Grupi anti-Basha kërkon zgjedhje brenda partisë, PD: Do të mbahen shtatorin e vitit 2018

15 Gusht 2017, 09:51Politika TEMA

Grupi anti-Basha kërkon mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për ndryshime në PD, pas humbjes së thellë të 25 qershorit, por zgjedhjet e reja do të zhvillohen vetëm në shtator të vitit që vjen.

Të vetmit që i përfundoi mandati ishte ai i kryetarit Lulzim Basha, i cili u rikonfirmua sërish në këtë post në 22 korrik 2017.

Kuvendi i PD-së zhvilloi punimet 4 vite më parë, ku anëtarësia e Këshillit Kombëtar në datën 27 shtator 2014 zgjodhi forumet e reja drejtuese, dy nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe sekretariatin e ri të PD-së.

Në bazë të statutit të partisë, mandati i tyre katërvjeçar përfundon në shtator të vitit që vjen.

Ndaj, sipas drejtuesve aktualë të PD-së, nuk mund të ketë zgjedhje jashtë asaj çfarë parashikon dokumenti themeltar i PD-së, statuti i saj, shkruan “GSH”.

Por, grupimi anti-Basha ka propozuar një projektstatut të ri, sipas tyre për demokratizimin e PD-së.

Pak ditë më parë ky grupim bëri me dije se do të vijojë për një përpjekje serioze e konstruktive brenda PD-së për demokratizimin e brendshëm të partisë, për rikthimin në vlerat themelore të kësaj partie, për konsolidimin e saj ideologjik, për të dhënë shpresë për PD-në dhe vendin.

Gjithashtu në njoftim thuhej se anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe kryesisë së PD-së, dhe anëtarë të PD-së në të gjithë degët e saj mbarë Shqipërisë janë të detyruar të marrim unanimisht vendimin për vazhdimin e lëvizjes për bashkimin dhe demokratizimin e Partisë Demokratike nga brenda radhëve të saj.

Në deklaratë kërkohej edhe analiza e humbjes së zgjedhjeve dhe votave në 25 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje