‘Votimi me detyrim’/ Mesila Doda: Është tronditëse, PD që solli lirinë propozon ta kufizojë atë. Po rritet shumë zullumi...!

15 Gusht 2017, 18:35Politika TEMA

Ish deputetja e PD, aktualisht ligjvënëse e PDIU Mesila Doda nuk ka pritur aspak mirë propozimin e opozitës për të fiksuar në Kushtetutë dhe Kod votimin me detyrim të qytetarëve.

I propozuar nga nënkryetari i PD Edmond Spaho, sipas Dodës kufizon lirinë e qytetarëve dhe këtë e bën pikërisht PD, partia e cila solli lirinë më 1990.

Doda saktëson se ky është akti i fundit i shtrëngimit të vullnetit të qytetarëve dhe këtë nuk e bën mazhoranca dhe qeveria por e bën opozita.

Te votosh eshte detyre qytetare, por votimi me detyrim eshte vetem akti i fundit i shtrengimit te vullnetit te qytetareve…

Ajo qe te trondit me fort eshte qe inisiativa te tille qe kufizojne lirine e individit propozohen jo nga pushteti, por nga opozita qe ende eshte ne qeveri…

Partia qe solli lirine ne Shqiperi, po mendohet gjate se si duhet te kufizoje lirine, me shpresen e kthimit me strategji te bleteve te arratisura nga kosherja…

Asgje qe te kete lidhje me lirine, shpresen, drejtesine, frymezimin, progresin nuk paska shans te vije nga meskiniteti e marrveshjet e erresires. Kohe te veshtira e me shume se kaq, shoh te vijne ne vend. Bashke po e rrisin zullumin….

E veshtire te pranohet ne nje vend me histori gjysem shekulli diktature, qe me force njeriun edhe mund ta shtrengosh, por kurre nuk do ta besh te kuptoje e te pranoje dhunen tende”, shkruan Doda në rrjetin social.

 

4 komente në “‘Votimi me detyrim’/ Mesila Doda: Është tronditëse, PD që solli lirinë propozon ta kufizojë atë. Po rritet shumë zullumi…!”

  1. Palma de Mallorca says:

    Nuk e solli PD-ja lirinë por njerëzit e thjeshtë

  2. fshatari pafshat says:

    Po kjo qenka fare budallaqe grua. PD nuk e solli lirine, prandaj propozon te kufizohet liria. Gomare i di njerezit, akoma. Kaluan 27 vite. Po ta kishte sjelle PD lirine, duhej qe PD te ekzistonte para dhjetorit 1990. Ne fakt ekzistonte PPSH, dhuruesja e lodhur e lirise gjysmake dje dhe sot. Ra PPSH, ra dhe PD. Cofen bashkarisht ne te njejtin shtrat kurverie politike, me dallimin se: PPSH u dha robve nje cop buke e shkolle, ndersa PD i vodhi te gjitha pangopesisht per veten e saj, dhe po i gezon jashte shtetit. I lumte palla, xhepi, mendja. Viva PD.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Ky popull moj mesila do ju beje naften juve te gjitheve Sic jeni
    Nga 35% sivjet mbas kater vjetesh 15%
    Kane per te votuar
    Mileti SDI ku ka femijet
    Rrugeve te botes
    E po’ i plas per juve.

  4. fevzi qeroz qeratai says:

    Mero. Skemi asnje lajm kohet e fundit nga ajo budallacka tjeter vokshi.
    Nji tufe me zambake
    Nji parti me torollake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje