Kryeministri Rama ka publikuar sot raportin e dëgjesave publike në qarkun Gjirokastër, ku evidentohen problematikat e ngritura nga qytetarët.
Mes problematikave, në zonat urbane evidentohet nevoja për investimet në sistemin e ujësjellësit, punësimi, sistemi i energjisë elektrike.
Në zonat rurale, thkesohen nevojat për rrugë, energjia elektrike, uji i pijshëm, uji për vaditje, etj.
Në këtë analizë, del se PS ka patur rritje me mbi 2000 vota, po ashtu edhe LSI me 1 mijë vota. PD vëren një rënie me 188 vota.
“RAPORTI JUAJ
Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Gjirokastër.
Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Gjirokastrës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport
✌
?? Faleminderit”, shkruan Rama ne rrjetin social.