Zyra e Bashkëqeverisjes, Rama njofton aplikantët: Skualikoheni nëse nuk…

16 Gusht 2017, 19:25Politika TEMA

Kryeministri Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zyrës së re të bashkëqeverisjes.

Rama thotë se aplikimet do të konsiderohen të pavlefshme nëse nuk kanë dy rekomandimet, bashkëngjitur me CV.

Statusi i plotë:

Kur mbeten edhe 10 dite nga afati fundor, numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret ka shkuar 231.

Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht).

Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem. Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht. Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull. Faleminderit.

Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes.

3 komente në “Zyra e Bashkëqeverisjes, Rama njofton aplikantët: Skualikoheni nëse nuk…”

  1. Argita_B says:

    Edi Rama, na ktheve ne kohen e Enver Hoxhes!! Sîmund te klasifikosh dike figure e respektuar te komunitetit ose jo!!
    Nje shembull konkret, nese Berisha, Ilir Meta, Lulezim Basha, Edi Paloka bejne nje leter per rekomandim, konsiderojet e vlefeshme apo jo!? Per ty ata duhet te perfundojne ne burg, per nje pjese te komunitetit jane te respektuar!!
    Rilindje apo rikthim ne komunizem quhet qeveria e ardheshme!!

  2. Bujar Kanapari says:

    Z Rama;
    Nuk i takon aplikuesit te marre rekomandimin tek dy ishpedagoget e tij, por ne kete rast, duhet te jete vete institucioni qe duhet te bindet per cilesine e diplomes se kandidatit, duke marre informacion ne shume drejtime, jo vetem nga dy ishpedagog, se keta, mund ti kete dhe shoke apo miq.

  3. @ says:

    Rama do te jete drejtori i Zyres se bashkeqeverisjes, apo shef personeli? Ndoshta bashkekryetar i komisionit te pranimeve..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje