Tani që mendoni se i keni larë hesapet me armikun e shtëpisë, dilni një herë shikoni edhe nga baçet e komshinjve. Se nuk mjaftojnë 230 mijë ushtarë, që munguan në apelin e 25 qershorit, por mbase ju duhen dëshmorë të tjerë, që duhet të bien ndoshta pak me vonesë për kauzën e madhe të “çadrës së lirisë”.
Le ta mësojnë edhe aleatët se çfarë i gjen nëse e prishin unitetin e çelniktë të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike. Që të mos guxojnë më të cënojnë atmosferën festive, që ka përfshirë të madh e të vogël në Shqipëri, sidomos pas fitores plebishitare të 22 korrikut.
Ndajini edhe ata pak aleatë, që na kanë mbetur, në të mirë dhe të këqinj, në djaj apo ëngjëj, në ata që duhen dhe në të tjerë që nuk duhen, se nuk mjaftoka që edhe bashkë me ta jemi sot në parlament 14 mandate më pak se 4 vjet të shkuara. Tek e fundit, ata duhet të qartësohen një herë e përgjithmonë se tek kasollja jonë, që sa vjen e zvogëlohet, ka vend vetëm për ata që mendojnë njësoj.
Të tjerët, që mund të kenë kokën e tyre, le të gjejnë strehë ku të duan. Janë të lirë të shkojnë në shtëpi të tjera, në vila apo grataçelë, po të duan, mjafton që të mos e prishin rregullin harmonik dhe harmoninë e rregullt të kasolles.
Dhe pasi të keni mbaruar punë me të gjithë, futjuni edhe një herë qilizmës brenda gardhit të partisë sonë, se mbase ju ka tepruar ndonjë armik, të cilin mund të mos e ketë kapur tamam vala e parë e luftës së klasave. Nga ulja e vigjilencës apo nga fshehja e kokës së gjarprit, kjo pak rëndësi ka.
Le të kthehet kjo në një zakon të përhershëm apo në një ligj të pashkruar, njësoj siç ka mbetur që në çdo 4 vjet, më 22 korrik, Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë votime për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar.
Nuk jua kam fare merakun që këtë mision do ta kryeni me sukses, sepse të tillë e keni edhe porosinë, edhe zellin. Por një këshillë e kam edhe për ju: Bëjini një zë udhëheqësit që të kthehet në atdhe, megjithëse është kohë pushimesh, sepse ka ca gjëra në botë që nuk delegohen dot. Fjala vjen, mund t’ia lësh dikujt kopilin në derë, por për ta bërë atë, nuk ia lë dot dikujt tjetër. Sepse nuk mjafton të jetë vetëm kopil, por duhet të jetë edhe i yti.
Mbase i bën mirë kthimi dhe e kthjellon për të dalluar më mirë se cilat janë punët që i takojnë të bëjë opozitës, edhe sikur populli bashkë me qeverinë të shkojë i gjithi me pushime. Mbase e frymëzon puna dhe vepra juaj dhe e shtyn edhe më tej pastrimin e oborrit tonë dhe kopshteve të fqinjëve nga barërat e këqija.
Por që të jeni brenda, në rast se ka këtë mendje, i thoni që të sjellë me vete edhe një tufë me kostume doku, nga ato që vishnin kinezët në vitet e Revolucionit Kulturor, që jo vetëm të mendoni njësoj, por edhe të mbatheni gjithashtu njësoj. Me të njëjtën uniformë si lideri suprem dhe i pagabueshëm.
Po ti deri tashti i veshur me kostum doku ke qenë. Me kostumin që ju vishte Saliu apo ajo kohe stë kujtohet!!! Kostumi që po don tju veshi Luli nuk të pëlqen! Po ai është i njëjti, i Saliut, veç Luli e ka këthyer mbrapsh… po me porosinë e Saliut. Ajde paç suksese në jetë o Patoz.
NUK PESHTYET NE PJATEN QE KE NGRENE NJE JETE TE TERE…!
O Patozkë; po për Sali Kriminelin do të na thuash ndonjë gjë mo apo do të merresh vetëm me Lul-ush konen?
A e kupton o Patoz sa autogola ke bere nga moszgjedhja jote si kanditat per deputet.Pak a shume,po themi qe qendrojne si probleme tek PD-ja,por ti asnjehere nuk i ngrite kur ishe deputet,pastaj hapesh bythesh kot,pa sens,njelloj si Luli & Co duke share Edi Ramen,bleu zgjedhjet etc etc,pa fakte,vetem me sajesa alla Pd-je.Nuk ke asnje ndryshim nga keto qe ju a futen tek Pd-ja,perveç se nuk ke me karrige.Harrova,Patozo akoma e ke frike Salen?Si nuk the nje kritike per Salen,se te gjithe e dine,se Sala po e lu kete filmin,jo Luli. Patozo hap ndonje OJQ,se ke Pd-ja ta futen pataten.
Hartim i nje mediokri.
Mos qa o Patoz.
Fati juaj vertet u vendos nga Luli, po filloi te shkruhej kur ishe edhe ti tamam aty ku duhej.
Se ja futet pordhes kur kundershtuat Vetingun (se i prishej pune shefit te vjeter), se nuk e denuat asnjehere 21 Janarin, Gerdecin, kerdine e vjedhjes ne Rrugen e Kombit, se per te mos prishur unitetin brenda sojit nuk pate qe Lul Basha beri zero pune ne Bashkine e Tiranes, se s’thate njehere “mor po ku i gjen parate ky kodosh Shkelzenen Berisha qe po ben nje jete prrallore”, e sa e sa te tjera, vetem qe te ruanit “unitetin” brenda rradheve.
Ti di me shume se kaq.
Tani rri aty se s’te vjen me lepuri ne cark.
Dhe MOS QA.
Bej ndonje gje qe ia vlen me teper se lotet.
O titi pirdh pirdh se lirohesh shpifanjos i pacavures RD te para 2005 e tani na del si burre i mire nje m.t je shpifes
?????????????????
Patoz ,te njohim mire se c’mut je.
“NË SHKALLËT KU JE NGJITUR,NUK PĒSHTYHET”
SEPSE TË DUHEN EDHE PER TË ZBRITUR.
Patozi eshte teoricien i madh. Me Lulin guxon, por me Saliun sja mbante e as ja mban te beje gëk. Mos kerko ndershmeri nga bashkefajtoret e tu ore zotni! Edhe bemat e renda te qeverisjes Berisha, ku spikat hapja e zjarrit mbi turmen (popullin), ku per fet vetm 4 veta vdiqen, por u plagosen dhe shpetuan dhjetra te tjere Patozi e ka zgjidhur çeshtjen: e morem ndeshkimin – thote sa here diskutohet ne debate, me nje fjale populli na hoqi nga pushteti. Me kete Patozi e quan te vuajtur denimin qe do te meritonin pergjegjesit e masakres. Kjo sipas tij duhet kuptuar keshtu: e paguam haracin. Te vjen per te qeshur e per te qare kur e degjon, sa mire qenka keshtu, hajde ne pushtet, bej zullume – ska pergjegjesi, iken nga pushteti – ky eshte ndeshkimi. Pastaj hajde prape ne pushte e ik, bej cfare te duash dhe qenke i lare? Po burgun si fjale e njohin keta politikanet? A nuk duhet te pergjigjen edhe me penalitet pergjegjesit per krimet?
Me e bukura akoma eshte kur thone se u vodhen zgjedhjet. Pra nje here thone e morem pergjegjesine, u ndeshkuam, ky eshte ndeshkimi, pra populli na zbriti nga pushteti per ato gjemat, pastaj na dalin me ate qe u manipuluan zgjedhjet. Pra ju nuk ndjeni pergjegjesi per krimet, megjithese pranoni qe populli na ndeshkoi, por thoni se nuk e meritonim ndeshkimin, se ne fakt na i vodhen votat (pushtetin). Pra po te mos ishin vjedhur votat ju aty do ishit, dhe nuk do kishte pendese dhe ndeshkim te merituar nga populli. Ju te gjithe genjeni por nuk jeni ne gjendje ta ndjeni masen e genjeshtres kur e teproni, aq sa nuk do ngriheni dot me ne kembe kurre sepse ju ka dale boja – sic thone, ose jua piu lengun populli.
Te kritikosh punen e bere ne nje parti eshte normale por,analizo dhe punen tende brenda asaj partie ku militon.Nga cfar shkruan gjate kesaj kohe tregon se nuk ke pasur lidhje me ate formacion politik.Zoti Patozi cilat jane opsionet e tua per tu ringritur kjo parti,cila duhet te jete alternativa qe te kethehet besimi tek njerzit qe besuan tek kjo parti?Analiza dhe rruget e mundeshme jane me te vlefshme se sharjet e perditeshme.
Nuk ua ka fajin Edi Rama dhe mazhoranca per humbjen e as ndonje tjeter por vetja.Lereni llafollogjine boshe dhe perpiquni te mos jeni nihiliste per cdo gje qe behet.Shqiperine do ta regullojne shqiptaret por jo ata qe vetem qahen per karrigen e humbur,si ty.