Pas dorëheqjes së ministrave teknikë vjen reagimi i parë nga PD.
Tritan Shehu ka deklaruar me një status, se pas aktit të ministrave i vjen fundi asaj që ai e quan “fundi i një spekulimi kukuvajkash”.
“Do largohen apo jo ministrat teknike te PD nga Qeveria, do të ketë koalicion PD-PS, apo ndonjë prej tyre do të vazhdojë në Qeverinë Rama 2!?
Ishin “fantazitë” e kësaj vere duke i shtuar edhe dilemën e fabrikuar për koalicionin PD-LSI!
Shumica e këtyre zërave “të shqetësuar”, vecse tentuan të përhapin një mjegull për PD, të krijojnë konfuzion me atë e brenda saj, apo ta kompleksojnë edhe për vendimet e së ardhmes.
Besoj se tashme, mbas dorëheqjes formale dhe deklaratave dinjitoze të ministrave, ka ardhur koha që këta “orakuj” së paku të heshtin, për t’i lënë vendin të vërtetës dhe realitetit.
PD siç është deklaruar, do të jetë epiqendra e opozitës tonë, në mbrojtje të Shtetit Ligjor, Qytetarit të lire e vlerave Europiane e Perëndimore.
E gjithë ecuria e kësaj periudhe tregoi vecse se PD dhe Basha dinë të respektojnë institucionet, shtetin shqiptar (pavarësisht kush qeveris), impenjimet , edhe nëse pala tjetër nuk e bën këtë gje, duke dhënë kështu një shembull përgjegjëshmërie e transparence.
Kjo është një tjetër premisë për një opozite të vërtetë, e domosdoshme kjo për vendin e rrugën e tij të integrimit, në këto momente shumë të vështira për atë e të ardhmen tonë, ndoshta edhe historike” ka shkruan Shehu.
Nuk e ka kuptuar ende qe ajo i futen ishte vetem….presh.