Po çmendem, jam 28 vjeç dhe mami më pyet çdo ditë se pse nuk po fejohem, më keq akoma pse nuk po martohem.
Mundohem të anashkaloj ato shikimet e saj prej të nervozuare.
Pale kur ulem pranë saj për të pirë kafen e mëngjesit e fillon të më tregojë: Eh sa kërkesa kam pasur në moshën tënde moj vajzë, isha e bukur, e pastër, vishesha thjesht por shndërrinte rroba, kaloja e të gjithë më shihnin e më buzëqeshnin.
“ Kam pasur shumë raste por unë pranova babin tënd sepse ishte më simpatiku, më punë të mirë, me familje të mirë..Ehhh… unë kam qenë yll kurse ti je yll si unë, ke mundësi më shumë se unë të vishesh të dalësh, dhe nuk po më prezanton asnjë..çfarë problemi ke?
Do që të flasin njerëzit e të thonë: Ja i mbeti vajza beqare? Vetëm ty të kam… gjej një burrë moj bijë se kështu e ka dhënë zoti, unë nuk do jem gjithë jetën me ty.. duhet të krijosh familjen tënde.
Sa herë më pyet i them se nuk kam gjetur njeriun e duhur..por përgjigjen e mamit e keni parasysh vetë…
Më pas më vijnë disa mendime, them se ajo ka të drejtë por unë nuk kam rënë në dashuri, ende nuk kam njohur dikë që të më plotësojë shpirtërisht. Kam njohur disa por jam ndarë sepse kam kuptuar se nuk i dua. Dua një njeri të më japë siguri, të ketë një punë, një familje të mirë, një shtëpi ku të fus kokën..por edhe të jetë simpatik.
Nuk dua të martohem e më pas të dështoj, e të ndahem, edhe pse asnjëherë nuk i dihet. Mendoj se kohët janë vështirësuar pretendimet janë rritur dhe ndoshta më pëlqen dhe pak pavarësia…në këto mendime dëgjoj një zë që flet gjithë kohën..është mami me moralin e saj..dhe unë që i them: Po mami do e gjej shumë shpejt, e ajo më pas më puth gjithë dashuri.
Nuk mundohem ti shpjegoj mamit se sot kohët kanë ndryshuar se e di që do më kundërshtojë por e di se realiteti është i tillë.
Tani jam fiksuar edhe më shumë dhe po …e them që dua të gjej një burrë e të martohem, jo vetëm për vetë, por që të gëzoj dhe mamin. Hall më të madh nuk ka apo jo… Histori personale, Tiranapost.al E.B
Traditat e shoqerise/ familjes Shqiptare …
Sigurishte qe nenat Shqiptare mendojn gjithmon per mire ,
nqs do ti referohemi temes ne fjale .Por sot bota ka ndryshuar ,
s’eshte me ajo dikur e jane shume faktore ,kushte,qe nganjiher e bejne jo aq te lehte ,
per femren ,te gjej ate qe do ,njeriun e jetes .
(si ka then ajo “Stari Forumeve” dikur ? )
; Te tjer duam,te tjer na duan,te tjer marrim !
Pra sor ,me shume se kur ,jetojme nji Bote zhgenjyese ,e te pasigurt .
E femra shpesh her ,e ndodhur nen presion, apo mjergullen e deshires nuk merr vendimin e duhur
ose ben zgjedhjen e gabuar .
e do te pasur[edhe pse pare te pista],merr sunit…..
e do te ”fort”,[edhe pse fshihet cepave]merr sunit…..
e do te paster[edhe pse me pare,corapet,breket,bluzen ”la coste” e ndrron vec njehere…],merr sunit.
e do te ”beses”[me 3 te dashura],merr sunit…..
e do burre me ”tope”[edhe pse me shume kujdeset per sumen],merr sunit…
e do edhe per mamin,motren,kusheriren apo shoqen e ngushte,merr sunit………..
Traditat e shoqerise/ familjes Shqiptare …
Sigurishte qe nenat Shqiptare mendojn gjithmon per mire ,
nqs do ti referohemi temes ne fjale .Por sot bota ka ndryshuar ,
s’eshte me ajo dikur e jane shume faktore ,kushte,qe nganjiher e bejne jo aq te lehte ,
per femren ,te gjej ate qe do ,njeriun e jetes .
(si ka then ajo “Stari Forumeve” dikur ? )
; Te tjer duam,te tjer na duan,te tjer marrim !
Pra sot ,me shume se kur ,jetojme nji Bote zhgenjyese ,e te pasigurt .
E femra shpesh her ,e ndodhur nen presion, apo mjergullen e deshires nuk merr vendimin e duhur
ose ben zgjedhjen e gabuar .
Ne fakt nuk ka formule per nje martese te suksesshme Edhe nqs martohesh me dike qe e do shume, nuk ka garanci qe me kalimin e viteve mos deshtoje apo perfundoje ne divorc. Martesat ne vetvete eshte nje marreveshje mes dy personave ku prioritet normal eshte dashuria, por nuk mjafton…
…”nuk mjafton dashuria” !
Perse akuzojme ne ate ndjenj ?
Perse eshte per ne shqipot ,kaq e veshtire ta kuptojme kte ndjenj ,
perse e kemi kaq te veshtir ne…te jemi te lumtur ?!
Perse takohemi ne shqipot ,ne diten me vrejtura te vitit ,
e trishtimi na rremben shpirtrat ,
perse jemi kaq te brisht,kaq dyshues perball asaj ndjenje ,
perse fati na duket iluzion e ajo ndjenje thjeshte nji Perse e pafund …Perse ‘~’..
Po nuk e shijove jeten i ri kur pret ta besh o njeri? Ajo moshe eshte per qejf, per te njohur njerez, per te udhetuar, tek e fundit ahstu njihet jeta dhe vetja. Aaaa po harrova ne jemi fansa te easy life …. dua shtepi e katandi pa punuar nje dite + cunin e pasur simpatik. Pakete all inclusive ca t’i besh. Sic jane hotelet dhe telenovelat turke ? Mami ben mire t’i kerkoje vajzes qe te behet e zonja e vetes se ne jete pervec mendjes dhe shpatullave te tua nuk te mban/ prekrah njeri tjeter.
Sa me shume qe ajo te presi aq me keq eshte se meshkujt shqiptare nuk i duan vajzat mbi 30 vjec. Kur nuk punojne meshkujt si mund te presesh te punoje gruaja? Ti ke per vete mentalitet turkoshakesh.
Prindi i sotem mesatar shqiptar deshiron qe vajza deri ne moshen 24 vjecare te kryeje shkolle, te filloje pune dhe te mos kete te dashur (te mos dale me djem). Ne moshen 25 vjecare do qe cupa t’i fejohet e 26 a 27 vjec ta kete bere femijen e pare. Se ku duhet t’i bejne vajzat punet me buton, s’e di.
Nuk eshte vetem tradita por eshte edhe meraku i nje nene qe deshiron ta shohen vajzene saj mire e me mire .E ne konceptin e nenave shqiptare e mira e cdo vajze eshte te krijoje nje familje per te qene me dinjitoze , me e sigurt , pastaj familja eshte sreha dhe cerdhja ku ajo do ta krijove vete e do te gjeje gjithe sa ofron bota njerezore .Po do provoje dashurine , respektin , mirenjohjen po do ndihet bashkeshorte dhe nene .Po do provoje emocione qe eshte privilegj vetem i nenave ti provojne . E ka plot e plot gjera te burura qe do te beje se bashku me bashkeshortin e femijet por edhe me miq e shoke te perbashket . Ky eshte meraku i nenes e asgje me shume . Pastaj si te behen bashke gjithe keto qe do nena e gjithe sa do vajza ky eshte realiteti sot .Harmonia e te dyjave eshte perfetkja. Fat te mbere vajze po ke haruar te thuash se duhet inevtim ne inteligjence per te bere zgejdhjen e duhur.Djem te mire ka plot .
na moj Cupe:THUAJ MAMIT TUAJ SE NE “KOHEN E SAJ” Djemte Bridhnin Rrugeve , duke u Vershellyer Vajzave, se nuk kishin me se merreshin..nuk kishte asgje…vetem ca Mbremje Vallezimi neper Shkolla ose UT……dhe Vetem “Leksjone Politike” per Partin…
Thuaj Mamit se Djemte e Shqiperise kane Marre Rruget e Botes, qe te “DIPLOMOHEN” me Diplomen e Famshme “REFUGJATE”…Kuptove??Hajt dhe pace Fate..HE NJE GJE…Refugjatet..edhe pse Refugjate PREFEROJNE VAJZAT oRIGJINALE:::dhe jo Moderrne…qe Lyhen dhe Llangosen me Puder dhe Kremra..le pastaj ..ate tjeteren…edhe “Zogun” duhet ta kene te Virgjire..dhe jo te Q…….r…..me Lapanjoza…..se po qe te Q…ra kane sa te duash ne Rruget e Europes..lol
Kerkesat tipike Shqiptare te nje goce sic i ka shkrujt kjo zonjusha: Dua nje njeri te me jape siguri, pune, familje te mire, Simpatik dhe Shtepi. Po ku ka cun qe ne moshen 30 vjecare te kete shtepi ne kete shekull. Pse me gure behen shtepite sot si ne fshat nje here e nje kohe? Duhe te gjej nje cun qe ka shkolle e kulture dhe me te luftosh qe te arrish te gjitha te tjerat. Jo te dredhesh zinxhirin dhe te presesh princin. Edhe po e gjete me keto kritere nuk duhet te ndjehesh mire qe i gjete te gjitha gati dhe ai mund ti zej ne goje me vone normalisht. Me mendjen qe paske e shkreta mami qe te ka….
Do BURRRRR, te Bukur, Simpatik, të Shkolluar, me Punë, Shtëpi e Pasuri. Po vet cila jë???? Sa i plotëson këto kushte….. Përse dikush ‘perfekt’ duhet të martoj 1si ty…. para se të kërkosh PERFEKSIONIN te dikush, njih më parë vetveten, jeta është Sakrificë, asnjëher smblidhen të gjitha bashkë. Njih e Vlerso Vetveten dhe Sakrifiko që të kesh Rezultate në çdo fush të jetës.
Nje dite, nga fundi i veteve 90 erdhi ime më te me takonte ne Tirane ne vendin e punes. Edhe une qe isha ke te 25-at isha bere problem qe s kisha prezantuar asnje pretendent.
Paske gjithe keta shoke ketu, lidhu me ndonjerin- me tha.
E terhoqa neper zyra dhe neper salla e i bera raportin:
E sheh kete? Ky eshte shefi, i martuar dhe ka dashnore. Ky tjetri eshte i fejuar dhe ka daahnore. Shefi tjeter, i martuar me dashnore. Ai atje ka te dashur zyrtare po ka dhe nje klandestine. Drejtori i madh mburret se ka dhjete dashnore.
Mamaja shtangu, por nuk me bombardoi me kurre me pyetje per te gjetur burre.