Kush ka lindur rreth viteve ’50-’60, padyshim që është njohur me historinë e trishtë të Ganimet Cukut. Shumë prej tyre, edhe mund ta kenë njohur, ose kishin fatin që të shoqëroheshin me një nga femrat më të bukura të Tiranës, që la gjurmë përmes sharmit të saj dhe kokëfortësisë kundër sistemit diktarorial.
Ajo ishte një vajzë nga Tirana dhe një ndër femrat më të lakuar të kohës. Jo kushdo mund ti afrohej. Kishte zëra se ajo kishte shumë të dashur dhe se u merrte lekë.
Jeta e saj bëri bujë nga shëtitjet në Bulevard, vëmendja e meshkujve deri në vetëvrasjen e saj në në stallë derrash në Grabian të Lushnjes ku ajo i dha fund jetës bashkë me të ëmën.
Ajo njhet si një kurtizane që merrte para nga të dashurit e saj, por kjo është mohuar prej tyre.
Në fakt Ganimet Cukës i pëlqenin djemtë e pashëm, e që shijonte shoqërinë e tyre, këtë e pohojnë të gjithë, qoftë Ahmet Golemi, ish-i dashuri i saj i cili e tha këtë në një prononcim për Panorama para disa kohësh. Por ai ka refuzuar të pranojnë se për këtë Ganimeti merrte para.
Meshkujt e përndiqnin, i shkonin pas aromës që linte mbrapa në shëtitore.Djemtë e Tiranës ishin të ‘marrosur’ pas saj. Të tjerë, të ardhur nga të katër qoshet e kryeqytetit, sajonin ndonjë punë asaj lagjeje për ta parë. Shikimet nuk u ndesheshin, sepse Ganimeti rrallëkujt ia hidhte sytë.
Ahmet Golemi, kampion boksi në atë kohë, i përmbushte të gjitha kushtet për t’iu afruar. E theu akullin, që të shijonte pastaj ëndrrën, për tri vite me radhë, deri sa e ndaluan. E rënë në gjurmët e Sigurimit të Shtetit, historia e tyre u pengua. Gjatë historisë së tyre që e lakmonin të gjithë, sado i ri që ishte, kishte marrë sinjalizime të heshtura se ajo nuk ishte grua për të. Kjo, jo vetëm pse ishte gati 5 vite më e madhe në moshë se ai. Një zhurmnajë e vjetër në Tiranë, nga ato që jehojnë ende sot, gati 50 vite pas vdekjes së saj, e bënte të padenjë për të krijuar një marrëdhënie familjare.
Ajo vinte nga një familje e pasur, me babanë tregtar të vjetër të Tiranës. Zërat thonë se nuk kishin parë ndonjëherë që meshkujt të hynin pa hesap në shtëpinë e saj, sikundër flitet në romanin “Përballë pasqyrës së një gruaje” të shkrimtarit Ismail Kadare. Të gjitha të dhënat në romanin e Kadaresë të çojnë te vila e Ganimetit, të cilën ai e ka quajtur Margaritë.
Ganimet Cuka ishte një nga femrat më të bukura të Tiranës në vitet ’40 të shekullit të kaluar. Ajo kishte mbaruar Institutin “Nana Mbretëreshë” të Tiranës dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Në vitin 1945, një oficer i misionit anglez u dashurua marrëzisht pas saj, por ai u detyrua të largohej brenda 24 orëve, me kërkesë të qeverisë shqiptare, ndërsa Ganimetit i vunë prangat në duar dhe e rrasën në një qeli burgu të Tiranës. Në burg atë e torturuan barbarisht, ndërsa disa funksionarë të lartë të Sigurimit të Shtetit tentuan ta përdhunojnë. E mbajtën disa muaj në hetuesi, por nuk mundën ta bënin të pranonte se ishte agjente e zbulimeve të huaja, prandaj u detyruan ta lironin. Kur doli nga burgu, e lanë pa punë, që të vdiste urie. Për të mbijetuar, ajo merrej me zbukurimin e vajzave të Tiranës, ditën e martesës. Ajo ishte tepër krenare dhe e sfidonte regjimin, duke bërë çdo mbrëmje shëtitjen e saj në bulevardin “Zogu I”.
Asnjëherë nuk u përkul të kërkonte mëshirë. E internuan së bashku me të ëmën në një ditë tetori me shi të vitit 1967. Për herë të parë në jetën e saj, Ganimeti u pushtua nga një dëshpërim i tejskajshëm. Asnjë rreze shprese nuk shihte në horizont. E shtrydhi trupin për disa ditë dhe net pa gjumë, për të gjetur rrugën e shpëtimit por më kot. Më në fund, ajo arriti në përfundimin se vdekja ishte shpëtim për to, ndërsa vetëvrasja e tyre do të ishte sfidë dhe akuzë për diktaturën e Enver Hoxhës. Ia tregoi dhe nënës plakë vendimin e saj dhe, si e përqafoi, i tha të vdisnin së bashku. Të nesërmen, ajo bleu 10 metra litar dhe e ndau në dy pjesë të barabarta. U ul pranë tavolinës dhe shkroi një letër. Kujt ia drejtonte dhe çfarë ishte shkruar në të, askush nuk e mori vesh, përveç operativit të Sigurimit të Shtetit.
Si mbaroi letrën, hipi në karrige dhe vari mbi një tra dy litarët e bërë lak. Pasi pinë kafen e mëngjesit, hipi nënën mbi karrige, i hodhi litarin në qafë dhe i ra karriges në shkelm. Nëna mbeti e varur. E çoi karrigen një metër më larg, hipi sipër saj dhe vendosi lakun në fyt. Shtrëngoi dhëmbët fort që, kur të vdiste, të mbetej e bukur. E rrëzoi karrigen me këmbë dhe mbeti e varur si nëna e saj.
Në mbrëmje vonë, kufomat e viktimave i hodhën në një gropë që ndodhej buzë kanalit, i cili kalonte pranë stallës së derrave, pa u vendosur asnjë shenjë dalluese mbi pirgun e dheut që i mbuloi.(Konica.al)
‘Dashuronte djemtë e rinj’. Kush ishte kurtizanja tiranase që vari veten në një stallë derrash
Po mjaft se e morem vesh “kurven e bukur qe merrte leke”…na tregoni njihere per kurvat tuja qe kane leke sa te duash e qe prap nuk i rrin dot pa bo zanatin.
NUK CUDITEM ME ENVER HOXHEN DHE KATUNARET KOMUNISTA … VETEM VUAJTJE DHE MJERIM PER POULLIN… E SHKRETA . VDIQ KRENARE DHE E BUKUR … KOMUNISTAT KISHIN DASHNORE ME QIDRA .. DHE AJO NE GOCE E RE .. TE MOS JETOJEN JETEN EVET SIC E DESHRONTE …. NE DEOMKRACIE KJO VAJZE DO TE JETONTE PA E CARE KOKEN ER DISA KOMUISTA TE CMENDUR QE SE KISHIN IDENE E JETES ..
mund te ma perkthej njeri ne shqip se cfar do te thot “kurtizane”?
mos behet fjal per kurv?
apo prostitute..
apo per dashnore
apo per qeflesh
apo thjesht “hap shalet,pallohu,dhe ik..”
Publicitet postmortum !!!???… Cfare eshte shkruar pothuajse nje muaj me pare per kete zonjushe, kur e botuat sefte, edhe sot, te gjith qe thoni nuk jane te verteta. Ajo ishte nje femer nobel, zonje, e kulturuar, e ndrojtur dhe shume e kendshme ne muhabet kur miqesoheshe. Boll duke mare njerezit neper goje. Nuk e ndjeni ne gojen tuaj, kercitjen e eshtrave te thara te te vdekurve? Shtaze.
Enveri mundet me pune dhe patriotizem,jo me llafe e pordha hajdutesh dhe tradhetaresh “demoktrate”. Pirdhuni.
Keta “komuniste” dhe bashibozuke te ashtuquajture “shqipetare” por me identitet muslimane i kane duart me gjak.
Pasojat e ketyre te degjeneruar shpirterisht i paguajne sot grate,motrat apo edhe te shokeve te tyre qe kane dale rrugeve te perendimit duke shitur nderin,trupin,gjakun.
Klanet shqipetare te prostitucionit jane ne kontroll ne gjithe perendimin.
Keshtu eshte,cfare do te besh do te te bejne,eshte ligj natyre.
Tema sa here do da paraqisni nje shkrim. Boll mo.
Nga sa shkruan gazetari zonja ishte shume e bukur, por nuk pati fat ne dashuri dhe i ra per pjese te jetonte ne kohen e gabuar. Tani ky s’besoj se mund te quhet prostitucion? Nqs gazetari konsideron si prostitucion kete gje, ben mire te shkoj te jetoj ne Somali se qenka fushe aviacioni nga mendte. Po edhe sikur te ishte e vertete, lerini njerezit te prehen ne paqe ne boten e pertejme se boll kane vuajtur. Te pakten zonja ishte e arsimuar dhe e kulturuar. Gazetari ben mire te investigoj fenomenin e pjeshkave moshatare qe pa lexuar nje liber dhe pa punuar nje dite duan te kene milionat neper duar…
p.s nuk do cuditesha po mos e publikonit komentin
Hë pra që ta morim vesh më mirë gjejeni kush ishte “operativI I zonës”? zbardhenI të kaluarën e këtij populli hapini dosjet apo keni frikë se baballarët dhe gjyshërit tuaj kanë firmosur çdo lloj internimi apo persekutimi (juve ju drejtohem juve pushtetarëve të tiranës)..dënojini pra qoftë sa për “sy e faqe” dënojin tutorët e këtij populli sepse edhe i persekutuari edhe shumica e tutorët e integrimit kanë bërë dorëzimit nga kjo dynja..e keqja juaj është se baballarët dhe gjyshërit tuaj ju trashëguan në gen veç ligësinë dhe harbutërinë ..mos harroni veç se jemi vetëm kalimtarë në këtë botë dhe paratë që fitoni në kurriz të këtij populli nuk i transportonin dot në atë botën tjetër..ju zënxin hakat e të pafajshmëve juve dhe mentorë ve tuaj
Nuk u ngopet duke pergojuar te vdekurit? O Tema po shendrroheni ne hiena.
Kam qene komshi me Ganimedin dhe kam qene 17 vjec kur ajo u internua dhe pas pak kohe vdiq ne internim. Nuk mund te pretendoj se I di te gjithe te vertetat e jetes se saj. Te vertetat qe une di nga sa kam pare dhe degjuar ne ate kohe nuk perputhen as me cfare ka shkruar Kadareja (sigurisht sepse eshte nje veper artistike, letrare) por asfare me kete artikull te dobet dhe te pabazuar mbi te vertetat. Ganimedi dhe nena e saj benin nje jete te terhequr ne shtepine e tyre private ne rrugen e Dibres, ish B.Curri. Qepnin per gra e vajza dhe zbukuronin nuse. Ato rriten shume mire te dy djemte e motres se Ganimedit qe I mbanin ne shtepi, te dy djem te respektueshem, njeri u be doctor, tjetri professor fizkulture, me shkolle te larte. Ganimedi ishte shume e bukur, vishej shume bukur, sillej shume mire, ishte shume e dukuar dhe kulturuar. lagja e respektonte. Flitej qe kur kishte qene shume e re I fejuari e kish braktisur, kishte patur nje fatkeqsi, menjehere pas luftes frekuentonte Hotel Dajtin dhe shoqerohej me te huaj. Kishte qene e arestuar, por pas kesaj shikonte punen e saj. Nje grua shume e keqe fqinje e spiunoi per gjera qe ajo nuk I bente dhe ne 67, nje nate e morren me gjtihe te jemen dhe e internuan. Pas nje jave morrem vesh qe ato kishin varur veten. Te dy cunat vazhduan te jetojne ne shtepine e saj me familjet e tyre. Kam jetuar ne nje mur, s’kam pare kurre sjellje te keqia apo ngjarje te dyshimta. E kujtoj me dhimbje. Ju lutem lereni te qete dhe mos flisni e shkruani pa baze per njerez qe vuajten shume. Qofte e qete atje ku shkoi
Nuk kam degjuar per kete zonje, por menyra se si ju tema e shkruani artikullin me duket shume denigruese dhe shume fshatareske per figuren e nje femre te shkolluar, te bukur, te brishte qe jetoj ne kohen e gabuar. Viktime e nje sistemi te tmerrshem.
Me turp ska ku shkon
Ne qofte se kjo ka qene e tille
Ju po’ ja kaloni
Hazetari bythlepirs
Po’ shikoni kurvat e realizmit socialist
Qe i mbushen befotrofet me kopila.
Shko ne aksoin pill
Shko ne zbor pill.
Nje nder viktimat e shumta te komunizmit,,,,qe nuk beheshin pale me rregjimin e urryer komunist,,,////
Ju te temes eshte mire qe te jepni kontribut me te shendetshem per shoqerine shqipetare me shkrime qe te parandalojne prostitucionin, shkrime qe ndihmojne ne ngritjen e nivelit te figures femerore. Turp qe vini shkrime te tilla te tipit thashethem ju perforconi dhe me keq ate qe ajo kohe e tmerrshme i shkaktoje asaj vajze.
Shikoni veten tuaj qe trafikoni motrat dhe te fejuarat e madje edhe grate tuaja. Ganimedi nuk I beri dem asnjeriut dhe ato qe shkruan kadareja jane gjepura. Jeni te cmendur pas kurverimit dhe degjenerimit , ju ka ikur truri, shpirti, njerzilleku. O zot ne zjarrin e ferrit u djegshi ju qe s’keni as dashuri dhe as respect per njerezir, as per te gjalle e as per te vdekur. Race e qelbur islame.
Na plasi trapi per nje cope kurve.
Prape tr stalla e derrave ju gazetarucet e sotem.Cdo muaj kete tregim do lexojme.Na ishte se cna ishte nje here e nje kohe.Lereni se e bete boze fare.Ajo ka 40-50 vjet ngjarje,nuk i intereson kujt kush ishte njera apo tjetri.
Te gjithe keto qe komentojne me urrejtje per fatkeqesine e nje femre viktime jane kelyshe komunistash ose funderrina te shoqerise te dekompozuar nga sistemi antinjerzor e absurd terrorrist-komunist-enverist !