Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka kërkuar skanimin e krerëve të drejtësisë që do të kalojnë të parët në sitën e vettingut.
Ata i kanë dërguar një kërkesë Prokurorisë, në të cilën kërkojnë të verifikohet nëse, në formularët e dekriminalizimit të dërguar prej krerëve të drejtësisë, a kanë ndonjë proces hetimor të hapur apo është duke u kryer ndonjë procedim penal ndaj tyre.
Një verifikim standard ky në kuadër të procesit të vettingut, për të garantuar pastërtinë e figuarve të tyre.
Dosjet më pas do t’i dërgohen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, të cilët do të zhvillojnë procesin të asistuar ngushtësisht nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.
Ndërkohë të njëjtën gjë ka nisur prej pak ditësh edhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive i cili në bashkëpunim me Zyrën e Hipotekave po hetojnë për të zbuluar nëse gjyqtarët apo prokurorët kanë pasuri të paluajtshme të padeklaruar.
Procedura do të kërkojë kohë, por besohet se informacionet e duhura do të jenë gati deri në fund të vitit, kur edhe godina e punës së institucioneve të vettingut të ketë mbaruar restaurimin
Procesi i vettingut do të fillojë në shtator ku të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët do të kalojnë në filtrat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, të asistuar ngushtësisht nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.
Shikoni mire edhe keta gjyqetaret e Fierit,se jane me te korruptuarit ne shqiperi.
Le te aplikohet dhe shperblimi p.sh. 10-15 % ose me teper ,kush jep informacjon per pasuri ose depozita te pa deklaruara !
Zgjidhet me shpejt vleresimi i korupsjonit dhe personat te shperblehen ,ne fund te fundit eshte nje pasuri qe e kane vene pa djerse dhe duke grabitur hallexhinjte ,me kete rast u kthehet atyre nje pjese e saj qe kane qene te detyruar te paguajne !
Dihet që gjyqtarët dhe prokurorët do të betohen pavarësisht së kush e ka sitën në dorë … po këta politikan të qelbur, hajdut dhe të korruptuar kush do t’i vetoj.