Akuzat e PD për Rakipin, PDIU: Jeni akoma në qeveri, hiena! Përdorimi i aksidenteve për politikë, e mjerë

14 Gusht 2017, 14:34Politika TEMA

Për akuzat e PD ka reaguar edhe PDIU, partia ku është zgjedhur deputet Rakipi. PDIU i kërkon PD që të mos bëjë
rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik.

E ndërsa i kërkon ndjesë familjes dhe i kujton selisë blu se është akoma në qeveri, PD i kërkon Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike.

“PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt.

Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurde për të bërë opozitë.

Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit.

I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush” thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike i kërkoi Kryeprokurorit dhe kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes se imunitetit të deputetit Rakipi, dhe një hetim të plotë dhe te pandikuar të ngjarjes, ku mbeti i vdekur një 54-vjeçar para dy ditësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje