kur m’u dha e drejta e votës dhe prandaj po t’i shkruaj këto rreshta, që të kuptosh se sa keq ndjehen ata që thelbin e tyre e kanë të djathtë, por janë të tradhtuar prej teje dhe asaj që bëre ti këto katër vite. Në garën në PD, unë kam qenë kundër teje, sepse isha i bindur që ti do dështoje. Këtë herë jo, e kam fjalën për garën e vitit 2013, atëherë kur kish garë, të cilën ti e fitove me urdhër të Sali Berishës dhe atëherë kur kish garë të vërtetë votuan 40 mijë demokratë. Sot, sipas teje, kur s’kish garë dhe kishe një “Maqo” përballë votuan rreth 60 mijë demokratë.

Sa turp! Manipulove votat e demokratëve!
Por le të kthehem te qëndrimi yt i sotëm. Fole për një raport, që nuk i duhet dhe nuk i vlen askujt. Nuk është as fakt, as provë, në rast se do t’i kishe, këto dy muaj duhet t’i kishe publikuar. Thua se vota u ble me para dhe favore, u kërcënuan me dhunë fizike dhe u manipulua numërimi. Që vota mund të blihet me para dhe që kjo ka ndodhur nuk ka asnjë dyshim, por PD dhe ti personalisht kishit për detyrë të denonconit publikisht, por nga ana tjetër kishe ministrin e Brendshëm dhe gati gjysmën e qeverisë për ta bërë atë që pretendon.

Thua u manipulua numërimi i votave. Shqiptarët e kanë parë live në të gjitha mediat, procesi ka qenë më transparent se kurrë. Nuk duket një gjurmë incidenti në asnjë GNV. Thua ministrat teknikë u sabotuan. Deri dje asnjë nga ata që u largua nuk ka folur njëherë të vetme se është sabotuar.

Përkundrazi, ministri më i rëndësishëm, ai i Brendshëm, Dritan Demiraj, falënderoi policinë për punën dhe rezultatet e shkëlqyera.

Nxjerr një listë të gjatë justifikimesh për të shpresuar se me këtë raport do të kapërcesh lumin, të cilin nuk e kalon dot, pasi po të mbyt. Ishte lumë i rrëmbyeshëm dhe ti e dije, prandaj hyre në çadër dhe më pas tradhtove ata që të mbështetën, shkove dhe hyre në “shtratin” e Edi Ramës. Më pas, bërë një fushatë më shumë kundër Ilir Metës, derisa në fund ta tërhoqi veshin Berisha dhe u kujtove se kundërshtari ishte Edi Rama. Humbe më 25 qershor, sepse iu dhe shqiptarëve një listë të turpshme, ku brenda gjen ish-sigurimsë, njerëz të korruptuar, kllouna e palaço të gjithëfarllojshëm. Humbe me turp, qëndron pa lavdi.

Humbe, nuk denoncove në asnjë çast, në asnjë ditë, në asnjë rast, procesin e votimit apo procesin e numërimit. Më pas, për gati dy muaj tani, nuk çove asnjë ankimim dhe asnjë denoncim në KQZ, nuk bëre asnjë ankimim apo denoncim në Prokurori apo Polici, nuk çove asnjë ankimim në Kolegj Zgjedhor. KQZ çertifikoi zgjedhjet 7 me 0, votim unanim, ku morën pjesë dhe përfaqësuesit e opozitës.

Shpike një raport, i vure ministrat e tu teknikë të shkruanin disa rreshta për të të shpëtuar nga rrjedha e lumit që të ka marrë, sepse ti deliron shumë dhe punon pak, kujton se mund të gënjesh, ashtu siç gënjen çdo ditë demokratët në zyrën tënde. Por, këto zor se ti beson më kush, në thelb ke gënjeshtrën dhe të pavërtetën dhe nuk ke punën, parimet dhe vlerat. Ke humbur kur kishe gjysmën e qeverisë, tani kërkon të justifikohesh, ndërkohë që gati një muaj pasi humbe zgjedhjet parlamentare, turpësisht manipulove votimin me “Maqon” tënd në PD.

E të gjitha këto që të thashë më lart janë shumë serioze, megjithëse ti je bërë shumë qesharak, por mos u bëj akoma më shumë. Nuk mund të gënjesh dot më jo demokratët, por as Papin dhe Benin, rojet e PD. Të jesh i bindur se dhe shumë nga ata që ke deputetë në listën, që e quajte listë besnike, nuk të duan, thonë se je mashtrues, i pabesë, i paaftë, gjumash. Faktikisht, disa thonë se je dhe i paburrë, i ke brenda në grupin parlamentar, nga i pari tek i fundit. E për të gjitha sa thashë më lart e çfarë përsërita, ndale vrullin e akteve dhe veprimeve të tua qesharake.

Ndalu dhe mendo njëherë për qindra e mijëra demokratë, mos e mbaj mendjen vetëm te kunati dhe si të pasurosh familjen, mos e mbaj mendjen dhe mos rri peng në politikë i veprimeve të servirura nga oborri i shtëpisë. Ata nuk janë politikanë. Ndoshta ti i do shumë dhe kjo është zgjedhja jote, një zgjedhje shumë e mirë në fakt, por kjo s’të bën politikan më të mirë, sepse fatkeqësisht je bërë aq qesharak, sa dhe ata ndoshta nuk të marrin seriozisht. Je bërë i tillë prej kohësh me aktet dhe veprime e tua, të cilat fatkeqësisht me këtë të sotmen mund të themi se ishte komedia më qesharake politike e 27 viteve histori të demokracisë shqiptare.

Ti mund të bëhesh qesharak për veten tënde sa të duash, por mundësisht ndalu, megjithëse ndoshta mund të mos e kesh nën kontroll. Jo për veten tënde, por për ata qindra e mijëra demokratë, që nuk të duan ty, por duan atë sigël dhe atë logo që ti ua zhduke në fushatë, ata që të braktisën dhe nuk erdhën të të votonin, të cilët të kanë dhënë një leksion mjaft të fortë, por ndoshta s’e ke kuptuar ende. 25 qershori dhe 22 korriku ishin mesazhet e demokratëve për ty, për paaftësinë tënde dhe në vend që ti të reflektoje, ti u bëre qeshrak dhe nuk po ndalesh, nuk po ndalesh, sepse ke një marrëveshje me Edi Ramën. Ndoshta tek ai shikon shpresat dhe shpëtimin tënd dhe të ardhmen tënde politike. E nëse ai është problemi kryesor për shqiptarët, ti je problemi i dytë më i madh i tyre. Fatkeqësisht, duke e ditur paaftësinë tënde, edhe ai ka investuar që ti të bëhesh më qesharak se kurrë.

Ndoshta tani do vendosësh call center të shajë, të shkruajë, të shpifë për këdo që ta thotë të vërtetën publikisht, por do bëje mirë që të lexoje mesazhet e demokratëve dhe shqiptarëve më 25 qershor dhe 22 korrik. Merri si mesazhe të pjekura dhe me vlera politike, mos i lexo si inate personale. Vlerësoji, mos u bëj qesharak, qoftë edhe nga inati. Kaq qesharak sa je bërë, ti nuk vlen Lulzim!

14 komente në “Letër publike kryetarit të PD: Lulzim mos u bëj më qesharak se kaq”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mesazhi me me dinjitet, eshte, “humbja” dihej, ajo nuk i takon vetem Lulit !
    Ashtu si ne sport fajet e humbjes i ka trajneri.
    Basha nuk ka aftesi,per te drejtuar PD, pa ndihmen e Berishes dhe akrobacite e Metes.
    Ngrirja e tij ishte manipulimi,heshtja e demokrateve ishte shkaterimi !

  2. Divorci i pederave eshte me pran se kurr .
    lylzimja na doli ashtu (…..) pa koce ,pra nuk asht burr
    e salia s’knoqet vetem me e pshurr !
    kryeputana e shpalls e do te dhunshem si DRU ,
    me i shperthy gurrmazin ,me ja zhbjellu .Or tej .

  3. artan says:

    Dhe une jam votuese e PD-se dhe I kam ndjekur nga afer keto konfliktet Brenda Partise. Kritikave per aftesine, punen dhe resultatet e Bashes nuk I heq asnje pike. Por, Bashen e keni pase te sigurimit qe kalama, Bashen e keni pasur maskara qe vraponte pas lekeve dhe qe ka blere shtepi qindar mijra euro duke genjyer dhe noterin holandez qe student, dhe se fundi Bashen e keni pasur nje perkthyes te rendomte qe ju qepej te huajve ne UNMIK ti jepnin ndonje cope shtese qe pa u future ne PD. Prandaj, se si erdhi Basha dhe nga maskara byth..lepires u be intellectual democrat dhe korri te gjitha ministrite e rendesishme pa asnje kontribut professional, partiak apo personal eshte problemi me I madh I PD.

    Qeshtja e kritikeve eshte se ju I bini samarit dhe harroni ‘hallin e madh’ qe eshte: vendimet ne PD ka kohe qe I merr Argita Berisha, dhe Basha eshte futur puke per ti sherbyer familjes. Basha nderkohe I sherben vetes, por ai eshte I mbrojturi dhe vegla e Sales-zenith-argites por te ishte vetem kaq prape do ishte mire. halli eshte qe PD-ne e ka pastruar nga demokratet e vertete shume para Argites, komunisti I karrieres qe ju ka kapur partine qe ne oret e para. Prandaj, keto kritikat tuaja jane thjesht fjale qe sbejne pune se partine e ka marre lumi dhe eshte bere nje koshere horrash, ish-sigurimshash, te korruptuarish dhe te paaftesh me kohe e me vakt.

    Tani ju kane mbetur vetem llafet qe ne kemi sjelle demokracine. ne fakt demokracine e kane sjelle ato njerezit e ndershem qe prej kohesh nuk kane me vend ne partine tuaj. Ju keni sjelle shkaterrimin dhe kapjen e institucioneve, horrat, vjedhjen e zgjedhjeve, sigurimsat qe rrine gati per urdhrat e berishes ke te rrahin e vrasin, dhe korrupsionin e tejskajshem. ju jeni pergjegjes qe nepermjet kontrollit te presidences e keni shnderruar drejtesine ne nje sistem qe vjedh cdo dite dhe mbron familjen, liderat dhe maskarenjte qe keni ne top.a

  4. Sela says:

    Sela
    O “letra pasimiste…” Me pare meso te shkruash e te lidhesh fjalite,qe te dale kuptimi i mendimit tend,dhe pastaj shkruaj.

    1. Sela,
      OOOO ceeere thu maj ti ?
      S’te pelqeu fare .
      haha .scusi
      malokshe nuk shkruaj dot ,
      vallaj bilaj
      or taj

  5. Peço says:

    Këto janë thjesht vetëm llafe, ushqim për dërrat. I vetmi që e goditi burrërisht Bashën, ishte ai që ti e quan “Maqo”, Eduard Selami. Në demokraci kjo është forma e vetme e luftës politike, arritja e cdo rezultati me votë. Basha bëri atë që nuk ka burrë ta bëjë brënda familjes politike, vodhi haptas votat, diçka për të cilën qëndroi në çadër dhe e kërkonte nga kundërshtarëtpolitik. Një hipokrizi të tillë kaq flagrante nuk ka kandar ta ngrejë. Eduardi e hapi rrugën, ju tregoi me fakte demokratëve se kush i drejton. Dhe e bëri i vetëm, ashtu siç luftojnë njerzit që kanë nder. Nuk u përkrah nga askush ju bajgat që vetëm bla-bla-bla dini të bëni.
    Tani ka vetëm një mundësi për ta larguar këtë uzurbator nga drejtimi i PD, të mblidhen me durim dhe korrektësi të gjitha faktet për atë që ndodhi në 22 Korrik dhe të ngrihet padi penale për Lulëzim Bashën dhe Emin Gjanën. Në demokraci kjo është e vetmja rrugë, të tjerat janë llafe kafeneje në pazar. Bëni këtë dhe keni për të parë se sa i vlen lëkura këtij bastardi gjenetik të Enver Hoxhës.

  6. Mos i bini qafe Bashes says:

    Ne Shqiperi partite jane banda hajdutesh ne pronesi te atyre qe i krijuan e i drejtojne:
    1- Pra PD eshte bande-prone e Berishes
    2- LSI bande-prone e Metes
    3- PS bande-prone e Rames ….. e keshtu me radhe.
    Prandaj mos i bini ne qafe Bashes se ai eshte thjeshte kukul e Berishes. Pazari eshte bere dhe c’do gje eshte e qarte:
    – zgjedhet i “fali” Berisha ne shkembim te mosprekjes se pronave dhe pasurive te familjes (femijve dhe Salihut vete).
    – Meta mori presidentin qe te shpetoje lekuren dhe pasurite e tij
    – Rama do vazhdoje te vjedhe edhe 4 vjet te tjera!
    Kjo eshte e verteta. Gjithe historia e vetingut dhe e pordheve me rigon eshte nje fllucke sapuni, sepse cdo shqiptare e ka ne gjak virusin e korrupsionit, por disa qe kane pushte ju duken siptomat (sepse kane mundesi per korrupsion) dhe disave nuk ju jane cfaqur siptomat sepse presin te piqen kushtet – te zene ndonje karike qe te korruptohen!
    Edhe sikur t’i heqin te gjithe ata qe sot jane te korruptuar (qe eshte e pa mundur), ata qe do vine, sapo te zene postet do fillojne direkt te korruptohen … te gjithe me prekurore e police, gjyqtare e kryetare, ministra e kryeministra, deputete e qeveritare, drejtore e doganiere … te gjithe pa perjashtim do fillojne te vjedhin majtas e djathtas.

  7. Goni says:

    Mesazh(analize)shume i sakte dhe korrekt,por nuk kuptoj si mund te aderosh nga e djathta dhe te mbeshtetesh PD.Kur ta gjesh nje parti te djathte te lutem me shkruaj se do vi edhe une tu mbeshtes

  8. Korcar i majte says:

    Lulzim Basha vrases hajdut …. kriminel ordiner. Elvi Fundo nje koqe kandari kamikaze i PD ne 97 kur bllokonte deren e Fan Nolit ne Korce me porosi nga lart. Kjo pseudo analize eshte bere per ndonje kocke qe la dashur Baloja dhe nuk ja dha Laroja.

  9. Erion says:

    Respekt, shkrim dinjitoz.

  10. Qytetar says:

    Eshte fundi i nje klike qe ka vrare dhe vjedhur shqiptaret ky i pd e mos beni gam gam.

  11. Qytetari durrsak says:

    Z. Fundo,
    ju e nisni letren me fjalet “I nderuar Lulzim”. Nuk e kuptoj, per cfare e meriton Lulzim Basha fjalen “I nderuar” ? Ai eshte kriminel, i korruptuar deri ne “palce”. Edhe kete kategori shtetasish duhet t’i quajme te nderuar ?

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Goni kur te shkosh ti mbasi ta kete gjet z Elvi Fundo
    Me thuaj dhe mua
    È un ti them ndonje tjetri
    Tung.

  13. Te dy Qesharake jeni says:

    Elvi nuk me dukesh aq qesharak ne artikullin e shkruar
    Por fakti qe ti i LUTESH nje qesharaku te mos behet qesharak te ben me qesharak ty se sa qesharakut qe i lutesh qe te ndryshoje
    Gabohesh vella me keto iniciativa qesharake dhe me mire shko ne ndonje xhami dhe lutu tamam qe te qetesohesh shpirterisht se sa lodhesh kot me nje birbo si lul hajduti ,mashtruesi dhe legeni qe zevendeson krye legenin sali vuqidolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje