Gjëndja ekonomike në Shqipëri është shumë e rëndë. Dhe ndërkohë ka dhe krizë energjitike të pakrahasuar.
Amerika dhe BE nuk do të lejojnë ndërhyrje financiare ndihmuese nga institutet financiarë të tyre, nëse qeveria e re nuk do të vijojë reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat. Dhe kjo në fakt garanton Reformën.
Janë tre faktorë që e kanë bllokuar aktualisht ekonominë shqiptare: klientelzmi i qeverisë; çështja e pronës; dhe rënia e prodhimit të energjisë si pasojë e thatësirës.
Po shqiptarët kështu do të qëndrojnë?
Kam përshtypjen që nëse do konstatohet ndonjë lloj frenimi i Reformës, politika amerikane do të hapë kartat e veta.
Dhe mirë do të bëjë, sepse bllokimi ose frenimi, ose dhe zvarritja e Reformës në Drejtësi është pa dyshim keqdashje antishqiptare.
Po, çfarë pritet të sjellë Reforma në Drejtësi në të ardhmen shumë të afërt, dhe pse këtë nuk e dëshiron politika e lartë shqiptare?
1.Pas kryerjes së Reformës në Drejtësi, suksesi i saj i jep fund manipulimit të votës, dhe, për pasojë, krijon një pushteti real politik në Shqipëri.
2.Reforma eliminon përfundimisht klientelizmi politik në treg, i cili ka bllokuar dhe nuk e lejon konkurencën e lirë në tregun shqiptar . Ndalimi i konkurencës ka sjellë parazitizëm në fitimin ekonomik, sepse kudo fiton klientela e qeverisë me një fitim të garantua, fitim ky të cilin prej njëzetë vjetësh e ndan me politikën.
Por kjo në fakt ka bllokuar prodhimin, sepse, duke mos ekzistuar dogana për këta klientë, prodhimi i brendshëm del me kosto më të lartë se çmimi që vendos kontrabanda shtetërore në treg.
Janë shumë fabrika të mbyllura për këtë shkak, dhe kapitali shqiptar ka ndaluar investimin. Imagjinoni se ç’mendojnë investitorët e huaj!
Por, në të njëjtën kohë klientelizmi, duke rrafshuar edhe konkurencën, tregu shqiptar sot është kthyer i tëri në një falsitet dhe skadencë.
3.Reforma fillon të zhbllokojë çështjen e pronës, sepse ajo është grabitur padrejtësisht nga hordhi të qeverive të ndryshme që kanë kaluar në 20 vjetët e fundit në Shqipëri. Ajo tani e gjithë është fallsifikuar në Regjistrin Kombëtar, dhe ka frenuar në maksimum shpirtin imptenditorial në Shqipëri.
Të tria këto aspekte presin zgjidhje nga Reforma në Drejtësi, sepse që të tria marrin jetë nga mosfunksionimi i ligjit.
Në fakt ky është në thelb vetë korrupsioni mbytës që ka bllokuar zhvillimin shqiptar.
Edhe kriza energjitike që po spikat si pasojë e thatësirës të tejzgjatur në Shqipëri, është në favor të Reformës. Kjo sepse asnjë institut financiar perëndimor nuk e ndihmon financiarisht energjitikën shqiptare, nëse nuk vijon me rritje të shpejta Reforma në Drejtësi.
Kështu siç ka ardhur gjendja, pa ndërhyrje financiare të instituteve perëndimorë qeveria bie në krizë financiare.
Prandaj logjika racionale është e thjeshtë: edhe pse mund të goditën shumë liderë politikë nga Reforma në Drejtësi, majtas dhe djathtas, është më mirë për ta të pranojnë proceset gjyqësorë, sesa rrëniet e trazuara që si rregull vinë nga krizat ekonomike dhe nuk dihet si mund të përfundojnë për ta.
Politika amerikanë dhe Brukseli nuk do të lëshojnë pe; prandaj Reforma tanimë është një ndërmarrje e sigurt. Por a do ta çojë deri në fund marrëzinë e vet korrupsioni i lartë shqiptar?
Kjo tani varet nga kryeministri aktual dhe nga maxhoranca aktuale. Këtë i tha konkretisht me ton kryeministrit shqiptar sekretari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Rex W.Tillerson para disa ditësh, pa lërini mënjanë dhe i harroni “urimet” e sekretarit amerikan gjatë një krizë luftë si ajo me Korenë e Veriut.
Spartak, megjith respektin qe kam te keshilloj te shkruash shqipen korrekt sepse ne fund respekti per gjuhen eshte respekt per vehteveten. Nuk shkruhet ” te tria keto aspekte”, por “te tre keto aspekte”. Duket pa rendesi por eshte bere i zakonshm perdorimi gabim i gjinise se numrit tre, gabim qe behet me qellim.
Te lumte pena, o Spatak Ngjela!
Shkrimi me i qarte deri tani.
Grabitja e pronave te ligjshme nga Sali Berisha, dhe pastaj edhe nga pushtetaret e tjere e sorollopi i tyre, eshte shkaku i vetem i korrupsionit masiv ne Shqiperi. Grabitja e pronave solli korrupsionin e gjyqtareve, te ministrive dhe te mbare te korruptuarve.
Pronatduhet medoemos tu kthehen pronareve te ligjshem, vetem keshtu Shqiperia do vihet ne udhe te mbare. Po te ishin kthyer pronat qe ne fillim, Shqiperia pas Bullgarise dhe Rumanise do ishte integruar ne BE me te drejta te plota. Dhe Shqiperia nuk do behej pazari i Europes dhe i Botes.
Po pse nuk luftohet korrupsioni ne vendin tone? A kemi ne struktura te specializuara per ta luftuar ate,per te infiltruar specialist per zbulimin e ketyre abuzimeve me pushtetin, a kemi ne ligje penale qe ta zhdukin korrupsionin? Po sherbimi informative tek ne me cfare merret, apo me luften kunder revizionizmit? A kane pergjegjesi keto struktura e te tjera si keto per korrupsionin. Ku eshte rezultati punes se tyre? Me shume ka zbuluar fiksi korrupsionin se sa agjensite qe paguhen per kete pune. Per mendimin tim korrupsioni nuk luftohet sepse personat qe kane ne dore per te vene regull nuk u intereson. Perdite litet per korrupsionin por asnje shkarkim nuk kemi degjuar jo vetem per drejtuesit e ketyre agjensive si segmente te shtetit,por as per ushtaret e thjeshte te tyre qe ne zonen e tyre behet korrupsion kudo,jo vetem neper ministrira por edhe ne hipoteka,ne gjyqesor,ne legalizime etj.Kjo nuk eshte vetem detyra e k/ministrit ,por sidomos e strukturave qe merren e duhet te merren me kete problem,duke filluar qe nga sherbimi informativ etj etj.duke i vene shkelesit e ligjit e abuzuesit perball kodit penal,i cili gjithashti,ne kete faze te zhvillimit te korrupsionit, duhet te jete me goditje teper te larte penale,e jo te behet psh shume zhurme,shume gjyqe e si perfundim jepen denime me kusht qesharake, sic po ndodh me ndonje ish kryetar bashkie,keto gjyqe e keto ligje ,qe duket jane bere per njerzit brenda oborrit,jo vetem nuk e frenojne korrupsionin por nuk japin asnje mesazh serioz per te tjeret
Pergjigje verejtjes se gabuar gjuhesore qe ben komentuesi “nord.al”: Komentuesi as qe e ka idene e dukurise gramatikore te ambigjinise (emrat me dy gjini ose te dygjinishem) ne gjuhen shqipe. Ashtu sic e ka shkruar avokati, pra, “te tria keto aspekte”, eshte krejt ne rregull, sepse emrat e gjinise mashkullore qe e bejne shumesin me mbaresen e shumesit te gjinise femerore, edhe mbiemrin cilesor ose deftor duhet ta kene po ashtu ne gjinine femerore. Titulli i nje permbledhjeje poetike te Ismail Kadarese: “Perse mendohen keto male”. Me mbiemer cilesor: “male te larta”.