Spaho, replikë me Mesila Dodën: Shqetësimi im fakti se s’keni në Kuvend as kryetarin, as nënkryetarët e as Sekretaren e Përgjithshme

16 Gusht 2017, 20:53Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka vazhduar ‘sagen’ e replikave me ish-deputeten e PDIU, Mesila Doda për pjesëmarrjet e detyrueshme në zgjedhje.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se shqetësimi i tij është se partia që ka marrë 75 mijë vota nuk fut në Kuvend as Kryetarin, as Nënkryetarët dhe as Sekretaren e Përgjithshme.

“Faleminderit Mesila per pergjigjen. Nga debati nuk ka vecse mire, mjafton ta bejme me kulture.

Vetem per te saktesuar dy gjera: se pari ishit ju qe komentuat mendimin tim dhe jo e kunderta; se dyti shqetesimi im ka te beje edhe me faktin qe partia qe merr 75 mije vota nuk fut ne Kuvend as Kryetarin, as Nenkryetaret dhe as Sekretaren e Pergjitheshme… ky eshte nje problem qe do vemendje.

Edhe nje here faleminderit per komentet”, shkruan Spaho

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje