"Tërhiqet" LSI, Gjosha: Integrimi në BE ka nevojë për një opozitë konstruktive, duhet të forcojmë institucionet

16 Gusht 2017, 19:57Politika TEMA

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e LRI-së në kampin veror të Jalës, tha se procesi i integrimit e ndihmon Shqipërinë që të forcojë institucionet dhe për të pasur një sistem drejtësie që të garantojë të drejtat për çdo qytetar.

“Ç’do të thotë në të vërtetë i gjithë procesi i Bashkimit Evropian? E vërteta e saj është shtet-ndërtimi, gjë që i ka munguar Shqipërisë së gjithë këto vite. Ne kemi dalë nga një sistem komunist ku shteti ishte në dorë të një personi, ku institucionet ishin thuajse pa asnjë lloj funksioni por merrnin urdhra nga lart. Prandaj dhe Shqipëria ndër vite ka vuajtur shumë për të pasur institucione të pavarura, institucione të forta dhe që funksionojnë në bazë të ligjit.

Na intereson procesi për të forcuar institucionet tona për të pasur një sistem drejtësie të drejtë për çdo qytetar dhe për këdo, dhe për të pasur sa më shumë investime të huaja. Procesi për ne është jetik, shtetndërtimi për ne është jetik, arsimi është gjithashtu jetik”, tha Gjosha, e cila është njëkohësisht edhe Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Gjithashtu, ministrja u ndal edhe në kontributin që LSI-ja ka dhënë për reformat e veçanërisht për reformën në drejtësi, që solli edhe rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

“Në këto katër vite janë bërë jashtëzakonisht shumë për Shqipërinë, edhe reforma në drejtësi që i dha mundësi për rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave ta dini që ka qenë një iniciativë e drejtpërdrejtë e LSI-së me një mund të jashtëzakonshëm të Ilir Metës kur ishte Kryetar Kuvendi për të arritur një konsensus. Sepse sot nuk do ta kishim këtë mundësi, nuk do të kishim as rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave”, vijoi Gjosha.

Duke folur në lidhje me pozicionim e LSI-së në katër vitet e ardhshme, Gjosha u shpreh se procesi i integrimit dhe Shqipëria kanë nevojë për një opozitë konstruktive dhe që ofron alternativa për qytetarët.

“Ne kemi nevojë sidomos për të ndihmuar procesin e integrimit, të jemi konstruktivë, gjë që i ka munguar në këto katër vite Kuvendit të Shqipërisë.

Alternativa në këtë vend kanë munguar dhe duke dhënë alternativë ti u jep shpresë të rinjve që nesër mund të kesh njerëz në politikë që dinë të drejtojnë ndryshe. i jep shpresë edhe brezave që i kanë humbur ato shpresa fare, sepse kanë 27 vite që jetojnë në një demokraci shumë të brishtë pa shtet. Në asnjë mënyrë bojkot, nuk është alternativa e duhur”, tha Gjosha.

4 komente në ““Tërhiqet” LSI, Gjosha: Integrimi në BE ka nevojë për një opozitë konstruktive, duhet të forcojmë institucionet”

  1. Aureli says:

    Ktu na dhjeve fare, babalikja e ka kundershtuar reformen deri ne fund. Boll me gjepura se si ha njeri

  2. Baffo says:

    Tani po ke fol si duhet.

  3. alphade says:

    Po Ti,moj kucke leshove thirrjen ne Korce se ” Meta kryeminister”,
    dhe tash na dorehiqesh sepse PS-ja dhe Edi ua dogji kartat ne dore!
    Oh, sa mire me kene shqiptar ! Ptfuuuuu race e ndyre:hajdute,delen-
    xhi,matrapaze,demagoge,ryshvetci, ………! Pale donit edhe pushtetin
    ekzekutiv. .!? Pritni edhe ca dhe te shohim sa do t’i vleje lekura shefit
    Tuaj dhe Monika Kryezezes …,qe jane hajdutet n”number one” ne
    Shqiperine e cfilitur nga delikuentet …! Kaq kisha per sot !

  4. Shqupisti says:

    Per reformen ne drejtesi,mire ja ben qe flet,po e verteta eshte pak me ndryshe,ajo reforme ka qene e parashikuar ne programin elektoral vetem te P.S si force politike,ajo u planifikua ne detaje nga B.E dhe Sh.B.A dhe ne momentin qe duhesh te kalonte per votim,dihet shume mire qendrimi i opozites se kohes po ashtu dhe qendrimi i aleateve strategjike,te cilet arriten ti siguronin votat dhe brenda opzites,qe detyroi Meten dhe Berishen te benin medemek kompromisin e madh historik dhe te benin votimin unanim te saj me 140 vota,paburreria dhe hipokrizia me madhe e kohes,kur dihesh qendrimi i tyre,qendrim i cili u pa me vone,qe nuk lane gje pabere qe ta sabotonin ate,se kishin shprese se mos do ndodhte gje ne votime dhe situata te kthehej ne favor te tyre.E ardhmja e l.s.i si force politike do te bjere ne pikiate,me fillimin e reformes administrative do te bjere si force politike dhe rrjedhja e saj do te jete e pashmangeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje