Pasanikët e Parlamentit: Troje, biznese, vila, llogari milionere. Ja deputeti me 56 shtëpi

16 Gusht 2017, 08:37Politika TEMA

Politika sfidon të gjitha pushtetet e tjera në Shqipëri i përket pasurive të deklaruara pranë organeve ligjzbatuese. Nëse anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, deklaron 18 apartamente brenda vitit, një deputet rezulton se është bashkëpronar me 50 për qind, në 56 pasuri të paluajtshme.

Deputeti i PDIU, Omer Mano, në deklaratën fillestare të pasurisë, deklaron se është bashkëpronar i një pike karburanti me sipërfaqe 630 m2 në Fier, si dhe i 55 apartamenteve, zyrave, dyqaneve, bodrumeve, trojeve, depove të ujit etj. Referuar deklaratës së pasurisë, deputeti Mano, të gjitha pasuritë e paluajtshme i posedon në Fier.

Pasuritë e paluajtshme të ligjvënësit vijojnë nga 1 715.5 m2 deri tek dyqanet me 19 m2. Ndër të tjetra, deputetit është bashkëpronar me 50% i një bodrumi me sipërfaqe 1 715.5 m2 në Fier, në vlerën 67 264 064 lekë dhe me vlerë investimi në vite 40 485 800 lekë.

Deputeti posedon gjithashtu një veturë në vlerën 50 000 dollar, ku gjithashtu thotë se është bashkëpronar me 50%. Ndërkaq, në deklaratën e fundit të pasurisë, pra për vitin 2016, deputeti deklaron shitjen e dy apartamenteve me vlerë 5 600 000 lekë dhe 6 160 000 lekë. Deklaron gjithashtu pagën si deputet 2 811 934 lekë si dhe pagën e bashkëshortes si punonjëse tek firma O+P Petrol, 264 000 lekë.

Deputeti që bleu Kafen e Madhe në Shkodër

Deputeti i LSI, Agron Çela, posedon pasuri të paluajtshme me vlerë miliona euro. Deputeti rezulton se ka blerë Kafen e Madhe në Shkodër, me sipërfaqe 768 m2, me vlerë me vlerë 900 mijë euro dhe 1 998 000 lekë. Për të mundësuar shumën e lartpërmendur deputeti ka marrë një kredi 850 mijë euro.

Deputeti ka në pronësi një truall me sipërfaqe 300 m2, në plazh Velipojë, me vlerë 734 400 lekë, truall me sipërfaqe 228 m2 në Shkodër, me vlerë 1 500 000 lekë, apartament me sipërfaqe 688 m2, me vlerë 26 259 584 lekë etj. Në vitet e mëvonshme, deri në vitin 2016, Agron Çela, deklaron blerjen e një apartamenti 152 m2 në Ulqin, me vlerë 100 000 euro, në emër të bashkëshortes, veturë 147 000 euro dhe 500 m2 pyll në Razëm, Malësi e Madhe.

Dashamir Tahiri  

Deputeti i PD, Dashamir Tahiri, referuar deklaratës fillestare të pasurisë, rezulton pronar i 15 pasurive të paluajtshme në Tiranë. Tahiri posedon një vilë trekatëshe në Tiranë, me sipërfaqe 218 m2, një tjetër banesë trekatëshe, pesë apartamente banimi, bodrume, dyqane etj.

Ndërkaq, në deklaratën fillestare të pasurisë, bashkëshortja e deputetit Anasatas Angjeli, Greta Angjeli, rezulton se ka një depozitë bankare me vlerë 378 mijë dollarë. Zonja thotë se këtë depozitë e ka krijuar nga të ardhurat familjare. Zonja ka dhënë edhe një kredi me vlerë 21 132 599 lekë, pa specifikuar afatin kohor dhe normën përkatëse të interesit. Pra, bëhet fjalë për rreth 500 mijë USD.

Deputeti deklaron shtëpi banimi me 450 m2 truall dhe 589 m2 sipërfaqe banimi, tokë me sipërfaqe 440 m2, në rrethin e Sarandës, apartament me vlerë 330 000 dollarë në Boston, SHBA, apartament me sip. 158 m2 në Sarandë, dyqan me sip. 99 m2, në Sarandë, me vlerë të paspecifikuar dhe Jona Marashi, shtëpi banimi me vlerë 168 700 dollarë. Edhe deputetja Mimiza Hafizi deklaron në emrin e bashkëshortit 26 pasuri të paluajtshme.

Omer Mano

Deputeti i PDIU, Omer Mano, në deklaratën fillestare të pasurisë, deklaron se është bashkëpronar i një pike karburanti me sipërfaqe 630 m2 në Fier, si dhe 55 apartamenteve, zyrave, dyqaneve, bodrumeve, trojeve, depove të ujit etj.

Agron Çela

Deputeti i LSI, Agron Çela, posedon pasuri të paluajtshme me vlerë miliona euro. Deputeti rezulton se ka blerë Kafen e Madhe në Shkodër, me sipërfaqe 768 m2, me vlerë
me vlerë 900 mijë euro dhe 1 998 000 lekë.

Pasanikët e parlamentit shqiptar, pasuritë e paluajtshme nga Jugu në Veri

Pasuria fillestare e deputetit të PDIU, Omer MAMO

1) Bashkëpronar me 50% i një pike karburanti me sip. 630 m2 në Fier në vlerën 38 080 000 lekë, për të cilën është vendosur barrë hipotekore me vlerë investimi në vite 63 000 dollar.

2) Bashkëpronar me 50% i një ap. banimi me sip. 439 m2 në Fier në vlerën 24 584 000 lekë, për të cilën është vendosur barrë hipotekore me vlerë investimi në vite 43 900 dollar.

3) Bashkëpronar me 50% i një bodrumi me sip. 1 562 m2 në Fier në vlerën 61 230 400 lekë dhe me vlerë investimi në vite 32 802 000 lekë.

4) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 54 m2 në Fier në vlerën 2 116 800 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 274 000 lekë.

5) Bashkëpronar me 50% i pesë dyqaneve me sip. totale 495 m2 në Fier në vlerën 19 404 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 11 682 000 lekë.

6) Bashkëpronar me 50% i një bodrumi me sip. 1 233 m2 në Fier në vlerën 48 333 600 lekë dhe me vlerë investimi në vite 29 098 000 lekë.

7) Bashkëpronar me 50% i ap. banimi me sip. totale 561 m2 në Fier në vlerën 31 416 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 13 239 000 lekë.

8) Bashkëpronar me 50% i ap. banimi me sip. totale 309.5 m2 në Fier në vlerën 17 332 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 7 304 000 lekë.

9) Bashkëpronar me 50% i ap. banimi me sip. totale 309.5 m2 në Fier në vlerën 17 332 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 7 304 000 lekë.

10) Bashkëpronar me 50% i një depo uji me sip. 19.5 m2 në Fier në vlerën 764 400 lekë dhe me vlerë investimi në vite 460 000 lekë.

11) Bashkëpronar me 50% i një zyre me sip. 21 m2 në Fier në vlerën 1 176 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 495 000 lekë.

12) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 92.5 m2 në Fier në vlerën 10 360 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 2 183 000 lekë.

13) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 92.5 m2 në Fier në vlerën 10 360 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 2 183 000 lekë.

14) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 117.6 m2 në Fier në vlerën 13 171 200 lekë dhe me vlerë investimi në vite 2 775 000 lekë.

15) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 63.8 m2 në Fier në vlerën 7 145 600 lekë dhe me vlerë investimi në vite 229 680 lekë.

16) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 19.5 m2 në Fier në vlerën 2 184 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 460 200 lekë.

17) Bashkëpronar me 50% i një bodrumi me sip. 1 715.5 m2 në Fier në vlerën 67 264 064 lekë dhe me vlerë investimi në vite 40 485 800 lekë.

18) Bashkëpronar me 50% i një ap. banimi me sip. 50 m2 në Fier në vlerën 2 800 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 502 600 lekë.

19) Bashkëpronar me 50% i ap. banimi me sip. 561 m2 në Fier në vlerën 31 416 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 13 239 600 lekë.

20) Bashkëpronar me 50% i katër ap. banimi me sip. totale 416 m2 në Fier në vlerën 23 296 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 497 600 lekë.

21) Bashkëpronar me 50% i dy ap. banimi me sip. totale 272 m2 në Fier në vlerën 15 232 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 6 419 200 lekë.

22) Bashkëpronar me 50% i dy ap. banimi me sip. totale 214 m2 në Fier në vlerën 11 984 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 5 050 400 lekë.

23) Bashkëpronar me 50% i tre ap. banimi me sip. totale 321 m2 në Fier në vlerën 17 976 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 7 575 600 lekë.

24) Bashkëpronar me 50% i tre ap. banimi me sip. totale 216 m2 në Fier në vlerën 12 096 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 777 600 lekë.

25) Pronar me 100% i një trualli dhe banese me sip. 650 m2 në Fier në vlerën 27 300 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 4 500 000 lekë, trashëguar nga babai.

26) Pronar me 100% i një toke pyll me sip. 50 000 m2 në Fier në vlerën 250 000 euro.

27) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 1 562 m2 në Fier në vlerën 174 944 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 36 863 200 lekë.

28) Bashkëpronar me 50% i katër dyqaneve me sip. 56 m2 në Fier në vlerën 6 048 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 330 400 lekë.

29) Bashkëpronar me 50% i një dyqan me sip. 31 m2 në Fier në vlerën 3 472 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 731 600 lekë.

30) Bashkëpronar me 50% i një dyqan me sip. 42 m2 në Fier në vlerën 4 704 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 991 200 lekë.

31) Bashkëpronar me 50% i një dyqan me sip. 37 m2 në Fier në vlerën 4 144 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 873 200 lekë.

32) Bashkëpronar me 50% i një dyqan me sip. 48 m2 në Fier në vlerën 5 376 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 132 800 lekë.

33) Bashkëpronar me 50% i një dyqan me sip. 60 m2 në Fier në vlerën 6 720 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 416 000 lekë.

34) Bashkëpronar me 50% i një dyqan me sip. 60 m2 në Fier në vlerën 6 720 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 416 000 lekë.

35) Bashkëpronar me 50% i një dyqan me sip. 110 m2 në Fier në vlerën 12 320 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 2 596 000 lekë.

36) Bashkëpronar me 50% i ap. banimi me sip. 185.15 m2 në Fier në vlerën 10 368 400 lekë dhe me vlerë investimi në vite 4 369 540 lekë.

37) Bashkëpronar me 50% i ap. banimi me sip. 185.15 m2 në Fier në vlerën 10 368 400 lekë dhe me vlerë investimi në vite 4 369 540 lekë.

38) Bashkëpronar me 50% i ap. banimi me sip. 185.15 m2 në Fier në vlerën 10 368 400 lekë dhe me vlerë investimi në vite 4 369 540 lekë.

39) Bashkëpronar me 50% i ap. banimi me sip. 161.45 m2 në Fier në vlerën 9 041 900 lekë dhe me vlerë investimi në vite 3 810 220 lekë.

40) Bashkëpronar me 50% i ap. banimi me sip. 111.5 m2 në Fier në vlerën 6 244 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 2 725 000 lekë.

41) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 40 m2 në Fier në vlerën 4 480 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 944 000 lekë.

42) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 40 m2 në Fier në vlerën 4 480 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 944 000 lekë.

43) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 40 m2 në Fier në vlerën 4 480 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 944 000 lekë.

44) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 45 m2 në Fier në vlerën 5 040 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 062 000 lekë.

45) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 50 m2 në Fier në vlerën 5 600 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 062 000 lekë.

46) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 60 m2 në Fier në vlerën 6 720 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 416 000 lekë.

47) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 67 m2 në Fier në vlerën 7 504 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 581 000 lekë.

48) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 58 m2 në Fier në vlerën 6 496 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 368 000 lekë.

49) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 58 m2 në Fier në vlerën 6 496 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 368 000 lekë.

50) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 35 m2 në Fier në vlerën 3 920 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 826 000 lekë.

51) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 67 m2 në Fier në vlerën 7 504 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 581 000 lekë.

52) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 40 m2 në Fier në vlerën 4 480 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 944 000 lekë.

53) Bashkëpronar me 50% i një dyqani me sip. 23 m2 në Fier në vlerën 2 576 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 542 000 lekë.

54) Bashkëpronar me 50% i katër ap. banimi me sip. totale 408 m2 në Fier në vlerën 22 848 000 lekë dhe me vlerë investimi në vite 1 468 000 lekë.

55) Bashkëpronar me 50% i një kabine elektrike me sip. 18.5 m2 në Fier në vlerën 725 200 lekë dhe me vlerë investimi në vite 436 600 lekë.

56) Bashkëpronar me 50% i një cisterne uji me sip. 13.5 m2 në Fier në vlerën 529 200 lekë dhe me vlerë investimi në vite 318 600 lekë.

-Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Shitje apartamenti me sipërfaqe 107.8 m2, 5 600 000 lekë.

Shitje apartamenti me sipërfaqe 107.8 m2, 6 160 000 lekë.

Çregjistrim mjeti, 600 lekë.

Shkëmbim trualli si bashkëpronar.

Të ardhura nga paga si deputet, 2 811 934 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga si punonjëse tek firma O-P Petrol, 264 000 lekë.

Pasuria fillestare e deputetit, Agron Çela

-Truall dhe ndërtesë me sip. 768 m2 (Kafja e Madhe në Shkodër), me vlerë 900 000 euro dhe 1 998 000 lekë. Financuar nëpërmjet dy kredive bankare me vlerë totale 850 000 euro, si dhe të ardhurat nga shitja 4 000 000 lekë e një apartamenti dhe 3 900 000 lekë të disa ambienteve shërbimi. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 33%.

-Truall me sip. 300 m2, në Pulaj, plazh Velipojë, me vlerë 734 400 lekë. Financuar me të ardhurat nga dividenti të vitit 2010. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 100%.

-Truall me sip. 228 m2, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, me vlerë 1 500 000 lekë. Financuar me të ardhurat nga paga. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 30%.

-Apartament me sip. 688 m2, me vlerë 26 259 584 lekë. Financuar nëpërmjet një kredie bankare me vlerë 200 000 euro si dhe nga shitja 7 000 000 lekë e një dyqani. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 100%.

-Bodrum me sip. 18,9 m2, në Rr. “Studenti”, Shkodër, me vlerë 721 375 lekë. Financuar me të ardhurat nga paga.

Pasuria pas deklarimit fillestar

Bashkëshortja Znj. Belma Çela blerë më 18.09.2016 ap. banimi me sip. 152 m2 në Ulqin, -100 000 euro.

Bashkëshortja blerë më 22.04.2016 veturë për te tjerë-147 000 euro.

Blerë më 17.02.2016 veturë më të ardhura nga paga, 100 000 lekë.

Blerë më 03.03.2016 veturë më të ardhura nga paga, 260 000 lekë.

Bashkëshortja, pronare me 100 % e një sip. pylli 500 m2, në Razëm, Malësi e Madhe me vlerë, 100 000 lekë.

Pasuria fillestare e deputetit, Tahir Muhedini

1) Bashkëpronar me 50% i një ap. banimi me sip. 56.2 m2 në Tiranë në vlerën 4 896 lekë, pjesë e regjimit familjar.

2) Pronar me 100% i një vile 3-katëshe me sip. trualli 218 m2 në Tiranë në vlerën 2 000 000 lekë.

3) Pronar me 100% i një dyqani me sip. 250.94 m2 në Tiranë në vlerën 57 816 576 lekë.

4) Pronar me 100% i një bodrumi me sip. 199.11 m2 në Tiranë në vlerën 16 086 230 lekë.

5) Pronar me 100% i një bodrumi me sip. 256.57 m2 në Tiranë në vlerën 64 142 dollar.

6) Pronar me 100% i një dyqani me sip. 54.96 m2 në Tiranë në vlerën 13 740 dollar.

7) Pronar me 100% i një dyqani me sip. 20 m2 në Tiranë në vlerën 5 000 dollar.

8) Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 109.98 m2 në Tiranë në vlerën 27 495 dollar.

9) Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 59.45 m2 në Tiranë në vlerën 14 862 dollar.

10) Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 59.45 m2 në Tiranë në vlerën 14 862 dollar.

11) Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 137.5 m2 në Tiranë në vlerën 34 375 dollar.

12) Pronar me 100% i një vile 4 katëshe me sip. totale 1 100 m2 në Golem në vlerën 220 000 dollar.

13) Pronar me 100% i një banese 3 katëshe në Tiranë në vlerën 13 871 080 lekë.

14) Pronar me 100% i një skaneri në vlerën 135 000 dollar.

15) Pronar me 100% i tre orave në vlerën 18 000 euro.

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Paga si deputet, 2 483 183 lekë.

Paga e bashkëshortes si administratore e ‘Luna 1’, 915 600 lelë.

Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes tek ‘IlPaese’, 2 950 000 lekë.

Kredi, shlyer 18 813 euro, detyrimi 173 878 euro.

Kredi, shlyer 3 753 euro, detyrimi 21 542 euro.

Kredi, shlyer 38 389 euro, detyrimi 282 mijë euro.

Kredi, shlyer 2 403 euro, detyrimi 45 mijë euro.

Pasuria fillestare e deputetit, Anastas Angjeli

1) Shtëpi banimi me 450 m2 sip. truall dhe 589 m2 sip. banimi, vlerë 11 500 000 lekë, ndërtuar në vitet 1992-1995.

2) Tokë me sip. 440 m2, në rrethin e Sarandës, me vlerë 264 000 lekë, blerë me të ardhurat familjare.

3) Apartament me vlerë 330 000 dollarë në Boston, SHBA, blerë me të ardhurat familjare dhe të ardhurat nga investimet.

4) Apartament me sip. 158 m2 në Sarandë.

5) Dyqan me sip. 99 m2, në Sarandë, me vlerë të paspecifikuar.

6) Znj. Jona Marashi, shtëpi banimi me vlerë 168 700 dollarë, pjesa në bashkëpronësi është 25%, blerë nëpërmjet të ardhurave të bashkëpronarëve dhe kredisë bankare.

7) Kredi për blerje apartamenti për motrën 39 009 euro.

8) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, zotëron depozitë bankare me vlerë 378 000 dollarë, krijuar nga të ardhurat familjare.

9) Znj. Angjeli deklaron krediedhënie me vlerë 21 132 599 lekë, pa specifikuar afatin kohor dhe normën përkatëse të interesit.

Pasuria pas deklarimit fillestar

10)Vajza, pronare me 25 % e një shtëpie banimi, vlera 39 752 dollarë.

11)Vajza, pronare e një autoveturë me vlerë 18 800 USD.

12)Djali, detyrim për blerje apartamenti, shuma e shlyer 70 000 euro.

13)Kredi bankare për blerje veture në Mars 2015 me principal 50 000 euro dhe çmim blerje 87 000 euro.

14) Biznes barë-kafe, fitimi për 2016, 240 000 lekë.

Pasuria fillestare e deputetes, Mimoza Hafizi

1) Bashkëshorti z. Hasan Hafizi bashkëpronar me 25% i një sip. trualli 1 110 m2 dhe sip. ndërtimore 378 m2 në Shkodër, blerë më 04.10.1994, në vlerën 2 500 000 lekë.

2) Bashkëshorti pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 126 m2 në Tiranë, blerë më 19.03.1997, në vlerën 1 990 000 lekë.

3) Bashkëshorti bashkëpronar me 50% i një toke truall me sip. 238 m2 në Kavajë, blerë më 29.09.1997, në vlerën 1 800 000 lekë.

4) Bashkëshorti pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 50 m2 në Velipojë në vlerën 1 000 000 lekë.

5) Bashkëshorti pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 90 m2 në Durrës, blerë më 11.11.2002, në vlerën 1 200 000 lekë.

6) Bashkëshorti pronar me 100% i një toke are me sip. 3 500 m2 në Tiranë, blerë më 01.06.2005, në vlerën 2 800 000 lekë.

7) Bashkëshorti pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 360 m2 në Delvinë, blerë më 05.10.2006, në vlerën 297 500 euro.

8) Bashkëshorti pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 292 m2 dhe tarracë në Tiranë, blerë më 18.10.2007, në vlerën totale pas rikonstruksionit 175 416 euro.

9) Bashkëshorti pronar me 100% i një garazhi me sip. 32.5 m2 në Tiranë, blerë më 18.10.2007, në vlerën 11 375 euro.

10) Bashkëshorti pronar me 100% i një garazhi me sip. 19.8 m2 në Tiranë, blerë më 18.10.2007, në vlerën 6 930 euro.

11) Bashkëshorti pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 109 m2 në Shkodër.

12) Bashkëshorti pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 141.3 m2 në Tiranë, blerë më 29.01.2013, në vlerën 50 000 euro.

13) Bashkëshorti pronar me 100% i dy dyqaneve me sip. 76.8 m2 në Lezhë, e trashëguar, në vlerën 6 407 654 lekë.

14) Bashkëshorti pronar me 100% i tre ap. banimi me sip. totale 333.5 m2 në Lezhë, e trashëguar, në vlerën 20 868 679 lekë.

15) Bashkëshorti pronar me 100% i një dyqani me sip. 28.82 m2 në Lezhë, e trashëguar, në vlerën 2 420 088 lekë.

16) Bashkëshorti bashkëpronar me 50% i një bodrumi me sip. 509.2 m2 në Lezhë, e trashëguar, në vlerën 26 552 550 lekë.

17) Bashkëshorti bashkëpronar me 50% i tre ap. banimi me sip. totale 362.5 m2 në Lezhë, e trashëguar, në vlerën 22 173 912 lekë.

18) Bashkëshorti pronar me 100% i ap. banimi me sip. 223 m2, në Durrës, në vlerën 178 400 euro.

19) Bashkëshorti pronar me 100% i ap. banimi me sip. 48.11 m2 plus qilar dhe vend parkimi në garazh, në Francë, në vlerën 295 000 euro.

20) Bashkëshorti bashkëpronar me 33% i dyqane dhe ap. banimi me sip. totale 804.7 m2 në Lezhë në vlerën 52 612 850 lekë.

21) Bashkëshorti bashkëpronar me 8.33% i një trualli me sip. 872.5 m2 në Lezhë, trashëguar nga familja.

22) Bashkëshorti bashkëpronar me 8.33% i një trualli me sip. 3 541.5 m2 në Lezhë, trashëguar nga familja.

23) Bashkëshorti bashkëpronar me 8.33% i një trualli me sip. 129 m2 në Lezhë, trashëguar nga familja.

24) Bashkëshorti bashkëpronar me 8.33% i një trualli me sip. 159 m2 në Lezhë, trashëguar nga familja.

25) Bashkëshorti bashkëpronar me 8.33% i një trualli me sip. 1 500 m2 në Lezhë, trashëguar nga familja.

26) Bashkëshorti bashkëpronar me 8.33% i një dyqani me sip. 395 m2 në Lezhë, trashëguar nga familja.(Shqiptarja.com)

36 komente në “Pasanikët e Parlamentit: Troje, biznese, vila, llogari milionere. Ja deputeti me 56 shtëpi”

    1. J says:

      Këto shifra janë prova që dinë të gjithë; shkohet në parlamen për të vjedhur pa u kapur, pa përjashtim.

    2. Realisti me qylaf says:

      I bie qe bosi I tyne a ma I pasun.

  1. Ditjona Lemaj says:

    Llogjika ekonomike ta kerkon qe pronat e lluksit te tatohen shumfish ne krahasime me benesat normale. Ky duhet te ishte ligji i pare ne parlamentin e ri

  2. VforVendetta says:

    Po pse mer Gazetare leshi ca doni me tregu vetem kta tre deputete ka parlamenti??

  3. Ora e Plehrave says:

    Kanceri i Shqiperise.Shqiptaret nuk e duan DHIEROKRACINE e Sali Serbit&Elez Biberit,as nuk duan DHIEROKRACINE e Edi Pordhes&Ilir Hajdut Presidentit.Ne Komunizem mbanim 20 Babusher ne Bllok,sot Mbajme 150 kurva ne Parlament qe kane zaptuar si kancer gjithe vendin.

  4. Popolo di merda says:

    Shqiptaret i madh e i vogel hajdute ordinere.

  5. alphade says:

    Keta hsjna duhen varur te kali i Skenderbeut qe t’i shohin te gjithe
    shqiptaret me cfare monstrash kane te bejne . Keta jane kriminelet
    me te medhenj te Shqiperise.
    Po jap thjeshte nje shembull: pensionistet shqiptar mezatarisht marrin
    ne muaj 86 euro. Dhe delutetet shqiptar mbi 2.4 milion leke ne muaj.
    Sa larg jane dy ekstremet plus pasurite marramendese qe kane vene
    gjyqtaret e politikanet e korruptuar deri ne palce.
    Dhe tallja e kesaj kerrmes Hafizi qendron ne ate qe thote bashkeshorti
    .i saj ose me sakte bashkehajni i saj se i ka te trasheguara kete pasuri !
    Te gjithe kemi patur trashgimi po nuk kemi marre asnje kacidhe sepse
    ne jemi popull, ndersa pushtetaret , pasi moren fillimisht pushtetin dhe
    nepermjet tij plackiten gjithe Shqiperine..Mallkuar qofshi brez pas brezi.!!!
    Babezitje e pa pare dhe e pa degjuar …….!!!!!

  6. fori says:

    Pervecse origjines se pasurise te pakten ju gazetaret merruni edhe pak me investigim dhe jo kopje direkt nga ILDKPI, na thoni te pakten sa taksa paguajne keta zorreshqyerit per keto pasuri.

    1. xhevit says:

      @ Fori, c’fare gazetaresh mor zoteri, ti quan keta gazetare….!!!!. Mjafton t’ju hedhesh ndonje kocke, dhe jane gati te “vrasin” prinderit e tyre, t’i quash KAZANE e kane pak….

      Kush paguan taksa, asnje prej ketyre miliardiereve analfabete, une dhe mijra si une NUK besojme t’ju “hyje gjemb ne kembe” ketyre qelbesirave, te majte apo te djathte, te gjithe jane te zhytur ne MUT deri ne gryke dhe nuk ka Perendi t’a rregulloje kete pune…..fatkeqesi e madhe per kete vend……….

  7. mmoisiu says:

    Te kontrollohen te gjithe deputetet e LSI me Liken ne krye ,si dhe ato hajdutet e PDIU se vetem me vjedhje jane mare keto 27 vjet !

  8. Shqiptari nga Kosova says:

    Hajde Mimoze hajde, ti e beje edhe gjynafqaren neper studiot televizive..!!! Kur te shikoja me dukej se ti jetonje ne nje apartament dhome e guzhine dhe thonja: pse largohet nga PS-ja Mimoza..? Mos po i hyjne ne hak..? Hajde Mimoze hajde..! Milionere…! Peffffffff demagoge!

  9. shabani says:

    Te gjithe ne site do kete sekuestro dhe vite te gjata burgu per perfaqesuesit e popullit ne parlament atà nuk kane faj kane qene ne sherbim te popullit

  10. Maloku ka blere gazete says:

    Nuk ia vlen qe te lexosh artikullin e plote, sepse vihet ne dyshin e verteta e te dhenave. Paqartesia fillon qe ne titull. Ne te shkruhet, qe nje deputet ka 56 shtepi, por kur lexon dy rrjeshta me poshte del qe na qenkan gjera te tjera. Gazeta-leshi i quan te gjitha shtepi, magazina, bodrume, karburante, toka, etj. Analfabet funksional!
    Me keta gazetaleshes, nuk mund qe te akuzohet as edhe nje person i vetem, sepse te dhenat jane te pasakta. Prandaj nuk denohet dikush qe shkel ligjin, sepse ai ne baze te ligjit e ka shume te lehet qe te hedhe akuzat poshte, duke u bazuar ne gabimet e mbledhjeve te sakta te te dhenave qe tregojne krimin e bere.

  11. ALPINI,
    Habitem me komentuesit,A e dine keto qe po ndertojne kapitalizmin dhe jo komunizmin,Komunistat ndenjen ne pushtet mbi 46 vite dhe me cfare dolen,ndersa keto te pluralizmit per 27 vite sa pasuri te madhe vune,dhe qe eshte ne e keqia se jane pjesa dernuese fshatar qe kane qene pa breke ne byth,kane fjetur ne toke,Sot jane miliarder,Cdo rreth ka patur kadaster,ku pasqyrohej prona e gjithesecilit qytetar,dhe toka e cdo fshatari dhe nuk ka patur nevoje per asnje ligje par ndarjen e tyre,me gjate mendojeni vete se ku ka shkuar prona,

  12. Thanasi qe t'a plasi says:

    Me falni por a mos jemi ne ata qe po i pasurojmë duke i votuar keta njerez?

  13. Koba says:

    Po emrat e Like floririt dhe baxhelles se Tij,Fatke Mediut,Genc Pollos ,Genc Rulit ,Ridvan Bodes,Familjes Berisha,dhe plot zagareve te tjere pse nuk i nxirni????.keta kane shume me teper se te Permendurit ne Artikull!!!!!???

  14. Çudirat Shqipe says:

    Nuk mund te arrije te kuptoje si jane bere keta njerez me miliona me page mujore 2.4 million leke. Me apartament ne Boston 330.000 dollar dhe me 378.000 ne bank gruaja. 56 apartamente, toka pyjore dhe makina nga 70.000 euro.

  15. no says:

    Nxirrni edhe pasurine aktuale te Mimoza Hafizit.
    Keto jane thjeshte deklaratat. Pasurite reale jane me fish me shume e jane te vendosura nen emra te tjere!

  16. Sala says:

    Po sa taksa Kane paguar keta qe Kane bere keto pare???? A i kane deklaruar keto fitime kolosale ? Te hapin dokumentat…

  17. Zzzzzz says:

    DASHI HAVASE ME KATER KLASE SHKOLLE NE COLE TE VLORES ISH SKAFIST DHE MANAXHER REFUGJATESH ME SHKOLLE TE LARTE FALLCO PA MBARUAR TE MESMEN DHE ME PRONA TE VJEDHURA….KY ESHRTE NJERIU I ERI I DEMOKRACISER SE DHIER SHQIPTARE ..!!!!!!!!!!!!!!!

  18. BARDHYL MYFTIU says:

    PO TE EKSPOZOHEN EDHE PE ASURITE E DEPUTETEVE TE TJERE E SIGURISHTE GJYKATESIT E R BEJLERVE TE RINJETYREKESHQIPRIA QENKA BLERE TINJEE RMEJLERVE KOHE DHE NE NUK DO JETE E LARGET DITA KUR DO BEHEMI SKLLEVRIT E KETYRE.PO KUSHE MUNDE TE VIJE TE INVESTOJ KETU KUR GJITHCKA ESHTE SHITUR.NJE NGA ARSYET E LUFTES SE POPULLIT SHQIPTARE PER LIRI ISHTE SE BEJLERT E AGALLARET PO RJEPNIN POPULLIN.PO KETA BEJLERET E SOTEM KANE 10 A. 20 HER ME SHUME PASURI SE ATA T PARA LUFTES NCL.KETU NE MOS SOT APO NESER I GJITHE PE OPULLI SHQIPTAR QENKA ME KEQ SE POPULLI I NORIEGES QE NA PERMEND SALI VICIDOL.MJERE F KU PO RRITEN,POR DO TE DIJNE TE VEPROJNE KUNDER KETYRE BEJLERVE TE RINJEGAZETAR LESHI SI LEUBONJA ETJ ME KETE PROBLEM DUHET I BINE KEMBANAVE\
    BARDI

  19. F. K says:

    Ja dhe camerit gjoja viktimat e grekerve, me pasuri dhe prona te patundshme .Hajduter keni qene dhe jeni mor pushta te pabese

  20. Ditjona Lemaj says:

    Ne kendeveshtrimin e paster kapitalist kapitali i lluksit quhet i demshem per ekonomine, pasi nuk sjell te ardhura mbi vetveten.

  21. Albania si Zvicra says:

    Dhe ne themi Shqiperia do ishte bere nje Zvicer e vogel, ore ne qenkemi Monte Carlo e kaluar, po keta Derrat e qenit, milioner te pashkolluar te pakten te qarkullonin lekun ketu ne Shqiperi dhe jo vjedhin ketu dhe harxhojne jashte vendit… Pastaj pasuria e familjes se bashkeshortes ore te tere kollovar [email protected] dolen keta….hahahahahha

  22. Shoku shpati says:

    Po’ ai 1 milion dollarshi
    Apo s’ quhet?
    Me sa shohim nga ky shkrimi
    Keta te ps Jane fukarenj.
    Dhe gazetaret lodhe Duke mbrojte fukarenjt per meshire Jo se i paguajne.

  23. Bushi says:

    Bobo ç’behet keshtu! Ku dhe si i kane ven gjithe keto pasuri? Patjeter me te vjedhur.As Amerikanet, nuk jane kaq te pasur.Donald Lu (ambas.i SHBA-s) e ka thene me te drejte,se mbajne ore dore,me te shtrenjet se makina ime. Si do e rimkembi shqiperine e varfer keta bosa? I pasuri nuk pyet per te varferin.Mjere shqiperia per deputetet qe ka.

  24. mirel says:

    Mban populli shqipkar ne kurriz sa te kete.
    Populli vdes po voten e hedh.
    Shpirtin tja marrin, prape ne miting do veje.
    Popull leshi.
    E vune para ca langaraqe dhe dallkauke. Mbytu o popull me mire, kot rron

  25. shyqyrliu says:

    shyqyr qe sjam atje te vdes nga marazi……se qe te gjithe ne pension pershesh me kos do hane

  26. .......!!!!!? says:

    Ja camet patriot qe luftojne per te drejtat e camerve dhe camerise ! A ju qifte zoti faren juve ,qe sju rruhet fare per te drejtat e cameve sepse demshperblimin tuaj e keni marre ,,deputet bajgash !!

  27. Poku says:

    Po si ka mundesi qe nje emigrant shqipetar qe e ka rrogen 2000e ne muaj dhe bashkeshortia 1200e nuk kane bere kaq pasuri ne shqiperi edhe pse kane 27 vjete qe punojne dhe e shumta kane blere ose nje dyqan ose nje shpi ndersa keta deputet me rroge me pak kane bere gjithe kete pasuri.verifikimi i pasurise te filloj qe nga 90 e ketej dhe aty do dalin te gjitha te palarat e ketyre zoterinjeve.po te behet vertet verifikimi i pasurise te fillojne qe nga ndryshimi i sistemit qe ne ate kohe pothuajse ishin te gjithe te barabarte.

  28. fieraku NGA ferrasi says:

    Kos nga qumeshti pluhur.
    Makaronat si copa druri
    Ilace te skadume
    Po’ Shyqyrli MOS i ki zili
    Se edhe ATA Kane taksiratin e vet
    Keto bythjashtat silikon do i shetisin
    Po’ ndonje appartamento do jua japin
    Po’ edhe mielli nuk eshte i lire.
    Halle Halle kjo dynjaja
    Kush ja ka PA hajrin Harramit.

  29. Dike Mullai says:

    Lum si Ne, Lum si Ti – Shqiperi si u Katandise Ti !

  30. Selina says:

    O zotiimadh te gjith a partit ps granoz ruci e kuc parti lsi PD te gjitheee deputed Dian te behennnn deputed paguajn nje shum tek kryetarii partis te behen deputed me. Biliardaaa tevjedhura dhe putanaaaatnemakin edhe megrua ne shtepi genc pollo genc ruliii obobo. Hajdutttt kryesorrr tegjithhhh pa perjashtimmmmmm vjedhjeeee kolosaleee ..populli ha mut se pse kete kan vrarrrr te medhenj e te vegjelit e deputed kryemi st ministerkryetar bashkije te gjithhh prokuror ,I avokatet miqte e kushetojkrushk te e gramoxes avokati vishaj hajduti I vloressss. Ne Pune te mire nevloreee. Erdhi ne Tiraneube krye avokatet has po tani eshtkrymafialekeshhh nuusja nje mjeke qe esht berryl ne zanatin esajjjme messime. SkandalNamiiii shqiperijaaaa nuk ngre Koke kurrr ngahajdute i madh vogellll. Ju lumturi palla pallosherrrr beje idetyren espiunazhit Elijah kurven shqiperi e Varner jo une te ken 24ore qetebjerinesy e varferrr qe tevjedhinnn meshumm. Tuuu japiiii. Bots lekaaaaa o muterrr deputetttt ZOti rende ne kokeeee ju. Edhe. Familjes tuajjj o te. Degjeneruarrrr derogatory u shigella ne dy I je enjeshin edhe bankatpasuriti vodhi aiii Fullanojaaaa my ju qe I shpetuat kohen te gjith partittttdeputet hajduteriii mecizmemebiliardaaa lekesh pasurit. Kush u fall. Morse viniere dhembesh e brekesh me Er kak

  31. Selina says:

    Komenti n ti. Pse nuk oston o bile pse morfriknga granoz ruci. Mikukrushku. Igramoxesavokatisaimirvishajnusjaendritine mesimeptu hajdutetngavlora ne Tirana erdhen e Jan berbiliarder po deputed polo tani shehu genc ruli …gjith deputed e cdopartije bilioner fatmirkromineli hajduterrrr lidhur me kongtess menet e amerikesvetem leket Jan ne Enron e fuqivete melartshem dhedeputeteve nuk ju hymn gje by nekemb nje pellemb njeriangjeli kanatjere zhulsivodhii pariii ne shqiperi po my seesht vetem Jan tegjithhhderike prokuroretministratkryetaret. E bashkive deputetttttcdo Lon has inee partied.

  32. Lili says:

    Kur nuk ke shtet,ke keso njereze ne Parlament
    Deri kur populli shqiptar do te duroje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje