Tajfuni Hato, që ka goditur së fundmi ishujt Macau dhe Hong Kong-un në Kinë, ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur, si edhe dëme të mëdha materiale.
Shërbimet e trenave janë anuluar, ndërsa anijet e peshkimit kanë qenë të detyruara të kthehen në port, ndërsa në Makau, tajfuni ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Pamjet dramatike të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se si stuhia e fuqishme ka shembur ndërtesa, si edhe ka marrë me vete pemë, duke thyer edhe xhamat e qiellgërvishtëseve.