Vetting-u në Policinë e Shtetit, Noka: I pavlefshëm, ja bën dikujt të pamundur marrjen e posteve të larta

16 Shtator 2017, 15:53Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka reaguar lidhur me urdhërin e Fatmir Xhafajt për nisjen e procesit të Vettingut në Policinë e Shtetit.

Sipas deputetit demokrat ky proces është i pavlefshëm pasi  sipas tij e keqja u lind dhe u rrit në polici me investimin e kryeministrit Edi Rama.

Noka e cilëson këtë iniciativë si “show” dhe thotë se nëse implementohet atëherë do t’ja bëjë të pamundur dikujt që të marrë poste të larta publike.

Deklarata e plotë

Show i radhes i Rames e Xhafes eshte vetingu ne radhet e policise.. Vetingun ne fakt e ka shkelur dhe perdhosur i pari Edi Rama qe e beri Fatmir Xhafen minister te rendit. Rasti klasik se si vettingu perjashton dike ose ia ben te pamundur marrjen e nje posti te larte publik, eshte vet Rama si urdheruesi i kanabizimit dhe orjentues i kriminalizimit Policise Pas tij edhe Xhafa s’ mund te behej minister i Brendshem si nje ish hetues i komunizmit dhe me lidhje kriminale familjare ne demokraci.

Sa i perket policise, vettingu perseri eshte i pavlere nese nuk fillon nga e gjithe kupola e policise me Hakiun ne krye duke filluar nga drejtoret, shefat e komisariateve e shefave e krimit e deri tek inspektore e zonave te kanabisit pasi keta jane perfitues te kanabizimit dhe trafikimit masiv . Nese nuk largohet dhe nuk cohet para ligjit kupola e policise, te tjerat pastaj jane shfaqje teatrale per konsumin e dites.Nuk lahen duart nga droga dhe krimi me largimin e Saje Qorrit. E keqja u lind e u rrit ne polici me investimin e Rames.​

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje