Në komisionin e Sigurisë, deputeti i PD Flamur Noka ka deklaruar se kemi një polici të inkriminuar.
“Në polici janë rikthyer zyrtare që u përjashtuan si të inkriminuar nga SHBA-të. Sot policia nuk ka besimin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka.
Më tej ai hodhi akuza mbi drejtuesit e policisë, duke thënë se janë të përfshirë në kultivimin e drogës.
“Të gjithë e dinë se kupola e policisë ka qenë e përfshirë në kultivimin e drogës. Këtë e thonë edhe raportet e ndërkombëtarëve, u shpreh Noka.
“Vettingun që doni ta nisni në polici niseni nga ministri i Brendshëm dhe kryeministri”, iu drejtua Flamur Noka mazhorancës.
Nga ana e saj kryetarja e komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj tha se nuk mund të flitet pa fakte. “Duhet të ballafaqohemi me të dhëna konkrete”, iu drejtua Felaj Flamur Nokës.
vetingu te filloje nga flamuri,si agjent i zbulimeve te huaja.