Gati për Lotarinë Amerikane? Vjen njoftimi i rëndësishëm: Ja se kur duhet të aplikoni dhe çfarë duhet të keni kujdes

21 Shtator 2017, 14:52Sociale TEMA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të aplikuar për lotarinë Amerikanë.

Në njoftimin e saj në faqen e ‘Facebook’-ut thuhet se aplikimet për programin e Lotarisë Amerikane 2019 do të nisin më 3 tetor të këtij viti.

Mes të tjerash ajo këshillon qytetarët shqiptarë që të aplikojnë vetëm një herë.

“Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017. Këshilla ime kryesore për t’u përzgjedhur: aplikoni herët, por ama vetëm një herë! Tani, kush ka pyetje?”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje