Avokati Spartak Ngjela, një nga figurat dhe zërat më aktivë në politikën shqiptare, ka komentuar përformancën e punës dhe rolin e ish-ministrave teknikë të Partisë Demokratike në qeverinë “Rama 1”.
Ngjela deklaron se ministrat teknikë të PD ishin të dështuar që kur u bënë pjesë e qeverisë, pasi erdhën me frymën dhe logjikën e Sali Berishës.
Avokat Ngjela u shpreh per “Sot” se këta ministra gjithashtu ishin njerëz të kotë, që kryeministri Edi Rama i injoroi duke mos i mbledhur asnjëherë si pjesë të qeverisë, të cilët e kishin të garantuar humbjen e zgjedhjeve në 25 qershor.
Sa i takon publikimit të raportit të zgjedhjeve, Ngjela u shpreh se ky raport nuk duhet marrë në konsideratë pasi nuk ka asnjë fakt me emër, se cilët janë shitësit apo blerësit e votës. Pra, sipas Ngjelës, performanca e punës së ish-ministrave teknikë është totalisht e dështuar dhe se raporti i tyre i zgjedhjeve është i hartuar me frymën komuniste primitive të shkollës së Sali Berishës.
“Që të kesh mendimin e saktë se zgjedhjet janë blerë, duhet të më tregosh blerësit dhe shitësit! Ke kapur ndonjë blerës? Ke kapur ndonjë shitës? Jo! Kjo është logjika juridike, të tjerat janë logjikë alla Sali, që vijnë nga hardhitë e komunizmit primitiv. Nuk flitet pa prova.
Le të nxjerrin provat e vjedhjes së votave, megjithëse i kanë kundërshtarë absolutë. Asnjë muzë nuk mund të pranohet. Këta po shijnë se nuk ka filluar reforma në drejtësi.
Pasi të nisë reforma, nuk do dëgjoni asnjë fjalë nga kjo çerdhe kalamajsh që i prodhon Sali Berisha. Ishte shkolla e Enver Hoxhës, tani është shkolla e Saliut”, u shpreh Spartak Ngjela.
Avokat Spartak Ngjela deklaroi të vërtetën e ardhjes së ish-ministrave teknikë të PD në qeveri. Ngjela bëri me dije se ishte SHBA që e detyruan kryeministrin Rama të pranonte ish-ministrat, si një mënyrë për të mos e nxjerrë PD totalisht të fyer pas dështimit me çadrën në bulevard.
Ngjela tha se këta ishin njerëz të kotë që qëndruan në qeveri, kur e kishin të sigurt që në fillim se zgjedhjet do t’i humbisnin.
“Politika amerikane i futi ata të çadrës me forcë në Parlament. Sepse iu nxori të gjitha faktet se çfarë kishin bërë ata në hundë e nën hundë, bile edhe në funksion ndërkombëtar. Ata u rrasën brenda por që të mos i nxirrnin të fyer, i thanë Ramës hajde pranoji këta ministra dhe i pranoi si kërkesat e McAllister me përjashtim të presidentit të ri, i cili është zgjedhur.
Dhe ata nuk e diskutuan më. Këta ishin kot, njerëz të kotë dhe zgjedhjet i kishin të humbura. Të gjitha ato kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit ishin mendime të Saliut, se Rama nuk tërhiqet dhe në do destabilizojmë Shqipërinë.
Se çfarë u duhej këtyre “ministrave” të rrinin në një qeveri që Rama nuk i thirri asnjëherë? Zgjedhjet i kishin të humbura”, u shpreh Ngjela.
Avokat Ngjela paralajmëroi se pas reformës në drejtësi në shtator, do të marrin fund këto shfaqje qesharake.
“Pas reformës, nuk do dëgjoni më mashtrime dhe akuza për të mashtruar popullin. Duhen prova dhe fakte. Priteni se reforma nuk ka kthim.
Le të bëjnë si miza, reforma nuk ka kthim ajo do shkojë deri në fund. Reformë që reflekton nga aleanca shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor”, tha Ngjela.
Rama dha “dorheqjen” nga Kryeminister,ne keto tre muaj !
Zvendesimi i tij u be nga i “padukshmi” Berisha.
Nuk u “mboll” me hashash,krimi u “zerua”.
Sjelljet arogante te ministreve te kujtonin vajzat adolishente me cel. ne duar.
Ky model mosbesimi,solli tek aplikantet ,bindjen,se u lodhen kot !
Te drejtosh, dhe te nxjerresh raport se si ish pushtetaret,ja u vodhen votat,eshte paaftesi !
Nga e gjithe tymnaja e Lulzimes me moral zero ,u spastrua vetem hashashi .
Na re Spartak pse vetem ti i merr lajmet e deshtuara te PD se nga Tema.
Po zoti Ngjela,jame me ty.Ministrat teknik te pd-ke ishin kot,por kot fare,kur thote Erion Braçe.Por une mendoje se keta te pd-ke Basha dhe Berisha e quajn fitore te madhe futjen e ketyre ministrave ne qeverine Rama, sikur mashtruan apo e poshtruan Edi Ramen.Ky eshte njenderveprimet me budalla qe ka ber Berisha dhe Basha.Ata i rruan topet Rames,as e rrezuan dot, e as e tremben fare,po fare ama.Pordhacet e pd-ke,do pellasin si gomar edhe per ca kohe,sa te filloi reforma nedrejtesi.Ata nuk kane pare gje akoma.Dardha e ka bishtin prapa.
JALLAN MINISTRA, JALLA, JALLA…
Ministra jallanj apo jallenj, jallan ministra, ata kanë qenë parathënia e fundit dhe paradhënie e humbjes së thellë që Basha ia blatonte Ramës… Në sinkron me një PD në rënie të lirë e të shpejtë, këta jallenj ministra as vetë nuk e besonin se ishin të tillë, ministra dhe 3 muaj nuk iu mjafonin të bindeshin se vërtetë ishin në qeveri… Hije në një qeveri hije, ata nuk mundën dot të nxirrnin dot as një jallan raport në diell… Nga hija dolën, në hije u shuan…
hymja e MinI-Teknik brenda qeverrise RAMA
me qellim rrezimin e qeverrise Rama ,
u pagzue ne shpelln e viqidolit me emrin “Gamori Trojan”
ose quheni si t’ju a knoj bootha ,
edhe Hajvani TROJS
Rama Paska Vjedhur Zgjedhjet !! Rama Thoshin nuk ben marrveshje , Rama Beri Marveshje .! Ne dy pale zgjedhjet e fundit { 2013 dhe 2017 } Komisioni i zgjedhjeve ju la Opozites , Ne 2013 komisjoni ishte 4 me 0 per opoziten . ne 2017 ishte 4 me 3 me kryetar te PD , Deshen 4 Ministra ,Rama ju dha 7 .Deshen Ministrin e Rendit , Ua dha ! . deshen Ministrin e financave ,Ua dha ! Deshen Ministrin e Arsimit , Ua dha ! Deshen Ministrin e Shendetesise , Ua dha ! Deshen Ministrin e drejtesise , Ua dha ! Deshen Avukatin e Popullit , Ua dha ! Deshen presidentin e Republikes , Ua dha ! Deshen drejton e ALUIZMIT ,Ua dha ! deshen Drejtorin e Hipotekes , Ua dha ! Kishin Marre dhe KOLEGJIN Zgjedhor me procedura te bera nga Perfaqesuesi i tyre . Qeverija gjate Fushates ishte 11 me 9 ne favor te Opozites . Kishin Kryesim ne 50% te komisjoneve zgjedhore .Ne Asnje Qender , asnje Komisioner i tyre nuk ka bere asnje verejtje , Me Kolegjin zgjedhor nuk pati asnje ankimim ,Te gjitha vendimet ne KQZ jane marre 7 me zero. Tani na dalin HUMBESIT qe jane pale ne zgjedhje me nje pacavure raport qe as ua kerkoi njeri , as ka llegjitimitet se eshte i pales humbese dhe jo i nje pale te trete , te pa anshme , te specializuar per vezhgimin e zgjedhjeve.dhe na thote se zgjedhjet Qenkan vjedhur !!!!! Mire e thote z. Njgjela Kush i shiti dhe kush i bleu ? ku i keni PROVAT ? 230 000 zgjedhes te PD me pak ! zgjedhesit tuaj qenkan Blere ! Jo ore Jo . Keto zgjedhje ishin me te mirat qe jane bere ,Nuk Pati Urrejtje ,se ai qe futi Urrejtjen nuk mori pjese . mitingjet ishin Paqesore , Nuk kishte ndotje te ambientit me Postera ,Nuk kishte Shpenzime per Mediat , Printe flamuri Kombetar dhe jo ai i partive , pra u tentua bashkimi dhe jo ndarja , nuk pati prishje te procesit zgjedhor , Policija mbajti qendrim korrekt , Administrata nuk u intimidua , As Shkollat , Po perse Keshtu atehere !!! Neqofte se Kane Fakte Ti cojne ne organet e drejtessise ,.Problemi eshte se duane te justifikojne humbjen e thelle qe pesuan ,por edhe pengimin e Integrimit te Shqiperise ne BE . duke hedhur balte mbi zgjedhjet me te mira qe jane bere keto 25 vitet e fundit .Turp .Turp , Turp .!