Fatos Lubonja ka bërë sot në gazetën Panorama, një analizë në lidhje me të ardhmen e LSI-së.
Ai shkruan se kjo parti, pavarësisht numrit të konsiderueshëm të deputetëve që ka marrë, do të dobësohet ndjeshëm.
Sipas Lubonjës, sot përbindëshi i vetëm i sistemit korruptiv politik, është Edi Rama.
Pjesë nga shkrimi i Lubonjës:
…Por, në artikullin në fjalë, që u shkrua në kulmin e pushtetit të tij, kur festoi ditëlindjen me 600 të ftuar nga PS-ja dhe PD-ja bashkë me gazetarë e intelektualë përkatës, kam bërë edhe një parashikim. Aty shkruaja se, “paradoksalisht, Ilir Meta është edhe njeriu më i dobët i Shqipërisë pikërisht pasi është njeriu më i fortë”. Këtë e shpjegoja me faktin se në të dy krahët e Ilir Metës qenë dy parti që, për të fituar simpatinë e munguar të shumicës së shqiptarëve, do ta sulmonin atë, kur të binte sistemi, për të larë duart e tyre të pista. Ju kujtoj se PD-ja kishte filluar ta përgojonte LSI-në si shkakun e humbjes së zgjedhjeve të 2013-ës, me demek se ishte aleanca me një parti të korruptuarish, si ajo e Ilir Metës, që kishte prishur edhe imazhin e PD-së së pastër me Saliun, njeriun e ndershëm, në krye të saj. Në anën tjetër, kishte filluar të rritej numri i atyre socialistëve që, kur flisnin për Edi Ramën, njeriun që me idealizmin e tij punonte vetëm për historinë, alibinë e mashtrimeve të tij të përditshme, e gjenin te “ventuzat” e partisë së Ilir Metës.
Në këtë lojë i vetmi që s’dukej të kishte shans të ndahej nga sistemi, sepse kishte qenë me të dyja partitë e mëdha kundërshtare në pushtet, qe “shtylla e tij”, Ilir Meta. Them se parashikimi im u vërtetua vetëm pjesërisht gjatë fushatës elektorale 2017, ku si PS-ja dhe PD-ja filluan, që të dyja, të sulmonin “shtyllën e sistemit”. Madje kulmin në këtë fushatë denigruese e arriti bashkëqeverisësi i katër vjetëve të fundit, Edi Rama. Pse them “vetëm pjesërisht”? Sepse sistemi i grabitjes së shqiptarëve nga partitë/banda nuk ka rënë. Sulmet e Ramës dhe Bashës ndaj Metës, si përfaqësues i sistemit të “tepsisë” apo “shushunjave” nuk erdhën pse këta panë fundin e tij, siç panë shumë ish-komunistë fundin e hoxhizmit dhe nxituan të bëhen demokratë duke demonizuar të tjerët. Rama e sulmoi sistemin duke i vënë emrin “tepsi” ku hante LSI-ja, sepse kërkonte të hiqte “ventuzat” e Metës që të fuqi zohej duke mbetur ngrënësi i vetëm. Basha e ndihmoi në këtë aksion, s’dihet saktë se pse (pasi marrëveshja e tyre ka qenë e fshehtë), por ndoshta duke menduar se kështu mund të mbetej skuadra e vetme rezervë e sistemit pas plakjes së lojtarëve të Rilindjes.
Por, edhe pse sistemi nuk ka rënë, diçka ka ndryshuar megjithatë. Më së pari është bërë e qartë natyra e tij ekstremisht e dëmshme. Mjaft të kesh parasysh se të tre palët e sulmuan në këtë fushatë duke ia atribuuar atë njëri-tjetrit. Fakti është se, siç e kam shkruar edhe në shkrimin para këtij për PD-në, edhe ato që i quajta “parti/pemë”, për lehtësi krahasimi, në fakt ka kohë që u ka rënë maska e partive me kujtesë historike, ideale, apo vizione të së ardhmes duke u kthyer thjesht në përbindësh kacavjerrëse me ventuza të stërmëdha të ngjitura në trupin e vendit në forma koncesionesh e tenderimesh korruptive si dhe lidhjesh me botën e krimit të organizuar. Në luftën midis tyre, edhe për shkak të etjes për pushtet, edhe për shkak se “ushqimi” po pakësohet përditë, edhe për shkak të mbështetjes miope ndërkombëtare Edi Rama ia arriti të mbetet përbindëshi i vetëm mbi shpinët e kërbunjura të shqiptarëve, shtylla e vetme e sistemit, në fakt vetë sistemi. Ilir Meta, pra, s’mund të quhet më “shtylla e sistemit” në të gjitha kuptimet që i dhashë. Projekti i shpallur i Ramës për bashkëqeverisjen direkt me popullin pa përfillur opozitën, mediat kritike, shoqërinë civile tregon se ai nuk ka nevojë për rolin që luante Meta me alibinë e rotacionit. Sipas gjykimit tim ky projekt nuk është gjë tjetër veçse mashtrimi i radhës që ka gjetur një nga krijuesit më agresivë të sistemit Rama, për ta mbajtur atë në këmbë të paktën edhe katër vjet.
Në këtë kushte LSI-ja, edhe pse mori një numër të konsiderueshëm deputetësh në sajë të dhjamit që kishte vënë kur ishte në pushtet, sot është çdo ditë e më shumë me “ventuzat” në ajër. Sot pyetja që shtrohet është: a mundet LSI-ja me burimet njerëzore që ka, d.m.th. njeriun që ndjek partinë vetëm për paratë, të ndërtojë një parti të majtë (siç vetëquhet pa qenë e tillë deri më sot) me rrënjët në tokë, d.m.th te shtresat më të brishta të shoqërisë, të kërkojë më shumë shtetin social, mbrojtjen e publikes nga agresioni i privates dhe të kontribuojë për shembjen e kësaj oligarkie të papërgjegjshme dhe kriminale? Apo gjethet e degët e saj të mbetura në ajër, pa ventuza të ngulitura në trungun e PS-së do të thahen e do të bëhen humus për ta ushqyer atë? Me “pesimizmin e intelektit” mund të them se gjasat më të mëdha janë që të ndodhë kjo e dyta sepse të besosh të kundërtën është sikur të besosh se një bimë kacavjerrëse mund të shndërrohet në pemë me rrënjë në tokë. Me “optimizmin e vullnetit” mund të them se s’duhet reshtur së kërkuari, qoftë edhe nga LSI-ja një mutacion i tillë (ashtu sikurse kërkova në shkrimin paraardhës kthimin e PD-së dëshpërimisht dëshpëruese në një parti të djathtë sociale). Kjo sepse vendi është në ditët më të errëta për sa i përket shpresës se këtu mund të mbesin për të jetuar njerëz normalë, që nuk jetojnë thjesht e vetëm për fitimin e parasë duke grabitur të tjerët dhe të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi, por që të kenë inteligjencë për të parë se ku po shkon ky vend në duart ku ka rënë, simpati dhe empati për të tjerët, aspirata për ta humanizuar këtë shoqëri.
Fatos
Azgje nuk humbet ne ket bote
Transformohet gjithcka
Renia e gjetheve ne vjeshte
Sythet e pranveres brenda i ka
Fatos
azgje nuk transformohet
Ne kete bote me deshire
Kushlindi gej
Do vdese sumkire
Fatos
Ne ket bote je ti o leshi
Sigurisht jam dhe une
Sa here qe ne wc dhjesi
Politikane nxerr me gune
Fatosi I ben “analizat” sipas pikpamjes,tashme te dukshme,antiRama.Analiza te llojit te hartimeve,ti quajme politike.Asnje analize relative/krahasuese,ku jane negativitetet,apo ato pak apo sh pak gjera pozitive,te pakten krahasuar me “sukseset” / shketerimet qe solli B…….Po sikurse ti Fatos te ishe nr 1 i shtetit shqiptar,do ishte ne gjendje te ndryshonje dicka? I bindur qe jo.Njohja tende,ndjese se nuk dua te ofendoj,por eshte vetem nga meditimet qe te vijne nga kafeja e Piaza-s dhe “urrejtja” e dukshme per Edi Rama-n.Zotesia eshte te japesh alternativa,te krahasosh dhe sugjerosh cka eshte e mira,Je shume larg dhe njelloj si takemi i atyre qe sot bejne rolin e te zgjuarit ne kete shtyp sh larg nje standardi normal.Perpiqu te ndryshosh,nuk eshte vone…Liri
Te dhjevsha analistin.Nuk e kuptojme se kush te paguan ty si analist,ti vetem analist nuk je.
O Fatos ne nga anet tona vazhdojme te te themi syrrocke
Enveri, nuk ishte i gjithi budall, ai i njihte K…. si puna jote dhe i fuste aty ku e meritonin…!. Suksese ne jete…..!
Shume e sakte dhe e vertete.
o Agjensia “TANJUG” ça ke që e grric me letër zumpare ! Nuk të del letra zmerile ? O sharlatan që ske lënë shqiptarë pa sharë , ça leshin do tani me shqipërinë dhe shqiptarët , shko shkruaj për ata që të paguajn Qeke kokrra legenit https://www.youtube.com/watch?v=kzc44eD-q7c
Ndersa nga soji jot ti nuk je i vetmi qe vazhdon te jargavitesh faqet e gazetave…
I ndritet shpirti Enverir qe te futi ne bug.Ti paske qene dhe je nje maskara qe nuk ta gjejme dot shokun .Je nje pleh njeri.Bejne shume gabim dhe medja qe boton shkrimet e tua te ndyra.Truri i lubonjes eshte i thare,shterp dhe zemta e tij katran vetem vjell vrere.Fshiheni nga kujtesa kete monster.Malsori.Boston.
Si.ky.analist.jane.shumica.e.shqipetarve.
llogjet.e.ketij.nuk.kaperdijen.eshte.humbje
kohe.qe.gazeta.merret.me.kete.njeri.
Duke thene se Rama e sulmoi Meten qe te hante tepsine I vetem, üne mund te te them: te hengert turinjte e tu. Kaq Mund te them se nuk kam kohe te Merrem me ty psikopat.
Ja ku e nxorri peten lakrori,duke zbuluar deshiren ,e Tije,Meta ra dhe pas do e ndjek edhe LSI! Lubonja,i Cili eshte i pranishem,shpesh ne Shtyp,ngjall interesin e Lexuesve,si dhe te spektatore kur eshte pjesmarres ne emisione Televizive.Dhe kjo eshte nje gje e mire,sepse jep mendime nganjehere te vlefshme,si dhe krijon situata polemike.Por persa i perket LSI,nuk e kuptoj se pse eshte jashte kontrollit,logjik,dhe me stilin e futjakot,cileson Ramen perbindesh! LSI,nuk eshte Parti krahinore,siq brengoset Lubonja me shoke,shiko me kujdes Kryesine e Partise,dhe del se brengosja eshte e pavend! Qa kerkon Lubonja,privilegjet ju dhane,dhe u be edhe drejtor i RTSH,pikerisht nga pasardhesit e Blokisteve qe e futen ne burg,ne sistemin Komunist.(Theksoj se edhe ne Sistemin demokratik,udheheqja eshte po ajo qe ishte ne sistemin Komunist,pra ka ndryshuar sistemi,por jo udheheqja,dhe udheheqesit e rinje jane adoptuar me sistemin Kapitalist,pra ka ndrrim,stili dhe adoptim me sistemin e ri)Pra u be Drejtor i RTSH,nje Post i rendesishem,dhe aty mund te shpaloste pikpamjet e Tije,por dhe dorheqjen Shum shpejt.Tash kerkon kruarjen me LSI,sepse eshte Parti me e vogel se PS,dhe PD,dhe sipas pikpamjes se mercenareve,shkon me me te fortin,pra sipas Tije PS,dhe PD,jane me te fortet,pra bjeri ti biem LSI!Sot kur,Bota po shkon drejt nje Kapitalizmi,qe do te reformohet ,ku reforma,don te thote,forme e re,pra Kapitalizmi do te ndryshoje,dhe nuk do te jete ky qe e kemi njohur deri tani,dhe mendohet ne menyre pozitive(Optimiste)-Pra Lubonja i Cili eshte ne fokus te lexonjesve,te shkeputet,nga pozicioni i Tije i theksuar me siper,dhe te largohet nga rreshqitja qe i ndodh ne menyre te perhereshme,kur eshte fjala per LSI!
Kush mbolli nje peme,kush mbolli dy peme,kush mbolli shum peme,sigurisht qe nuk do te varroset bashke me to,kur te vdese.do te haje frutat e pemes,du te shes kto fruta por edhe do te dhuroje nga kto fruta!sa pem mdolle Fatos,dhe nqoftese mbolle a shite a hengre a dhurove?Dhe kush mbolli,do te vdes,kur te te vdese shpirti i tije fle i qete,sepse nga pemet qe mbolli,do te haje pasardhesi,pasardhesit,pra njeriu qe do te vije pas,mbjellesit,dhe keshtu edhe ky njeri mund te behet mbjelles.pra gjethet shkojn e vijne,viti i le vendin vitit,stina stines e dita dites,transformimi eshte pun e natyres,por cikli i jetes ngelet ai qe ishte,dhe sumkiri,transformimin,mund ta shoh si mundesi,deshire.ti gazetar qe jargavitesh faqeve te gazetave,qe kerkon te sqarosh Njerezit,pse smbjell nje peme,pse dhe kur te shkruash,do te mendosh,edhe un mbolla nje peme,dhe nga kjo peme,do te ha e do te shes,do te dhuroj,ashtu siq edhe po me dhurojne qdo dite pare,per jargavitjen faqeve te gazetave.
Bravo Lubonja,si gjithnje realist.Le te shajne keta ripjellsat qe dine vetem te lepine bythe politikanesh.
Ne cilen bordero firmos ky pervers. Jam kurioz te di se ku eshte i dobishem ky njeri i urryer dhe shpifarak qe me traplleqet qe thote eshte edhe i pagueshem.
Sistemin e kaluar e urrj
Se janë ato pasoja që nuk po gjen guri vëndin
Por ky gjoja analist që nk lith dot brekët
Enveti ja ka bë hakën