Jo vetëm iku pa lejen e kryeministrit, por ministrja Karabina i kërkon llogari Kosovës: Pse nuk më akomoduat në hotel me 5 yje në Gjakovë

15 Gusht 2017, 11:10Politika TEMA

Ministrja teknike e Arsimit po tenton tanimë të thyejë kufinjtë e pushtetit të saj, e këtë e tregon llogaria që i ka kërkuar Kosovës me anë të një e-maili zyrtar. Edhe pse teknikja duhet të ishte larguar nga kabineti pas zgjedhjeve, mesa duket ca lezete të vogla e ca lukse imagjinare të sajat e kanë mbajtur atë peng. Kjo e Karabinës, nuk ishte dëgjuar më parë.

Pas kthimit nga një seminar të mbajtur në Gjakovë, ministria Karabina i ka kërkuar llogari Kosovës se pse nuk është akomoduar në hotel me 5 yje. Pra, pse në Gjakove s’ka hotel për nivelin e zonjës Karabina.

Më anë të një e-maili të shkruar keq, më plot gabime drejtshkrimore, ajo që shihet është fakti se Karabina kërkon llogari se pse nuk ka qenë akomoduar mes luksit, por në një hotel normal , raporton lexo.al.

Kjo duhet t’i ketë lënë me gojë hapur zyrtarët në Prishtinë, megjithatë, Karabina pret akoma përgjigje se si ka mundësi, nuk u akomodua në hotel me 5 yje.

Ngjan e gjitha si një shaka në fakt, por më poshtë po ju sjell mailin e plotë të dërguar në datë 3 gusht nga asistentja e Karabinës në në adresë të ministrisë së arsimit në Kosovë.

E-MAILI ZYRTAR:

“From: Sekretaria MAS 
Sent: 03 August 2017 11:10
To: Anila Ferizaj <[email protected]>
Cc: Zamira Gjini <[email protected]>; [email protected]
Subject: Kerkese per informacion

Pershendetje znj. Ferizaj!

Sikunder jeni ne dijeni, ne Gjakove, u organizua Seminari i XIII, i mesimit plotesues ne diaspore.

Ministrja e Arsimit, u tregua e gatshme per te marre pjese duke e pare si nje detyrim kushtetues per promovimin e ruajtjes se vlerave dhe traditave kulturore te shqiptareve kudo qe ndodhen, por edhe ne shenje respekti te punes dhe misionit te mesimdhenesve ne diaspore.

Ministri i Arsimit veren se organizimi i Seminarit ishte jashte çdo standardi te nivelit zyrtar e human, si dhe jashte qellimit qe ai kishte.
Ne lidhje me situaten e krijuar Ministri i Arsimit dhe Sportit kerkon te informohet:

1. Kush ishin personat pergjegjes qe kishin marre persiper akomodimin dhe mbarevajtjen e punes se seminarit? Ju kujtojme, Dhoma ku u akomodua Ministri i Arsimit, ishte jashte çdo standardi per nje nivel te tille perfaqesimi.
Me VKM, Ministri akomodohet ne hotel me pese yje ne rastet e pjesemarrjes se tij ne aktivitete zyrtare.

2. Stafi i ngushte qe e shoqeronte Ministrin e Arsimit (Keshilltaret e saj) u trajtuan ne nje menyre krejt te padenje, per nivelin e hierarkise qe ata kane dhe per ate ç’ka perfaqesojne ne institucion;

4. Hoteli ne te cilen u be akitiviteti ishte i pa pershtatshem, jo vetem per nje nivel te tille perfaqesimi por edhe per nje nivel mëse normal. Ai nuk permbushte asnje standard, per mbarevajtijen e nje aktiviteti te tille. Mjedisi ne te cilin do te zhvillohej Seminari ishte pa kushte ajrosje dhe ne nje temperature te larte.

5. Ministri i Arsimit kerkon te dije nese pala e Republikes se Kosoves, ishte e njoftuar per pjesemarrjen e Ministrit te Arsimit dhe stafit qe e shoqeronte ne kete aktivitet?

6. A i kane te qarta detyrimet ligjore dhe zyrtare organizatoret e Seminarit XIII ne Gjakove? Nese po, si e shpjegojne krijimin e nje situte te tille te paprecedente?

Ministri i Arsimit, kerkon gjithashtu te informohet sesa eshte buxheti i ofruar nga pala shqiptare dhe ajo kosovare ne perputjhje me marreveshjen mes dy vendeve, dhe si eshte shpenzuar ai ne rastin e Seminarit XIII te mbajtur ne Gjakove, duke marre ne konsiderate situaten dhe kushtet te cilat u konstatuan prej vete Minsitrit te Arsimit.

Ministri i Arsimit ja ka bere me dije situaten edhe homologut te saj ne Republiken e Kosoves.

Gjithashtu Ministri i Arsimit do te kerkoje nje proces auditimi te shpenzimeve financiare, per Seminarin e XIII ne Gjakove.

Persa u shpreh me siper Ministri i Arsimit kerkon nje informacion te hollesishem, per situaten e krijuar si dhe pergjegjesit qe shkaktuan kete ngjarje te pa precendente per protokollin shteteror dhe ne shkelje te te gjitha akteve ligjore dhe n/ligjore qe rregullojne punen e Ministrit te Arsimit.

Ky informacion te percillet ne rruge elektronike dhe i printuar ne paradhomen e Ministrit sot me date 03.08.2017, ora 14.30.

Behije Çerpja
Asistente e Ministrit
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Rruga e Durrësit, Nr. 23, ALB-1001 Tiranë, Albania
Mobile: +355 684194470
Email: [email protected]
ëeb site: www.arsimi.gov.al”

22 komente në “Jo vetëm iku pa lejen e kryeministrit, por ministrja Karabina i kërkon llogari Kosovës: Pse nuk më akomoduat në hotel me 5 yje në Gjakovë”

  1. Kozmo says:

    NJEREZ ORDINER, MERITOJNE HOTELE ORDINERE !!!

  2. Profesori says:

    E-mail totalisht normal, asnje gje strange apo extra. Eshte kerkuar te zbatohet VKM-ja qe mbulon aktivitete te ketij niveli.

    Faleminderit,
    Profesori

    1. Profesoresha says:

      Anormal eshte fakti qe ky e mail duhej te ishte derguar perpara zhvillimit te seminarit per tu siguruar qe “VKM” do te zbatohej. Eshte detyre e kabinetit te Ministres te marre informacion paraprak per cdo detaj te aktivitetit (qe nga axhenda e folesit dhe deri tek logjistika) dhe nese konstaton qe organizimi nuk permbush kerkesat e VKM ne fjale keshillon Ministren per mospjesemarrje. Nga sa lexoj kuptoj qe kabineti i Ministres nuk ka bere asgje perpara zhvillimit te aktivitetit pervecse ka pergatitur valixhet per te shkuar ne Gjakove.

  3. GRIDA SUMA says:

    DASHKA HOTEL ME 5 YJE SHURRA E PD, SA QESHARAKE QE JANE MOR AMAN, AKOMA PA I BERE SYRI TERR RRIME ME PAHIR NE QEVERI. POPULLI I SHEH TE TERA DHE GAJASET ME KETO PLEHRA QE PUSHTETIN E SHIKOJNE SI MJET PER TE BERE BATERDINE ME VJEDHJE E ABUZIME….TEK E FUNDIT KJO PARTI KRIMINELESH LE SHIJE SHUME TE HIDHUR NDER SHQIPTARET KUR KA NJEREZIT E SAJ NE PUSHTET…PARTI E VRASESVE DHE E KRIMINELEVE TE CDO LLOJ KALIBRI.

    1. spartaku says:

      Grida Suma! Ke te drejte.Pse jane keshtu,njerez budallenj e mendjemedhenj keta te pd-ke,pa nuk i jep voten,dhe nuk i pranojne ne pushtet.Merni me ment,sikur te jete ne qeverin e Bashes apo te Berishes kjo monster e keqe,do t’a hidhte shurren perpjetet.Me keta lloj speciesh,Basha nuk vjen kurre ne pushtet.Sot qe ajo mutministre nuk ka gje ne dore,dhe krkon ofiqe te medha.Yyyy fare keqe.

  4. Gjitoni i Nolit says:

    Po kush je ti moj zonja karamanjolla qe kerkon hotel 5 yjesh me ate mendje qe ke ti vetem ne hotel zoopark e ke vendin dhe ne ndonje vend qe te mos e felliqesh ate.

  5. Ladi says:

    Pervecse dinjitetit qe i takon me Ligj, asgje te tepruar nuk ka kerkuar ministrja e Republikes se Shqiperise

  6. Arber Iliri says:

    Hahaha per te qeshur dhe per te qare, kjo mesa duket qenka karabine edhe nga mendja.kurse kjo tjetra shifet nga mbiemri qe eshte nje klas i larte edukimi dhe formimi katunar.Turp e faqe e zeze.Pa le po e quan edhe detyrim kushtetues, hahahahaha.

  7. Aureli says:

    Sa shurra jane o zot

  8. Sara says:

    Kur lexon lajmin dhe me pas emailin sheh nje disinformim te publikut.

    Te kerkosh llogari per shpenzimet eshte shume normale. VKMne se ka bere ministria,ka qene aty dhe duhet zbatuar.

  9. E Drejta says:

    Turp per ata qe bejne lajm nje email te tille. Harrojme se eshte Ministra e Arsimit. Dhe ajo qe kerkohet ne kete email eshte me se normale, kerkohet te perfaqesohet me dinjitet nje shtetar pavaresisht emrit qe ka.

  10. pro says:

    ..diçiture opozitare!!

  11. toni says:

    Pavaresisht se si gjykoni per Znj.Karabina (per mua ajo eshte krejt normale)ajo ne ate mbledhje perfaqesonte shtetin Shqiptar dhe nga ana protokollae duhej te trajtohej me ate respektin qe organizatoret duhet te kene per shtetin shqiptar,Verejtja qe u behet organizatoreve eshte ne dinjitetin e shtetit shqiptar dhe jo te Znj.Karabina.Kete duhet t’a kete te qarte kushdo qe shkruan .

  12. Jimi says:

    Si karabine nuk me ngjan, mbase si Karabushe po!

  13. alphade says:

    Shkurt nje brekdhjere ! Kur nje kurve vishet me pushtet ,
    ja cfare ben ! 7-8 drejtore te MAS-it e kane hedhur ne gjyq
    kete arrogante pa tru !

  14. Salkaro says:

    Kar abine. ..si tre germat e para. …

  15. Iliria-Shqiperia says:

    Kur do mesoni te shkruani gjuhen shqipe me gramatike e sintakse, qe u marrte dreqi gazetaret e sekretaret bashke me ta? Po c’eshte ky email skandaloz me presje pas kryefjales e pas foljes?! Po as turku se perdhunoi keshtu kete gjuhe. Pale sekretare e Ministres se arsimit!!!!. Nivel 0. Turp!

  16. Bardhi Tolabi says:

    Problemet e brendeshme ne ministrine e arsimit dhe sporteve,nuk duhet t’i ngaterojme me qendrimin e mbajtur ne kete E-mail-in zyrtar.Sikurse del nga E-mail-i,keto seminare organizohen prej te dy qeverive dhe per shpenzimet e tyre kontribuojne te dy palet.Te kerkosh seriozitet,respekt dhe trajtim dinjitoz,nuk eshte kapricio,aq me pak kur behet fjale per perfaqesues te rangut te larte si ai i ministrit.Ministri si qytetar,mund te flejedhe ne cader,te haje hamburger apo sanduic,por jo si minister kur eshte duke kryer nje mision zyrtar.Pala Kosovare edhe pse jane vellezrit tane duhet te vleresonte kushtet per organizimin e seminarit ne Gjakove dhe ne se nuk plotesoheshin standartet i mbeteshin dy rruge:T’a cvendoste vendin e seminarit ose te bisedonte paraprakisht me palen tone,te shpjegonte per kushtet jo te mira por per domosdoshmerine e zhvillimit te seminarit atje.Per keto aresye mendoj se pala jone ka te drejten e saj te kerkoje sqarime zyrtare.Pretendojme te bejme shtet,por nuk duhet te l;ejojme te merremi neper kembe…
    Mendoj se kthimi i pergjigjes prej pales Kosovare eshte i domosdoshem,njekohesisht ata duhet t’a vleresojne kete dhe si ndihme per te mos u perseritur ne te ardhmen.,jo vetem me perfaqesuesit tane por dhe me perfaqesues te shteteve te tjera.
    Mendoj se ti tulli eshte i gabuar,perkundrazi duhej titulluar afersisht:Ministria Shqiptare kerkon sqarime per organizimin jo korrekt te seminarit ne Gjakove….
    Per sqarim,nuk jam perkrahes i PD-se as i kesaj ministre teknike,jam perkrahes i te majtes,por mbaj qendrimin e mesiperm,per dinjitetin e shtetit tim,shtet i cili nuk i perket forcave politike por popullit…

  17. Tirana says:

    Shurre karabinash

    1. palla says:

      Kjo Karabine e ka mendjen vetem te bajoneta.

  18. rob i zotit says:

    Ky email , me sa duket ne botim i eshte drejtuar znj. anila ferizaj, pjese min. se arsimit ne shqiperi , jo kosoves. mos keqinformoni me qellim publikun

  19. cuku says:

    E-Maili drejtuar organizatoreve te seminarit, eshte krejtesisht normal. Nuk ka rendesi se kush ka shkuar ne kete seminar, ministrja teknike apo ministrja socialiste. Per seminarin si nje aktivitet shteteror midis Kosoves e Shqiperise, ka nje mareveshje te hereshme shteterore e duhet respektuar protokolli shteteror. Reagimi i ministres se perkoheshme teknike, nuk eshte bere se ajo kerkonte “lluks” sic komentohet ketu, por qe seminari e akomodimi i delegacionit shteteror te Shqiperise, ti pergjigjej regullave shteterore e fondit te percaktuar per kete aktivitet. Duket kjarte ne E-Mail dyshimi se me fondet e percaktuara per kete seminar, jane bere abuzime, e te mos bejne naivin komentuesit e Meros. Sic ka shtetare te korruptuar ne Shqiperi, ka fatkeqesisht edhe ne Kosove qe abuzojne me keto fonde. Ka edhe me keq akoma. Meqe nje pjese e madhe e shtetareve te Kosoves vijne nga grupet marksiste-leniniste qe pat krijuar ish sigurimi i Enverit, duket se kane mare urdher nga pasuesi i diktatorit komunist te Shqiperise, qe te keqtrajtojne ministren “teknike”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje